Roberto ‘Loli’ Linguanotto, pastiçeri italian i njohur për shpikjen e ëmbëlsirës popullore Tiramisù ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare.
I konsideruar si “babai i tiramisù”, Linguanotto krijoi klasikun e ëmbëlsirës në fillim të viteve 1970 ndërsa punonte në Alle Beccherie, një restorant në Treviso në Italinë veriore.
Historia thotë se Linguanotto e përsosi recetën së bashku me Alba Di Pillo, e cila së bashku me bashkëshortin e saj Ado Campeol drejtonin restorantin Beccherie.