Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha në një takim informal me gazetarët e terrenit ka shpalosur tre objektivat e tij si drejtues dhe risin e dhënies së posteve drejtuese të zonjushave dhe zonjave në polici.
Hoxha tha se mbyllja e proçesit të gradave për më shumë se një dekade ishte diçka e padrejtë dhe ka dëmtuat një brez të tërë në polici.
Objektivat e Hoxhës:
Smart City.
Ndryshimi gjenrateve në polici nëpërmjet konkursit sipas ligjit të ri.
Kompania Identitek dhe krijimi identitit digjital për shqiptarët.
“Ministri Ervin Hoxha ka shpalosur 3 objektivat e tij në drejtimin e Ministrisë së Brendshme, duke futur edhe një objektiv të 4, për shkak të vitit elektoral. Ai ka nisur me atë që konsiderohet ligji i ri për Policinë e Shtetit, cili do jetë drejtuesi i Policisë së Shtetit që do zëvendësojë z.Rrumbullaku, por edhe 12 drejtuesit e qarqeve.
Z.Hoxha është shprehur se sot hapet zyrtarisht gara, ftoj secilin prej efektivëve të policisë që plotëson kushtet të garojë. Do vendoset për herë të parë si kusht në aplikim edhe komunikimi me publikun, do jetë një nga pikat ku do të testohen aftësitë e drejtuesve.
Ai u ndal edhe te projekti Smart City i nisur nga ish-ministri Balla, që do të bëjë që Shqipëria të jetë nën vëzhgim dixhital, jo vetëm për kamerat e sigurisë, identifikimit të targave por edhe shumë elementë të tjerë që lidhen me teknologjinë e informacionit dhe inteligjencën artificiale. Është ndalur edhe te IdentiTek, te kompania që prodhon ID-të. Çdo qytetar do ketë në celularin e tij pasaportën ose ID-në dixhitale, kur shkon për të marrë shërbime. Z.Hoxha është shprehur se për herë të parë ka vendosur në objektivat e tij edhe dhënien e mundësisë për efektivet vajza, që të garojnë dhe të marrin poste drejtuese. Sipas z.Hoxha mbyllja e procesit të ndërrimit të gjeneratave, ka sjellë një pasojë që një brezi të tërë i është hequr mundësia për të garuar. U ndal edhe te ngjarja e vrasjes së Egli Progës, duke thënë se nuk ka pasur një tentativë për fshehje të ngjarjes, por një mungesë transmetimi në mënyrë korrekte të ngjarjes dhe sipas tij përgjegjësia ka qenë e Policisë së Korçës”.
Përfliten disa emra, mes tyre është edhe drejtuesi aktual i qarkut Elbasan Ilir Proda, që e ka procesin e Vetingut të kaluar, drejtuesi i qarkut Gjirokastër Ardian Çipa, drejtuesi aktual i qarkut Durrës z.Skënder Hita. Por sipas z.Hoxha asnjë prej emrave s’është as i preferuar, as i përjashtuar, dhe cilido që plotëson kushtet s’do ketë ndikimin e ministrit, por zgjedhjen do ta bëjë Komisioni i Emërimit”.