Kreu i Grupit Parlamentar të PD z.Gazment Bardhi ka akuzuar kryeministrin Rama se krimi organizuar ka emëruar drejtorin e shkodrës z.Edmond Sulaj.
Ndërkohë weblajm.com mëson se z.Sulaj i cili prej disa muaj është angazhuar në një luftë pa kompromis kundër kanabizimit në kryeqendrën e veriut është emëruar drejtor qarku më 11 tetor 2023.
Zyrtarisht Europol në në deklaratë zyrtare thotë se komunikimet e enkriptuara sky dhe enchro janë goditur në vitin 2021 duke fikur serverat.
E teksa Sula është emëruar në 2023 ajo që mbetet e paqartë duke mos përjashtuar vërtetësinë e komunikimeve të lexuara nga Bardhi është se si ato korespondojnë me periudhën e emërimit!
Emërimi i Sulës është bërë kur në krye të Ministrisë së Brendshme ishte Taulant Balla. Ndërsa në vitin 2021 ky digaster drejtohej nga z.Çuçi dhe Sula sishte drejtor në Shkodër.
Pjesë nga deklarata e Bardhit në Parlament
“E dija që ishe ekspert i inceneratorë, por që të ishe ekspert i mbetjeve të rrezikshme këtë nuk na i kishte marrë mendja. E meqë fole që zotrote ja di mirë punëve të shtetit, Rai të akuzoi që je i lidhur me krimin e organizuar. Unë po të pyes ;
SI ta quajnë drejtorin e policisë së Shkodrës, e di emrin? Ta them unë kush ta ka emëruar.Kodi pin i Sky ECC, DGLXJM: O vëlla ka llafe për atë mikun tënd ministër të Brendshëm. Di gjë ti?Përgjigjet kodi sky 7142D9: Po por kam frikë se nuk e bënNdërhyn prapë kodi DGLXJM: Mua Mondi më duhet një dimër aty vëlla.Në fakt Mondi është drejtori aktual i policisë Shkodër që u emërua një muaj pasi ky miku i ministrit të Brendshëm është përfaqësues i një prej bandave më të rrezikshme në vend u bë ministër i Brendshëm. Dhe vjen ti këtu dhe akuzon opozitën, se të thotë që je i lidhur me krimin e organizuar? Patjetër që do japësh llogari”,tha Bardhi.
I konktaktuar nga weblajm.com Kryepolici Shkodrës tha se për këto akuza të pabaza ai do të bëj kallëzim penal dhe do të ndjek rrugën ligjore.