Jurgis Çyrbja nga kjo e enjte sështë më deputet. Në arsye ai thotë se do kujdeset për veten, ndërsa spak e heton për shpërdorim detyre. Pak ditë më parë ai u pyet afro 5 orë nga BKH.
Ky hetim ndiqet nga prokurori Dritan Prençi, ndërsa vepra penale lidhet me postin e kreut të hipotekës që ka mbajtur Çyrbja deri në 2016 në qytetin e Durrësit.
Në listë pas Çyrbjes është kandidati Erjon Meka që pritet të marr mandatin.
WebLajm.com mëson se Çyrbja letrën e dorëheqjes ja ka dorëzuar kryetares aktuale znj.Elisa Spiropali.
Comments 1