Një operacion i gjerë antidrogë po zhvillohet pranë kompleksit “Kodra e Diellit 2”, ku forcat operacionale kanë ndërmarrë kontrolle në disa banesa.
Ky aksion është rezultat i një hetimi të zgjeruar që ka zgjatur për disa muaj, gjatë të cilit janë zbuluar veprimet e një rrjeti trafikantësh droge që vepronte në këtë zonë. Deri më tani, disa persona janë ndaluar si pjesë e operacionit.
Mësohet se ky grup kriminal kishte lidhje me organizata të huaja dhe vepronte në bashkëpunim me ta. Operacioni është zhvilluar me mbështetjen e organeve shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia.
WebLajm.com mëson se fshatin Qerek, Krujë është zbuluar laboratori i Kokainës dhe qendra operative tek Kodra e Diellit 2 në Tiranë. Burime sqaruan se është kapur një sasi e konsiderueshme droge. Të përfshirë rezultojnë Shqiptarë dhe Latin.
Shtetas shqiptar e rë huaj
- Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë
- Klajdi Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë
- Artion Caushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë
- Endi Sejdini 25 vjeç, banues në Krujë
- Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë
- Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër
- Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës
- Hiwlen Ledezma Narvaez 41 vjeç, shtetas kolumbian2.
- Joze Ramon Zacarias Vasquez 35 vjeç, shtetas venezuelian
- Samuel Alfonso Moreno Serrano 42 vjeç, shtetas venezuelian
Material të papërpunuar prej 48 tonësh (rreth 850 lëkurë gjedhi) ku dyshohet se fshihet lëndë narkotike, të importuara nga Amerika Latine në shtator dhe nëntor 2024;6.1 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë;36,270 euro, 357,046 lekë të reja dhe 57 milionë peso kolumbiane (afërsisht 12, 200 euro);89.5 kg përzierës të ngurtë dhe 50 kg solucion të lëngshëm për përgatitjen e kokainës;Pajisje për ngritjen e laboratorëve, si presa, axheton, epruveta qelqi, preparate kimike, mikrovalë, qese paketimi, dhe llampa nxehtësie;22 telefona celularë, 2 laptopë, 7 karta banke dhe 17 karta SIM;3 automjete të markave të ndryshme dhe dokumente të tjera të rëndësishme.