Dy masa sigurie detyrim paraqitje ndaj gazetarëve ka miratuar gjyqtari Erjon Çela me kërkesë të Spak.
Hetimi i ndjekur nga prokurorër Vladimir Mara dhe Altin Dumani ka bindur gjykatën e posaçme të nxjerr masa sigurie arresti, kontroll banese për grupe kriminale.
Në këtë hetim të iniciar nga zbërthimet e sky encgro janë përfshirë edhe gazetar për të cilët spak ka kërkuar detyrim paraqitje.
Zyrtarisht pritet që spak të bëj edhe njoftim zyrtar ndërsa dyshimet janë për veprën penale të korrupsionit ndaj gazetarëve.
Si pjesë e këtij hetimi janë edhe disa masa arresti, operacioni për ekzekutimin e tyre po ndiqet nga BKH dhe policia e shtetit.
Ndër masat e nxjerra nga Spak, miratuar nga gjykata dhe ekzekutuar është edhe arresti i ish gjyqtares së Elbasanit Pajtime Fetau dhe Zihni Shahu.
WebLajm mëson se zyrtari Policisë pjesë e këtij grupi është i arrestuari më herët Dedan Gjoni.
Njoftimi zyrtar i SPAK
Në kuadër te hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, me kërkesë të Prokurorisë se Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.
Masat e caktuara të sigurisë janë si më poshtë:
Arrest me burg – 18 persona (përfshire ish gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit);
Arrest në shtëpi – 1 avokat;
Detyrim paraqitje në policinë gjyqësore – 2 gazetarë.
Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim.
Me qëllim ruajtjen e integritetit të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme do të publikojë më shumë të dhëna rreth këtij hetimi ditën e nesërme.
Comments 1