Bosi i Teslas dhe Drejtues në Kabinetin Trump i agjencinë DOGE për efiçensë të fondeve të ShBA ka bërë një akuzë të fortë ndaj USAID.
Elon Musk akuzon agjencinë amerikane USAID si organizatë kriminale.
Këtë akuzë ai e ka bërë në rrjetin e tij social x, ndërsa me komentuesit ka hedhur mjaft akuza e pyetje.
Sipas Musk USAID ka abuzuar me fondet e taksa paguesve amerikan
Postimi i MUSK në X
Më tej ai shkruan se një pyetje e mirë është përse USAID është përfshirë në financimim e Heroinës në Afganistan.
Por çfarë është USAID? Operimi në Shqipëri
Agjencia e Shteteve të Bashkura për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) operon në Shqipëri që në vitin 1992. Që nga ajo kohë, USAID ka dhënë mbi 500 milionë dollarë asistencë për të mbështetur Shqipërinë në tranzicionin e saj drejt një demokracie me bazë të gjerë dhe të orientuar nga tregu.
Nën kuadrin e asistencës së huaj të Shteteve të Bashkuara, programi i USAID për zhvillim në Shqipëri rrit përgjegjësi dhe transparencë më të madhe të qeverisë, zvogëlon korrupsionin, rrit konkurrueshmërinë në sektorin privat, përmirëson shërbimin e kujdesit shëndetsor, ndihmon në sigurimin e furnizimin energjetik të sigurt dhe të përballueshëm, si edhe redukton trafikimin e qenieve njerezore. Në janar të vitit 2009, USAID filloi zbatimin e fazës së dytë të Programit të Sfidës së Mijëvjeçarit në Shqipëri duke patur për synim reforma të tjera lidhur me problemet e korrupsionit në administratën publike dhe sistemin gjyqësor.