Mesnata e 3 marsit është afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve politike. Teksa janë regjistruar subjektet politike dhe disa koalicione, WebLajm.com mëson se mazhoranca socialiste nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti.
Shpëtim Idrizi, ish-nënkryetari i Parlamentit dhe kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), ka kërkuar nga kryeministri Edi Rama dy mandate.
Për t’i dhënë votat e elektoratit Partisë Socialiste më 11 maj 2025, Idrizi ka kërkuar që të jetë në listë të sigurt në Tiranë.
Ndërsa për mandatin e dytë, ai ka kërkuar një vend në qarkun e Fierit për Nusret Avdullain.
Kryeministri Rama duket se se ka pranuar këtë kërkes, ndërsa PDIU e njohur si çamët në parlament ka patur edhe 4 deputet më herët.
Pas këtij lajmi opozita ka depozituar në KQZ kërkesën ku pjesë e koalicionit drejtuar nga PD është edhe PDIU. Mbeter për tu parë se sa mandate ka ofruar opozita në listën e sigurt për PDIU e drejtuar nga zoti Idrizi.
Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore është formati me 26 parti që PD do të garojë më 11 maj.
Pjesë e 26 partive është edhe PDIU.
