Lajmi u përhap para se ajo të dilte në tapetin e Met Gala 2025. Rihanna është shtatzënë dhe u shfaq me barkun e rrumbullakosur në event.
Ajo mbërriti me shumë vonesë në Met Gala, si asnjëherë tjetër, duke bërë që thashethemet të shtoheshin. Dhe më në fund mbërriti aty.
E veshur me një kostum të shkurtër Marc Jacobs, një xhaketë të shkurtër smoking dhe fund me vija poshtë barkut, të kompletuar me këpucë Oxford me majë të mprehtë, një kravatë me pika dhe një fustan të madh elegant.
Rihanna dhe partneri A$AP Rocky janë prindër të dy djemve.