Vatikani ka zgjedhur Papën e ri pas vdekjes së Papa Françeskut. Ai është Robert Prevost 69 vjeç, dhe është i pari amerikan që zgjidhet në krye të Vatikanit.
Robert Prevost do të njihet me emrin Papa Leo XIV.
Ai u zgjodh Papë në raundin e katërt të votimeve nga kardinalët, teksa nga oxhaku i Konklavës doli tym i bardhë pasditen e së enjtes, që sinjalizoi se tashmë “kemi një Papë”.