Gjykata e Lartë prishi vendimin e Apelit të Posaçëm për Arben Veliajn, i cili kundërshtoi sekuestrimin e materialeve nga ana e BKH-së, si dhe kontrollet e ushtruara nga agjentët në banesën e tij në dhjetor të vitit 2024.
Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Albana Boksi, Medi Biçi dhe Sokol Binaj, të cilët pas seancës së zhvilluar në dhomë këshillimi, vendosën të rikthejnë çështjen për rigjykim në Apel, te i njëjti trup gjykues.
Pasi shkalla e tretë e gjyqësorit të zbardhë vendimin, në Apelin e Posaçëm, gjyqtari Engert Pëllumbi do të shqyrtojë sërish ankesën e Arben Veliajt, i cili kundërshtoi vendimin e GJKKO-së për sekuestrimin e materialeve në banesën dhe zyrën e tij, si dhe për kontrollet e ushtruara në këto dy ambiente në kohën kur ai ndodhej jashtë vendit.
Në dhjetor të vitit të kaluar, agjentët e BKH-së, me urdhër të SPAK-ut dhe vendim të GJKKO-së, ushtruan kontrolle në banesën dhe zyrën e Arben Veliajt, në kuadër të hetimeve që Prokuroria e Posaçme po kryente për vëllain e tij, Erion Veliaj.

DETAJET E ÇESHTJES
Nr.Çështjes: 61014-00232-00-2025
Tipi i çështjes: Çështje Penale
Dorëzuesi: ARBER VELIAJ, SHOQERIA “GOGEL” SH.P.K
Data e regjistrimit: 10/04/2025
Inicializuar: Rekurs
Titulli i çështjes: SHOQERIA “GOGEL” SH.P.K dhe Të Tjerë
Ardhur prej: Gj. Apelit për Korrupsionin e Krimin e Organizuar
Objekti i padisë/akuzës: Pranimi i apelit. Konstatimi i cenimit te se drejtave te mbrojtjes per t’u njoftuar dhe per te qene te pranishme gjate aktit te kontrollit, si dhe te cenimit te privatesise se korrespodences, gjate ekzekutimit te vendimit nr. 698, dt. 05.12.2024, nga oficeret e BKH-se. Pezullimin e nderhyrjes ne privatesine e korrespondeces elektronike te shoqerise “Gogel” sh.p.k, pa nje vendim autorizues te gjykates, ne rast se autorizimi do te jepet, te tregohen kufijte e lejuar te nderhyrjes dhe te garantohet pandryshueshmeria e te dhenave, duke mbajtur kopje te klonuar te te dhenave elektronike dhe kopje te dokumenteve (blloqeve te shenimit). Kthimin fizik te sendeve te sekuestruara shoqerise “Gogel” sh.p.k.
Baza ligjore: Konventa Europiane per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut dhe Lirive Themelore, neni 6, neni 12 i Protokollit nr. 1; Neni 8; Kurshtetuta e Republikes se Shqiperise nenet 15 paragrafi 1, 17, 31, shkronja”ç”, 36, 42. Kodi i Procedures Penale nenet 202-210; Vendimi Unifikues i Gjykates se Larte; nr. 147, dt. 23.12.2021 (Lapsi.al, Bushati, Shkullaku).
Statusi i çështjes:Mbyllur

