Një zyrtar i lartë i Bashkisë së Tiranës është vënë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të përfshirë në kontrabandën e cigareve. Bëhet fjalë për Eldi Hoxhën, Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë, i cili është një nga emrat që del në dosjen e goditur një ditë më parë si pjesë e 36 anëtarëve të grupit kriminal.

Operacioni i zhvilluar nga SPAK dhe forcat e Policisë së Shtetit çoi në prangosjen e disa personave dhe sekuestrimin e sasisë së konsiderueshme të cigareve të futura në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar. Sipas burimeve hetimore, Eldi Hoxha dyshohet se ka pasur rol logjistik dhe mbështetës në skemën kriminale, duke përdorur funksionin e tij publik kur ishte tek doganat si Drejtorit të Departamentit Operativ-Hetimor. Ai dyshohet se ka ndihmuar në lëvizjen dhe shpërndarjen e ngarkesave të kontrabanduara.
Eldi Hoxha është emëruar në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë nga nënkryetarja Anuela Ristani. Emërimi i tij në një nga postet më të rëndësishme të administratës vendore ka ngritur tashmë pikëpyetje për mekanizmat e kontrollit dhe përzgjedhjes së zyrtarëve me përgjegjësi të lartë.
Si u emërua dikush në hetim nga SPAK?
Si e argumentoi emërimin znj.Ristani të sekretarit i cili më herët ishte larguar nga doganat?
Përse ai nuk është pezulluar tani që SPAK i ka nxjerr masë sigurie?
Cili është klani dhe firma që e bën atë krahun e djathtë të të komanduarës?
A fshihen interesa ekonomike, tenderash, apo lidhje nepotike tek ky sekretar i përgjithshëm dhe të komanduarës?

Nga Bashkia Tiranë nuk ka ende një reagim zyrtar mbi këtë zhvillim, ndërsa hetimet e SPAK pritet të zgjerojnë më tej rrethin e të implikuarve në këtë dosje që po trajtohet me përparësi të veçantë.
CV publike e z.Hoxha sekretarit të bashkisë tiranë
Eldi Hoxha
Mban pozicionin e Drejtorit të Departamentit Operativ-Hetimor prej muajit nëntor 2020. Është
diplomuar për Drejtësi në vitin 2005 pranë Universitetit të Tiranës dhe në vitin 2007 ka marrë
titullin avokat. Përvoja e punës e Z.Hoxha ndër vite përfshim emërime në detyra të ndryshme si,
Drejtor i Marëdhënieve me Publikun pranë Bashkisë Vlorë, përgjegjës i sektorit juridik pranë
Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve dhe
Llogjistikës në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve si dhe Drejtori i Drejtorisë së Prokurimeve
pranë shoqërisë Albetrol sha. Gjithashtu Z.Hoxha ka eksperiencë në fushën e mësimdhënies
duke punuar si as/pedagog pranë Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë, periudhë gjatë së cilës
është angazhuar edhe në shoqërinë civile duke mbajtur pozicionin e Drejtorit juridik të Zyrës për
Mbrojtjen e Qytetarëve (CAO Vlorë).
Z.Hoxha ka një karrierë të gjatë në fushën e administatës publike, shoqërive tregtare, si dhe
mësimdhënies, karrierë gjatë së cilës ka kryer trajnime të ndryshme mbi prokurimet, organizimit
të zgjedhjeve, mbi çështje të organizatave jofitimprurëse etj.
Lexo më shumë