Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dardhë të Korçës. Fshati turistik e piktoreskt për natyrën dhe kalldrëmët e tij po zhduket duke u mbuluar me asfalt.
Është kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo i cili në rrjetin e tij facebook ka reklamuar si një zhvillim zhdukjen e kalldrëmeve dhe shtrimin me asfalt.
Ky investim thotë Filo po bëhet nga Bashkia Korçë dhe Fondi Shqiptarë i Zhvillimiylt.
E teksa ai deklaron se qendra e fshatit po ruhet kalldrëmi kjo foto nxjerr zbuluar skandalin ku mbi rrasat e gurit dhe kalldrëmin makinerit dhe punëtorët po shtrojnë asfalt.

Postimi i Filos
🌟Dardha, një nga perlat e turizmit malor në juglindje, po përfiton një ndërhyrje të rëndësishme në infrastrukturë, për t’iu përgjigjur siç duhet fluksit të vizitorëve dhe nevojave të përditshme të komunitetit.Rruga hyrëse e fshatit po shtrohet me asfalt, ndërsa në qendër po rivendoset kalldrëmi karakteristik që ruan identitetin dhe hijeshinë tradicionale të zonës.Punimet po realizohen nga Bashkia e Korçës në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe përfshijnë:🛣️ 5000 m² asfaltim në rrugën hyrëse🧱 1400 m² kalldrëm në zemër të fshatit.

Ky investim do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin, veçanërisht gjatë dimrit, dhe do ta bëjë Dardhën më të aksesueshme për vizitorët, duke ruajtur vlerat historike dhe kulturore që e bëjnë kaq të veçantë këtë destinacion. 🙏
Nëpërmjet projekteve ke pushtetin lokal Fondi Shqiptarë i Zhvillimit ka shtruar me rrasa guri apo pllaka kalldrëmi qyetet si Saranda, Përmeti apo Belshi. Ndërsa në një vend malor si Dardha e Korçës ku Kalldrëmi është autentik shtrohet me asfalt.
Duke parë këto foto mbetet të reagojë ministria e kulturës apo prokuroria përpara se me Kalldrëm të përfundojë larg qoftë Qafa e Pazarit në Gjirokastër.





Në këtë galeri fotosh është asfalti i derdhur rrugëve të Dardhës, e po ashtu e dy tursit. Në foto zonja tursite me shkopinjtë mbajtës e përgatitur për hecje në kalldrëm por falë Filos tani në Dardhë ka asfalt❗️