Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur Jonaid Myzyrin, një funksionar publik, nën akuzën për shpërdorim detyre dhe favorizim në tendera, në lidhje me një procedurë të dyshimtë për mirëmbajtjen e aksit rrugor Shpal–Rrëshen.
Sipas burimeve, bëhet fjalë për një tender me vlerë 2 miliardë lekë, që dyshohet se është dhënë në mënyrë të parregullt, me shkelje të rënda të ligjit për prokurimet publike. Hetimet kanë zbuluar se gjatë procesit janë konstatuar elementë të favorizimit për një operator të caktuar ekonomik, duke cenuar konkurrencën e ndershme dhe duke shkaktuar dëm të mundshëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit.
Ky hetim është ndjekur nga prokurori i SPAK Elvin Gogaj.