Hetimi Tatimor ka nisur hetimet ndaj 100 subjekteve dhe individëve për të ardhurat që ata kanë përfituar nga rrjetet sociale. Përmes një njoftimi zyrtar Tatimet bënë të ditur se nga verifikimet paraprake dyshohet që këto subjekte dhe individë kanë përfituar rreth 33 milionë euro të padeklaruara nga platformat sociale si Facebook; TikTok; YouTube; Instagram; Google dhe PayPal.

Drejtoria e Hetimit ka nisur hetimin ndaj 100 individëve/subjekteve për të ardhurat e përfituara nga platformat sociale (Facebook; TikTok; YouTube; Instagram; Google; PayPal), ku nga verifikimet paraprake dyshohet për rreth 3️⃣3️⃣ milionë euro të padeklaruara❗️
📢 Administrata Tatimore ka njoftuar më datë 29 mars, përmes rrjeteve sociale, që individët dhe subjektet të përmbushin detyrimet ligjore nëpërmjet vetëdeklarimit në DIVA 2024.
🙏 Ftojmë tatimpaguesit që nuk kanë reaguar ende, të kryejnë sa më shpejt këtë detyrim, për të shmangur penalitete dhe masa të tjera që mund të sjellë një hetim i thelluar.