GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës për zbutjen e masës së sigurisë
Ish-presidenti Metaj sishte i pranishëm në seancë dhe u përfaqësua nga avokati Cakrani, i cili braktisi seancën duke akuzuar gjyqtarin për mungesë paanësie
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar sot kërkesën e ish-presidentit Ilir Meta për zbutjen e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi arrestin me burg.
Seanca u zhvillua paraditen e së martës dhe u drejtua nga gjyqtari i hetimeve paraprake Erjon Çela. Meta nuk u paraqit personalisht, por kishte autorizuar përfaqësimin nga avokati Kujtim Cakrani përmes një deklarate të firmosur.
Në sallë ishte i pranishëm edhe një nga prokurorët e çështjes nga SPAK, Arben Kraja, i cili gjatë seancës kërkoi rrëzimin e kërkesës së mbrojtjes.
Në një zhvillim të papritur, avokati Cakrani braktisi seancën duke deklaruar se “gjyqtari nuk është i pavarur”. Pas këtij momenti, gjyqtari Çela u tërhoq për marrjen e vendimit.
Vendimi u dha më pas: kërkesa e Metës për zbutje të masës së sigurisë u rrëzua, dhe masa e arrestit me burg mbetet në fuqi.