Procesi i rikonfigurimit të Gjykatës Kushtetuese, prek maj 2025, rrezikon të futet sërish në ngërç institucional. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë të rihapë garën, pasi pas verifikimeve rezultuan më pak se tre kandidatë që plotësonin kushtet ligjore për vendin vakant në Gjykatë.
Megjithatë, burime nga parlamenti bëjnë të ditur për weblajm.com se Kuvendi nuk do ta rihapë procedurën pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese. Ky institucion pritet të marrë vendim më 16 tetor, pas ankimit të paraqitur nga Presidenti Bajram Begaj.
Debati kryesor lidhet me mënyrën e llogaritjes së mandateve: a do të kenë gjyqtarët e rinj mandate të pjesshme (për të respektuar parimin e rotacionit çdo tre vjet me një të tretën e trupës gjyqësore), apo mandate të plota 9-vjeçare, siç parashikon Kushtetuta. Ky interpretim pritet të përcaktojë fatin e përbërjes së Gjykatës Kushtetuese dhe të ndikojë drejtpërdrejt balancën institucionale.
Gjykata Kushtetuese ka qenë shpesh në qendër të krizave institucionale gjatë viteve të fundit. Pas reformës në drejtësi dhe procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve, ky institucion ka funksionuar për një kohë të gjatë me mungesë anëtarësh, duke penguar shqyrtimin e çështjeve të rëndësishme. Çdo vonesë në emërimet e reja, sipas ekspertëve, rrezikon jo vetëm funksionimin normal të Gjykatës, por edhe besueshmërinë e sistemit të drejtësisë.
VENDIMI KED
KËSHILLI I EMËRIMEVE NË DREJTËSI
V E N D I M
Nr. 13, datë 29.05.2025
PËR PEZULLIMIN E PROCEDURËS SË VERIFIKIMIT TË KANDIDATURAVE DHE
NJOFTIMIN E SUBJEKTIT QË E KA VËNË NË LËVIZJE, KUVENDIN E SHQIPËRISË,
PËR TË VLERËSUAR RISHPALLJEN E THIRRJES PËR PARAQITJEN E
KANDIDATURAVE
Në përmbushje të detyrimeve kushtetuese e ligjore, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi vijoi
procesin e verifikimit të kushteve ligjore të kandidatëve të paraqitur për vendin vakant të anëtarit të
Gjykatës Kushtetuese, shpallur nga Kuvendi më datë 30.09.2024,
- meqenëse numri i kandidatëve në garë, pas verifikimit kushteve ligjore, ka rënë nën 3 (tre);
- në respekt të dispozitave kushtetuese e ligjore, si dhe në funksion të parimit të rritjes
konkurueshmërisë e të sigurimit të numrit minimal të kandidaturave, nëpërmjet shtimit të
numrit të opsioneve për organin e emërtesës në procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për
këtë vend vakant; - në zbatim të vendimit nr. 84/2024 të Gjykatës Kushtetuese, që ka sanksionuar se, “përtëritja e
rregullt me një të tretën çdo tre vjet mbetet parim i rëndësishëm dhe ka përparësi ndaj
kohëzgjatjes së mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese”; - në mbështetje të pikës 1 të nenit 125 të Kushtetutës, të nenit 7/c të ligjit nr. 8577/2000 “Për
organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të pikës 2
të nenit 218 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si edhe të
shkronjës “b” të pikës 49 të Vendimit nr. 4 datë 11.03.2019 “Për procedurën e verifikimit të
kandidatëve për pozicionet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të
Drejtësisë”, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi,
V E N D O S I:
- Pezullimin e procedurës së verifikimit të kandidaturave dhe njoftimin e subjektit që e ka vënë
në lëvizje, Kuvendin e Shqipërisë, për të vlerësuar rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e
kandidaturave për pozicionin vakant në Gjykatën Kushtetuese, shpallur më datë 30.09.2024. - Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë, në
pjesën e përcaktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi 2025
Adresa Postare : GJYKATA E LARTË, Rruga Ibrahim Rugova, Ndërtesa nr. 20, Kodi Postar 1001, Tiranë, Shqipëri.
Adresa Elektronike : info@ ked.gov.al Numra telefonikë : +355 4 2257302
ANËTAR ANËTARE KRYETAR
Ilir TOSKA Alma MUÇA Sokol SADUSHI
ANËTARE
ZËVENDËSUESE ANËTAR ANËTARE
Elvana ÇIÇOLLI Etien KAPO Enkela VLORA
ANËTARE ANËTARE
Irma BALLI Nafije HASKO