Në moshën 63 vjeçare është ndarë nga jeta gazetari Artur Zheji. Ngjarja tragjike ndodhi në Sarandë pasditen e së shtunës.
Artur Petro Zheji, 63 vjeç, ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak, teksa ndodhej me bashkëshorten dhe djalin e tij në restorant “Layos”, përgjatë rrugës turistike të Butrintit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:10. Zheji u ndje keq papritur dhe u transportua me urgjencë nga ambulanca e Spitalit Rajonal Sarandë. Por fatkeqësisht, ai ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital.
Prej mbi dy dekada Zheji ishte pjesë e medias si gazetar, opinionist, drejtues emisionesh dhe sëfundmi edhe botues me median online 360gradë.
Njoftimi Policisë Sarandë
Rreth orës 16:10 ambulanca e Spitalit Rajonal Sarandë ka marr në afërsi të Restaurant Layos në rrugën Butrinti shtetasin Artur Petro Zheji i datëlindjes 26.09.1961 banues në Tiranë,i cili kishte probleme shendetesoreKy shtetas ka ndrruar jetë gjatë transportit me Ambulancë.