• Të fundit
  • Të gjitha
Gjykata Kushtetuese rrëzon tatimin 15% për profesionet e lira / Vendimi i Plotë

Veliaj kundërshton në gjykatë shkarkimin: Kushtetuta mbi ligjin!  Shorti përzgjedh relatore Sonila Bejtja

September 29, 2025
Balluku dhe dy vartësit të shtunën në Gjyq për masat / Reagon RAMA, Qeveria bën ankim

Balluku dhe dy vartësit të shtunën në Gjyq për masat / Reagon RAMA, Qeveria bën ankim

November 21, 2025
Hapet media e parë me pronar Serb në Shqipëri / Dokumenti

Hapet media e parë me pronar Serb në Shqipëri / Dokumenti

November 21, 2025
Nga Uniforma në Medalje / zv.Drejtori i Fierit dhe Kryepolici i Lezhës vlersohen nga Univesiteti i Tiranës

Nga Uniforma në Medalje / zv.Drejtori i Fierit dhe Kryepolici i Lezhës vlersohen nga Univesiteti i Tiranës

November 20, 2025
Shqipëria mëson rivalët e “play-off”-it të Botërorit 2026, Kuq e Zinjtë ndeshen me Poloninë

Shqipëria mëson rivalët e “play-off”-it të Botërorit 2026, Kuq e Zinjtë ndeshen me Poloninë

November 20, 2025
SPAK vë nën Akuzë Ballukun / Rrezikojnë edhe disa zyrtarë publik. Dosja drejt Gjykatës. PAMJET

SPAK pezullon Belinda Ballukun, i bllokon edhe pasaportën

November 20, 2025
ushtria gjermane

Bashkimi Europian zbrdh planin: Ushtri “pa viza” në Zonën Shcengen

November 19, 2025
Ekzekutoi Fatbardh Lleshin në Asti Itali, ekstradohet Kamer Duhanxhiu, u gjet në Florida

Ekzekutoi Fatbardh Lleshin në Asti Itali, ekstradohet Kamer Duhanxhiu, u gjet në Florida

November 19, 2025
Falimenton “Besa Agro Invest”, pjesë e Fondacionit Besa në pronësi të biznesmenit Bajram Muçaj / DOKUMENTI

Falimenton “Besa Agro Invest”, pjesë e Fondacionit Besa në pronësi të biznesmenit Bajram Muçaj / DOKUMENTI

November 18, 2025
Albsig dhe Spitali “Zoja e Këshillit të Mirë” me paketë të dedikuar për kancerin e prostatës

Albsig dhe Spitali “Zoja e Këshillit të Mirë” me paketë të dedikuar për kancerin e prostatës

November 18, 2025
Ekskluzive / 1 vit nga vrasja e Martin Canit: KONFLIKTET në shkolla fshihen! Oficerët e sigurisë zbulojnë skandalin – “Na bëjnë presion eprorët, pasi…” DOKUMENTI

Ekskluzive / 1 vit nga vrasja e Martin Canit: KONFLIKTET në shkolla fshihen! Oficerët e sigurisë zbulojnë skandalin – “Na bëjnë presion eprorët, pasi…” DOKUMENTI

November 17, 2025
Fondacioni Vodafone dhe British Council prezantojnë Platformën e Parë Kombëtare Dixhitale, për Edukimin në Shqipëri

Fondacioni Vodafone dhe British Council prezantojnë Platformën e Parë Kombëtare Dixhitale, për Edukimin në Shqipëri

November 17, 2025
Finnair nis shitjet për linjën e re Helsinki–Tiranë, me operime nga 30 Prilli 2026

Finnair nis shitjet për linjën e re Helsinki–Tiranë, me operime nga 30 Prilli 2026

November 17, 2025
  • About
  • Privacy & Policy
  • Contact
Saturday, November 22, 2025
WebLajm
  • Home
  • Aktualitet
    Balluku dhe dy vartësit të shtunën në Gjyq për masat / Reagon RAMA, Qeveria bën ankim

    Balluku dhe dy vartësit të shtunën në Gjyq për masat / Reagon RAMA, Qeveria bën ankim

    Nga Uniforma në Medalje / zv.Drejtori i Fierit dhe Kryepolici i Lezhës vlersohen nga Univesiteti i Tiranës

    Nga Uniforma në Medalje / zv.Drejtori i Fierit dhe Kryepolici i Lezhës vlersohen nga Univesiteti i Tiranës

    SPAK vë nën Akuzë Ballukun / Rrezikojnë edhe disa zyrtarë publik. Dosja drejt Gjykatës. PAMJET

    SPAK pezullon Belinda Ballukun, i bllokon edhe pasaportën

    ushtria gjermane

    Bashkimi Europian zbrdh planin: Ushtri “pa viza” në Zonën Shcengen

    Ekzekutoi Fatbardh Lleshin në Asti Itali, ekstradohet Kamer Duhanxhiu, u gjet në Florida

    Ekzekutoi Fatbardh Lleshin në Asti Itali, ekstradohet Kamer Duhanxhiu, u gjet në Florida

    Falimenton “Besa Agro Invest”, pjesë e Fondacionit Besa në pronësi të biznesmenit Bajram Muçaj / DOKUMENTI

    Falimenton “Besa Agro Invest”, pjesë e Fondacionit Besa në pronësi të biznesmenit Bajram Muçaj / DOKUMENTI

    Ekskluzive / 1 vit nga vrasja e Martin Canit: KONFLIKTET në shkolla fshihen! Oficerët e sigurisë zbulojnë skandalin – “Na bëjnë presion eprorët, pasi…” DOKUMENTI

    Ekskluzive / 1 vit nga vrasja e Martin Canit: KONFLIKTET në shkolla fshihen! Oficerët e sigurisë zbulojnë skandalin – “Na bëjnë presion eprorët, pasi…” DOKUMENTI

    Më 21 Nëntor Berisha riftohet të dëshmojë për “21 Janarin” / SPAK, koincidencë me datat?

    Shkarkimet e padrejta në AMP e Beratit, dosja i kalon SPAK. Ish Kryepolici i përgjigjet BKH-së

    Shkarkimet e padrejta në AMP e Beratit, dosja i kalon SPAK. Ish Kryepolici i përgjigjet BKH-së

  • Politikë
    Mbyllet afati, ja sa emigrantë janë regjistruar për të votuar më 11 Maj

    Nga kjo e hënë / 5 Kryebashkiakët Socialist nisin detyrën

    zgjedhjet shqiperi 2025

    Politika braktiset nga të rinjtë / Pjesmarrja në Lokalet e 9 nëntor, as sa Friends dhe Followers në rrjetet sociale

    Votues “fluturues” në zgjedhjet e 9 nëntorit / Dokumenti i KQZ për 5 Bashki

    Votues “fluturues” në zgjedhjet e 9 nëntorit / Dokumenti i KQZ për 5 Bashki

    Luftë brenda partive për vota preferenciale/ Kandidatët kërkojnë nga KQZ pamjet filmike

    Rezultatet e Votimit në 5 Bashki do ti besohen Inteligjencës Artificiale, Projekti Pilot i KQZ

    PD rendit 7 shkelje dhe kërkon shkarkimin e Presidentit. Reagon BEGAJ: Pretendimet e pavërteta

    Ekskluzive/Gjyqtarët Kushtetues kërkojnë rrijtje page deri në 773 mijë lekë, WebLajm zbardh kërkesën

    Ska zgjedhje në Tiranë më 9 Nëntor – Kushtetuesja pezullon dekretin e Presidentit. Seanca Veliaj më 31 Tetor

    PS prezanton 6 kandidatët / Gjeneral Sakos i besohet kandidimi për Kryebashkiak në vendlindje

    PS prezanton 6 kandidatët / Gjeneral Sakos i besohet kandidimi për Kryebashkiak në vendlindje

    Tirana, e pesta më e shtrenjta në Europë për të blerë apartament, pritet sërish rritje

    Njihuni me Ministrat dhe Deputet që do ju kërkojnë votat në lagjet e Tiranës

    Përdorimi i aseteve publike dhe administratës në FUSHATË! KQZ bllokon aktivitetet e 2 Ministrive dhe 5 Bashkive. Kryesojnë Lushnja, Cerriku, Gjirokastra, Korça

    6 Bashki në zgjedhje / Shqiptarët do paguajnë 3 milion euro nga xhepi

  • CityNews
    selia e PD

    Sot 81 vjetori i çlirimit të Tiranës / Opozita nis protestat para qeverisë

    Veliaj flet për arrestimet në bashki: Është koha për riformatim të thellë

    Erion Veliaj reagon pas rikthimit në detyrë: “Ky nuk është një vendim për mua, por për popullin e Tiranës”

    Korsia e Emergjecës / Policia Bashkiake dhe e Tiranës aksion masiv / FOTOT

    Korsia e Emergjecës / Policia Bashkiake dhe e Tiranës aksion masiv / FOTOT

    Kushtetuesja merr Vendimin / Veliaj rikthehet Kryetar, në Tiranë ska zgjedhje. Si votuan 8 gjyqtarët

    Kushtetuesja merr Vendimin / Veliaj rikthehet Kryetar, në Tiranë ska zgjedhje. Si votuan 8 gjyqtarët

    Mbi dy dekada moçalishtë / IMT dhe Policia Bashkiake prishin rrethimin. Komunës i shtohet lulishte

    Mbi dy dekada moçalishtë / IMT dhe Policia Bashkiake prishin rrethimin. Komunës i shtohet lulishte

    PD në gjurmët e Romës së Beppe Grillo / Në garë me Florjan BINAJ për Tiranën

    PD në gjurmët e Romës së Beppe Grillo / Në garë me Florjan BINAJ për Tiranën

    Me 50 vota / Erion Veliaj shkarkohet nga posti Kryebashkiakut

    Me 50 vota / Erion Veliaj shkarkohet nga posti Kryebashkiakut

    Makina të braktisura,  Policia Bashkiake aksionin masiv në Tiranë / FOTO

    Makina të braktisura, Policia Bashkiake aksionin masiv në Tiranë / FOTO

    Lirimi i Trotuareve / Policia Bashkiake ultimatum për Kioskat: Hiqini ose i marrim forcërisht

    Lirimi i Trotuareve / Policia Bashkiake ultimatum për Kioskat: Hiqini ose i marrim forcërisht

  • Ekonomi
    Finnair nis shitjet për linjën e re Helsinki–Tiranë, me operime nga 30 Prilli 2026

    Finnair nis shitjet për linjën e re Helsinki–Tiranë, me operime nga 30 Prilli 2026

    Connect Albania Forum

    Connect Albania Forum

    Shqipëria kryeson rritjen Europiane edhe në tetor 25″ / 173% më shumë se para pandemisë

    Shqipëria kryeson rritjen Europiane edhe në tetor 25″ / 173% më shumë se para pandemisë

    TIA zgjerohet me dy destinacione të reja: Malaga dhe Londër Gatwick

    TIA zgjerohet me dy destinacione të reja: Malaga dhe Londër Gatwick

    Shqipëria përfiton nga strategjia e re e Ryanair për tregjet me taksa më të ulëta

    Shqipëria përfiton nga strategjia e re e Ryanair për tregjet me taksa më të ulëta

    aeroporti i vlores

    Përplasjet në Aeroportin e Vlorës / WebLajm zbardh Vendimin e Gjykatës: Pacollit i hiqet e drejta e votës

    Rama: Aeroporti i Tiranës do të jetë i pari në Evropë me portë digjitale

    Rama: Aeroporti i Tiranës do të jetë i pari në Evropë me portë digjitale

    Harta e Re e çmimit të Pronave / Bregdeti nis nga 2000 euro/m2 – Fushë Arrëz pronat më të lira

    ndertime ne tirane, shqiperi

    Rivlersimi Pronave me 5 %, aplikimet nisin pas afro 50 ditë

  • Sport
    Shqipëria mëson rivalët e “play-off”-it të Botërorit 2026, Kuq e Zinjtë ndeshen me Poloninë

    Shqipëria mëson rivalët e “play-off”-it të Botërorit 2026, Kuq e Zinjtë ndeshen me Poloninë

    Mungon RAMA / Kombëtarja mposht Serbinë 0-1. Foto-Pamje

    Mungon RAMA / Kombëtarja mposht Serbinë 0-1. Foto-Pamje

    WebLajm zbardh dosjen, mesazhet e mashtruesit Florian Gjergji “Jam Taulant Balla, dua 100 mijë….”

    Ronaldo miliarderi i parë në Futboll / Pasuria arrin 1.4 miliard $

    Presidenti në qeli, dështon shitja e ekipit të futbollit Lushnjar

    Presidenti në qeli, dështon shitja e ekipit të futbollit Lushnjar

    Ekskluzive/ Renea, Antiterrori dhe Forcat Speciale, Ekipi i Sigurisë për Kuq e Zinjtë në Euro 2024

    Tregu i mbushur me veshje false të kombëtares / Kapen Kostume e Fanella me logon “Macron”. Dokumenti

    Rey Manaj “mërzit” Prokurorinë e Posaçme

    Rey Manaj “mërzit” Prokurorinë e Posaçme

    Ndeshja Shqipëri-Serbi, nis bllokimi i rrugëve. Hyrja në stadium 150 min përpara / Policia në Alert

    Ndeshja Shqipëri-Serbi, nis bllokimi i rrugëve. Hyrja në stadium 150 min përpara / Policia në Alert

    Shqipëria dhe Serbia bëhen bashkë për të organizuar finalet Euro 2027 për U-21

    Ekskluzive / Pas “Qemal Stafës” dhe “Dinamos”, drejt stadiumit me kullë Korça, Durrësi dhe Vlora

    Shqipëri-Serbi në treg të zi deri 1000 euro / Nisin arrestimet

    Shqipëri-Serbi në treg të zi deri 1000 euro / Nisin arrestimet

  • Foto Lajm
    Hajdutët hapin tunel nga muri, grabisin bizhuteri me vlerë 10 mln Dollarë

    Hajdutët hapin tunel nga muri, grabisin bizhuteri me vlerë 10 mln Dollarë

    Raundi i 2 i kualifikueseve të EURO U-17/ Shqipëria nesër sfidon Azarbajxhanin në Elbasan Arena

    Raundi i 2 i kualifikueseve të EURO U-17/ Shqipëria nesër sfidon Azarbajxhanin në Elbasan Arena

    Mbyllet afati, ja sa emigrantë janë regjistruar për të votuar më 11 Maj

    Mbyllet afati, ja sa emigrantë janë regjistruar për të votuar më 11 Maj

    Ish-kryeministri Berisha në SPAK, i paraqitet akuza zyrtare bashkë me dhëndrin e tij

    Ish-kryeministri Berisha në SPAK, i paraqitet akuza zyrtare bashkë me dhëndrin e tij

    WebLajm zbardh vendimin e SPAK / U pushua padia e Olsi Ramës: pasi Gazment Bardhi ska bërë kurrë kallëzim, por deklaratë / DOKUMENTI

    WebLajm zbardh vendimin e SPAK / U pushua padia e Olsi Ramës: pasi Gazment Bardhi ska bërë kurrë kallëzim, por deklaratë / DOKUMENTI

    “RENEA, duart lart”, zbulohet baza e armatimeve në Babicë. Policia e Vlorës godet grupin kriminal e mbushi me snajper dhe… (Video)

    “RENEA, duart lart”, zbulohet baza e armatimeve në Babicë. Policia e Vlorës godet grupin kriminal e mbushi me snajper dhe… (Video)

    Parkimi i Gabuar dhe Gjoba e Policisë, Zbuluan lidhjen e Ilir Beqaj me pasurinë e dyshuar të fshehur. Dosja

    Parkimi i Gabuar dhe Gjoba e Policisë, Zbuluan lidhjen e Ilir Beqaj me pasurinë e dyshuar të fshehur. Dosja

    Vrasja në Fier, sfumon operacionin ndaj Bixhozit. Kamerat filmojnë atentatin

    Beleri mbetet në qeli, ja vendimi i Gjykatës së Lartë. Himara drejt zgjedhjeve të parakohëshme

    Beleri mbetet në qeli, ja vendimi i Gjykatës së Lartë. Himara drejt zgjedhjeve të parakohëshme

  • Opinion
    Kur një Ministër i Drejtësisë GËNJEN / “FactCheck” ligji 7501

    Kur një Ministër i Drejtësisë GËNJEN / “FactCheck” ligji 7501

    KUR VONESA E DREJTËSISË BËHET VRASËSE

    KUR VONESA E DREJTËSISË BËHET VRASËSE

    KANDIDATI❗️

    KANDIDATI❗️

    Kandidati i munguar i opozitës, nga shoqëria civile dhe ushtarake❗️

    Dita e dytë e seancës në Apel, Kryebashkiaku Veliaj: Të ftohen mediat në sallë, jam ende në detyrë. Vendimi nesër

    Lal u kry!

    Këshilltarët e Hekalit dhe Abedinët e Elisës

    Këshilltarët e Hekalit dhe Abedinët e Elisës

  • Sondazh
  • Kerko Gjej
    Je i apasionuar pas Fluturimit dhe Qiellit / RyanAir shpall 100 vende pune për Stjuardesa dhe Stjuardë

    Je i apasionuar pas Fluturimit dhe Qiellit / RyanAir shpall 100 vende pune për Stjuardesa dhe Stjuardë

    Credins Bank sjell sot Apple Pay për mbajtësit e kartave Mastercard në Shqipëri

    Credins Bank sjell sot Apple Pay për mbajtësit e kartave Mastercard në Shqipëri

    WIZZ AIR PILOT ACADEMY ORGANIZON OPEN DAY NË TIRANË MË 27 SHTATOR

    WIZZ AIR PILOT ACADEMY ORGANIZON OPEN DAY NË TIRANË MË 27 SHTATOR

    Përmes dijes, çdo hap është një mundësi për t’u bërë i suksesshëm në jetë…

    Përmes dijes, çdo hap është një mundësi për t’u bërë i suksesshëm në jetë…

    Home

    Bëhu pjesë e kompanisë EUROELEKTRA, Njihu me mundësitë e Punësimit

    Zgjidh makinën që të përshtatet me Credins Leasing

    Zgjidh makinën që të përshtatet me Credins Leasing

    Credins Bank, Pranë Pushuesve në çdo qytet / Pamjet

    Credins Bank, Pranë Pushuesve në çdo qytet / Pamjet

    Me Credins Mastercard, bëji udhëtimet e tua me unike!

    Me Credins Mastercard, bëji udhëtimet e tua me unike!

    Shijo çdo ditë me Mastercard Albania, Paguani Shpejt dhe Sigurt, Përfitoni më shumë nga CredinsBank

    Shijo çdo ditë me Mastercard Albania, Paguani Shpejt dhe Sigurt, Përfitoni më shumë nga CredinsBank

  • Social News
    Hapet media e parë me pronar Serb në Shqipëri / Dokumenti

    Hapet media e parë me pronar Serb në Shqipëri / Dokumenti

    Albsig dhe Spitali “Zoja e Këshillit të Mirë” me paketë të dedikuar për kancerin e prostatës

    Albsig dhe Spitali “Zoja e Këshillit të Mirë” me paketë të dedikuar për kancerin e prostatës

    Fondacioni Vodafone dhe British Council prezantojnë Platformën e Parë Kombëtare Dixhitale, për Edukimin në Shqipëri

    Fondacioni Vodafone dhe British Council prezantojnë Platformën e Parë Kombëtare Dixhitale, për Edukimin në Shqipëri

    Kredia / Si ndërtoheshin banesat dhe restaurimi në Komunizëm. Para nga banka për blerje elektroshtëpiakeve dhe mjete, Pamje – Dokumenta

    Kredia / Si ndërtoheshin banesat dhe restaurimi në Komunizëm. Para nga banka për blerje elektroshtëpiakeve dhe mjete, Pamje – Dokumenta

    Gratë fuqizohen përmes teknologjisë: Fondacioni Vodafone Albania, udhëheq nismën për barazi dhe siguri digjitale

    Gratë fuqizohen përmes teknologjisë: Fondacioni Vodafone Albania, udhëheq nismën për barazi dhe siguri digjitale

    piramidat e egjiptit

    Dy dekada punime / Egjipti inaguron Muzeun dhe fton botën të shoh reliket nga epoka e Tutankhamun

    Beogradi nxjerr në shtije gradaçelën Shqiptare / Çmimi 10 milion euro

    Beogradi nxjerr në shtije gradaçelën Shqiptare / Çmimi 10 milion euro

    Të rinjtë shqiptarë duan paga 800 – 1200 Euro

    Si po zhduken Zanatet dhe mjeshtrat duar artë

    1610 familje dalin nga errësira / OSHEE siguron fonde për faturën e dritave

    1610 familje dalin nga errësira / OSHEE siguron fonde për faturën e dritave

  • Info Utilitare
    Je i apasionuar pas Fluturimit dhe Qiellit / RyanAir shpall 100 vende pune për Stjuardesa dhe Stjuardë

    Je i apasionuar pas Fluturimit dhe Qiellit / RyanAir shpall 100 vende pune për Stjuardesa dhe Stjuardë

    Turizmi 2024, “frika” e një rekordi të ri  

    Turizmi dhe Shërbimet e Avancuara për tregun e mjeteve me qira, Njihuni me Book N’Ride

    Albsig të asiston pas çdo dëmi dhe të dëmshpërblen në kohë rekord

    Albsig të asiston pas çdo dëmi dhe të dëmshpërblen në kohë rekord

    5 pyetje që duhet t’i bësh vetes para se të marrësh kredi!

    5 pyetje që duhet t’i bësh vetes para se të marrësh kredi!

    Sigurimi i nxënësve – Kujdesi që çdo prind meriton për fëmijën e tij / nga Albsig

    Sigurimi i nxënësve – Kujdesi që çdo prind meriton për fëmijën e tij / nga Albsig

    5 vite WIZZ AIR në Tiranë  / destinacione të reja, event festiv dhe promocion të veçantë

    5 vite WIZZ AIR në Tiranë / destinacione të reja, event festiv dhe promocion të veçantë

    KUJDES!!! MOS HUMB FLUTURIMIN / LEXO NJOFTIMIN e TIA-s. Më 15-16 maj zyrtarët e BE-së në Tiranë, bllokohen rrugët

    KUJDES!!! MOS HUMB FLUTURIMIN / LEXO NJOFTIMIN e TIA-s. Më 15-16 maj zyrtarët e BE-së në Tiranë, bllokohen rrugët

    Visa & Credins bank një tjetër bashkëpunim strategjik! Jepi gaz dhe bëhu pjesë e …….

    Visa & Credins bank një tjetër bashkëpunim strategjik! Jepi gaz dhe bëhu pjesë e …….

    Formula e Suksesit për biznesin tënd me POS nga Credins Bank

    Formula e Suksesit për biznesin tënd me POS nga Credins Bank

  • FactCheck
    Arma që Vrau Drejtësinë / Leximi i Magjistrates Joana QELESHI për bilancin e Reformës

    Arma që Vrau Drejtësinë / Leximi i Magjistrates Joana QELESHI për bilancin e Reformës

    Kush i vret shqiptarët në Amerikën Latine / 1 dekadë Kokaina e Blerë me GJAK. PAMJET

    Kush i vret shqiptarët në Amerikën Latine / 1 dekadë Kokaina e Blerë me GJAK. PAMJET

    Me kallash në prokurori/ Pamjet ekskluzive në “FactCheck”: Do ju vras

    Me kallash në prokurori/ Pamjet ekskluzive në “FactCheck”: Do ju vras

Nuk rezulton
Shiko të gjitha rezultatet
WebLajm
Nuk rezulton
Shiko të gjitha rezultatet
Home Politikë

Veliaj kundërshton në gjykatë shkarkimin: Kushtetuta mbi ligjin!  Shorti përzgjedh relatore Sonila Bejtja

by WebLajm
September 29, 2025
in Politikë, TopNews
A A
0
Gjykata Kushtetuese rrëzon tatimin 15% për profesionet e lira / Vendimi i Plotë
17
SHARES
49
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tirana ka nisur fushatën elektorale me kandidaten e PS Ogerta Manastirliu, ish Kryebashkiaku Veliaj i shkarkuar me VKM ka trokitur në kushtetuese. Ai kërkon të shpallet i pa ligjshëm shkarkimi, ndërsa pranimi i kësaj padie nga gjykata bllokon automatikisht zgjedhjet në kryeqytet.

Veliaj kundërshton në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin nga detyra. Sipas mbrojties së Veliaj Neni 62 nuk mund të zëvendësojë nenin 115 të Kushtetutës, por interpretohet në pajtim me të. Shkarkimi pa shkelje të rëndë të provuar është i paligjshëm dhe antikushtetues. Ky ankim u shortua nga Kushtetuesja dhe me short është përzgjedhur Relatore gjyqtarja Sonila Bejtja.

Sonila Bejtja
44.28 (E)29.09.2025Erion VeliajShfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 539, datë 25.09.2025 “Për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”, si i papajtueshëm me Kushtetutën.S. Bejtja

  1. Bazuar në nenin 115 të Kushtetutës, Kryetari i Bashkisë mund të shkarkohet për shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve dhe mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, ankim i cili pezullon efektet e vendimit të Këshillit të Ministrave. (shih vendimet nr. 15, datë 08.06.2009; nr.22, datë 07.10.2008; nr.39, datë 29.12.2005 të Gjykatës Kushtetuese) Në bazë të këtij parashikimi kushtetues, përmes parashikimeve të ligjit nr.139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, legjislatori ka vlerësuar të specifikojë dy raste të asaj që do të konsiderohet shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe ligjeve, përmes parashikimeve të gërmës “b” dhe “c” të nenit 62 të këtij ligjit, nëse Kryetari i Bashkisë: dënohet për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë, nga gjykata; nuk paraqitet në detyrë për një periudhë 3-mujore të pandërprerë. Vetë legjislatori, ka përcaktuar se ky ligj, ka dalë edhe në bazë dhe për zbatim të nenit 115 të Kushtetutës. Për këtë arsye, shkarkimi i kryetarit të bashkisë është brenda juridiksionit kushtetues. Interpretimi pajtues është i mundur kur një ligj apo dispozitë ligjore mund të interpretohet në më shumë se një mënyrë, njëra nga të cilat është në pajtim me Kushtetutën. Kjo metodë kërkon efektet kushtetuese të rezultateve të ndryshme dhe përzgjedh rezultatin që është në pajtim me vlerat kushtetuese, duke marrë parasysh këtu të drejtat themelore të individëve. (Vendimi nr. 29, datë 31.05.2010 i Gjykatës Kushtetuese) Interpretimi pajtues është i mundur kur një ligj apo dispozitë ligjore mund të interpretohet në më shumë se një mënyrë, njëra nga të cilat është në pajtim me Kushtetutën. (Vendim nr. 5 datë 16.02.2012) Prandaj, asnjë interpretim tjetër i dispozitave nuk është i lejueshëm nga pikëpamja kushtetuese dhe se mbrojtja e të drejtave dhe parimeve kushtetuese të lartpërmendura nuk mund të arrihet në rast se këtyre dispozitave të kundërshtuara do t`u jepet një kuptim tjetër. (Vendimi nr. 54 datë 09.07.2024 i Gjykatës Kushtetuese)
  2. Ligjbërësi, me nenin 62 të ligjit nr. 139/2015, nuk ka synuar të krijojë një kategori të re shkarkimi të pavarur nga Kushtetuta, por vetëm të specifikojë disa rastet konkrete që përbëjnë “shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve”, sipas nenit 115 të Kushtetutës. Kjo kuptohet qartë nga mënyra si është ndërtuar dispozita: gërmat “b” dhe “c” nuk dalin jashtë logjikës kushtetuese, por shërbejnë për ta zbërthyer dhe konkretizuar nocionin e “shkeljes së rëndë”. Për shembull, dënimi penal me vendim të formës së prerë (gërma “b”) është një formë tipike e shkeljes së rëndë të ligjit/kushtetutës për një funksionar si Kryetari i Bashkisë; ndërsa mosparaqitja në detyrë për tre muaj (gërma “c”) përbën shkelje të rëndë nëse kryetari i bashkisë, pa pasur ndonjë shkak objektiv, ka zgjedhur me vullnet të lirë të mos ushtrojë funksionin e tij. Në të kundërt, kur mungesa është rezultat i një pamundësie objektive ose rrethana të jashtëzakonshme që e bëjnë të pamundur ushtrimin e funksionit, ajo nuk mund të konsiderohet “shkelje e rëndë”, sepse ligji do të zgjerohej përtej kuadrit kushtetues të nenit 115.
  3. Nëse do të pranohej e kundërta, atëherë do të kishim të bënim me një normë ligjore antikushtetuese, pasi ligjvënësi do të kishte shtuar një shkak të ri për shkarkimin e Kryetarit të Bashkisë, ndonëse kushtetutëbërësi, me qëllim garantimin maksimal të autonomisë vendore, e ka përcaktuar shprehimisht dhe në mënyrë të kufizuar në Kushtetutë shkakun e shkarkimit të Kryetarit të Bashkisë dhe nuk ka dhënë autorizim për zgjerimin me ligj të shkaqeve të shkarkimit. Vetë jurisprudenca e kësaj Gjykate i ka konsideruar në kundërshtim me Kushtetutën, duke i shfuqizuar, parashikimet ligjore të dala në tejkalim e pa autorizim të parashikimeve kushtetuese.
  4. Shpesh, Kushtetuta qëllimisht lë hapësira rregullimi nga ligjvënësi i zakonshëm, në mënyrë që të mos pengojë marrjen e nismave politike, ekonomike, sociale e kulturore nga partitë politike ose qeveria. Por, Kushtetuta, përveç kësaj mund të parashikojë hollësisht dhe shprehimisht rastet për të cilat nuk mund t’i lërë hapësira rregullimi ligjvënësit të zakonshëm. Gjykata Kushtetuese ka theksuar se “për çdo rast, kurrregullimi kushtetues parashikohet shprehimisht prej saj, aidetyrimisht do të zbatohet drejtpërdrejtë. Përmbajtja edispozitës kushtetuese nuk mund të mënjanohet ose tëtejkalohet duke u dhënë përparësi akteve juridike që dalin nëbazë dhe për zbatim të Kushtetutës”. Ky detyrim rrjedh nga përmbajtja e nenit 4/3 të Kushtetutës dhe është një qëndrim i konsoliduar i Gjykatës Kushtetuese në çështje të tjera analoge, në të cilat ka theksuar se “atë që nuk ka dashur ta bëjëKushtetuta nuk mund ta bëjë ligji. Prandaj nuk mund tëpranohet se ajo ka ometuar pa përmendur raste të tilla”. Për këtë shkak, nëse do të pretendohej se ligji ka parashikuar një shkak të ri shkarkimi, atëherë do të prekej, parimi i shtetit të së drejtës, i shprehur me përparësinë e normave të Kushtetutës në raport me normat e tjera ligjore.
  5. Neni 115 i Kushtetutës është një normë me karakter kufizues për kompetencën e Këshillit të Ministrave: ky i fundit mund të shkarkojë kryetarin e bashkisë vetëm kur ekziston një “shkelje e rëndë e Kushtetutës ose e ligjeve”. Kjo është një garanci që Kushtetuta i jep mandatit të zgjedhur vendor, për ta mbrojtur nga ndërhyrjet arbitrare të pushtetit qendror. Nëse do të lejohej që ligjvënësi të shtonte shkaqe të tjera shkarkimi, përtej atyre që rrjedhin nga ky nen, funksioni mbrojtës i nenit 115 do të shkatërrohej, duke e reduktuar në një dispozitë të zbrazët. Nëse do të pranohej e kundërta, atëherë kryetarët e bashkive do të ishin të pambrojtur ndaj ndërhyrjeve të njëanshme të pushtetit qendror, ndërkohë që Kushtetuta ka synuar të garantojë pikërisht të kundërtën: që mandati i tyre të cenohet vetëm në raste të jashtëzakonshme, kur provohet se ka pasur një shkelje të rëndë të rendit kushtetues ose ligjor. Ky është i vetmi interpretim që ruan koherencën e hierarkisë së normave, sigurinë juridike dhe të drejtën e qytetarëve për t’u qeverisur nga përfaqësuesi që kanë zgjedhur. Nëse neni 62, gërma “c” e ligjit nr. 139/2015 do të kuptohej si një shkak i ri shkarkimi, i pavarur nga Kushtetuta, atëherë në kundërshtim me jurisprudencën kushtetuese të deritanishme, do të duhej të pranonim se kryetarët e bashkive nuk gëzojnë më mbrojtje kushtetuese në procesin e shkarkimit të tyre. Kjo do të sillte një rënie të statusit të tyre nga organe të zgjedhura demokratikisht e të mbrojtura kushtetueshmërisht, në funksionarë të zakonshëm administrativë, të cilët mund të shkarkohen mbi bazë të kritereve të paautorizuara nga Kushtetuta e të vendosura njëanshmërisht nga ligjvënësi. Ky rezultat do të përmbyste parimin e autonomisë vendore të sanksionuar në Kushtetutë dhe në Kartën Evropiane të Autonomisë Vendore.
  6. Duke qenë se Kushtetuta ka përcaktuar vetë shkaqet për të cilat mund të shkarkohet kryetari i bashkisë, dhe nuk ka autorizuar ligjvënësin të shtojë arsye të tjera shkarkimi, çdo rast i ndërprerjes së mandatit të tij mbetet i lidhur drejtpërdrejt me nenin 115 të Kushtetutës. Kjo normë është ndërtuar si një garanci e posaçme kushtetuese, që jo vetëm kufizon kompetencën e Këshillit të Ministrave, por edhe ngre një barrierë ndaj çdo tentative për të relativizuar mandatin e zgjedhur vendor nëpërmjet ndërhyrjeve të ligjvënësit. Prandaj, çdo përpjekje për të lexuar nenin 62 të ligjit nr. 139/2015 si krijim i një kategorie të re shkarkimi jashtë kuadrit kushtetues, do të ishte në vetvete një interpretim që nuk mund të bëhet, sepse është një interpretim antikushtetues, që bie ndesh me parimin e supremacisë së Kushtetutës dhe me funksionin mbrojtës që ajo i njeh mandatit të zgjedhur vendor.
  7. Në këtë logjikë, Gjykata Kushtetuese është gjithmonë kompetente për të shqyrtuar kërkesat që synojnë shfuqizimin e vendimeve të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e kryetarëve të bashkive. Të pranohej e kundërta do të thoshte se përmes një akti ligjor ose nënligjor mund të arrihet zhveshja e Gjykatës Kushtetuese nga kompetencat që vetë Kushtetuta i ka dhënë, gjë që do të përmbyste hierarkinë e burimeve të së drejtës dhe do të hapte rrugën për instrumentalizimin e ligjit si mjet për të anashkaluar kontrollin kushtetues. Në thelb, nuk mund të përdoren instrumente të cilat, përdorin interpretime antikushtetuese të dispozitave ligjore, duke pretenduar ekzistencën e shkaqeve të reja të shkarkimit, përtej atyre kushtetuese, me synimin e arritjes së një rezultati që Kushtetuta nuk e ka parashikuar. Një qasje e tillë, përveçse e papranueshme në një shtet të së drejtës, do të rrënonte vetë funksionin e Gjykatës Kushtetuese si garantuese e rendit kushtetues dhe e parimeve kushtetuese, si p.sh. ndarja e pushteteve.
  8. Bazuar në nenin 115/2 të Kushtetutës organi i shkarkuar mund të ankohet brenda 15 ditëve në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese  është shprehur se si datë e fillimit të afatit të ankimit ndaj aktit individual, që cenon të drejtat e personit, do të konsiderohet data e marrjes dijeni nga personi për ekzistencën e aktit, pavarësisht formave të tjera të publikimit (vendimi nr.37, datë 25.07.2013 i Gjykatës Kushtetuese). Nëse kërkuesi pretendon se nuk ka marrë dijeni më parë për vendimin e shkarkimit, si rrjedhim, si datë e marrjes dijeni do të llogaritet data 17.05.2016 e botimit të vendimit të shkarkimit në Fletoren Zyrtare. (vendimi nr.67, datë 11.11.2016 i Gjykatës Kushtetuese) Siç do të argumentohet gjerësisht në vijim, kërkuesi  është cënuar në një sërë të drejtash kushtetuese si pasojë e vendimit objekt gjykimi dhe ka ngritur pretendime që lidhen me procedurën dhe kriteret e shkarkimit të tij nga detyra, si rrjedhojë, brenda afatit 15 ditor, legjitimohet edhe ratione temporis në paraqitjen e kësaj kërkese përpara Gjykatës Kushtetuese.
  9. Autonomia vendore cenohet në thelb kur pushteti qendror ndërpret një mandat të zgjedhur pa u mbështetur në një shkak të parashikuar nga Kushtetuta dhe ligji i dalë në zbatim të tij. Neni 115 i Kushtetutës e lejon shkarkimin vetëm për “shkelje të rënda të Kushtetutës ose të ligjeve”, ndërsa neni 62 i ligjit për vetëqeverisjen vendore, i interpretuar në pajtim me nenin 115 të Kushtetutës në bazë dhe për zbatim të së cilit ka dalë, e konkretizon këtë standard, përfshirë edhe rastin e mungesës 3-mujore, pa shkaqe objektive. Në rastin tonë, mungesa rrjedh nga një pamundësi objektive (paraburgimi), pra nuk bie në hipotezën e nenit 62, gërma “c”. Duke e trajtuar këtë mungesë objektive, si “shkak shkarkimi”, Këshilli i Ministrave ka aplikuar një kriter të ri, që s’gjendet në asnjë dispozitë juridike. Ky devijim e shndërron garancinë e nenit 115 të Kushtetutës, nga filtër i jashtëzakonshëm ligjshmërie në një mjet diskrecioni politik, duke cënuar parimin e autonomisë vendore.
  10. Interpretimi i zgjeruar i nenit 62, gërma “c” për të përfshirë edhe mungesën me shkaqe objektive anashkalon interpretimin kushtetues të normës, duke relativizuar mandatin e zgjedhur dhe garancitë kushtetuese të tij. Në planin përfaqësues, përdorimi i një kriteri të paparashikuar zëvendëson vullnetin elektoral lokal me vullnet administrativ qendror, pa bazë juridike. Në realitet, vetë ligji nr. 139/2015, e parashikon se ka dalë në bazë dhe për zbatim të nenit 115 të Kushtetutës. Pra, ligji nuk ka asnjë ekzistencë të pavarur dhe nuk mund të kuptohet jashtë kornizës kushtetuese që e ka gjeneruar. Duke e përdorur këtë nen sikur të ishte një bazë autonome për të legjitimuar shkarkimin, sipas këtij vendimi të Këshillit të Ministrave, në vend që Kushtetuta të  autorizojë ligjin, është ligji ai që ka zëvendësuar Kushtetutën. Ky invers është shkelja më e qartë e hierarkisë së burimeve të së drejtës, sepse nënkupton se një normë e rangut të ulët po përcakton dhe zëvendëson fushën e normës më të lartë.
  11. Nëse kjo qasje do të pranohej, do të krijohej një precedent i rrezikshëm: çdo dispozitë ligjore e ardhur më pas, në vend që të zbatohej në përputhje me Kushtetutën, mund të përdorej si bazë për të anashkaluar ose relativizuar dispozitat kushtetuese. Kjo do të zhdukte funksionin e Kushtetutës si akt suprem, duke e shndërruar atë në një dokument deklarativ pa fuqi reale kufizuese mbi pushtetet. Një situatë e tillë do të rrënonte jo vetëm parimin e shtetit të së drejtës, por edhe garancitë e vetëqeverisjes vendore, sepse mandati i zgjedhur nuk do të ishte më i mbrojtur nga Kushtetuta, por i varur nga interpretimet e rastit të një ligji të zakonshëm ose të një akti të ekzekutivit. Në jurisprudencën kushtetuese është theksuar se parimi i shtetit të së drejtës i detyron të gjitha organet e pushtetit publik që t’i ushtrojnë kompetencat e tyre vetëm në kuadër dhe në bazë të normave kushtetuese.
  12. Këshilli i Ministrave, në krye të vendimit të shkarkimit, ka cituar si bazë ligjore vetëm nenin 100 të Kushtetutës dhe nenin 62 të ligjit për vetëqeverisjen vendore, sikur këto dispozita të ishin të mjaftueshme për të justifikuar kompetencën e tij. Me këtë qasje, do të pretendojë para kësaj Gjykate se akti nuk ka dalë mbi bazën e nenit 115 të Kushtetutës. Por një pretendim i tillë është tërësisht i pabazë. Kushtetuta, si akti më i lartë i rendit juridik, ka përcaktuar shprehimisht se në cilat raste mund të shkarkohet Kryetari i Bashkisë. Në mungesë të një autorizimi kushtetues, ligjvënësi nuk mund të shtojë vetë raste të tjera shkarkimi që nuk përfshihen në këtë parashikim dhe që Kushtetuta nuk i ka autorizuar që ligjvënësi ti bëjë. Për më tepër, edhe nëse i referohemi nenit 62 të ligjit për vetëqeverisjen vendore, ky i fundit parashikon vetë se është nxjerrë “në bazë dhe për zbatim të  nenit 115 të Kushtetutës”, pra nuk mund të kuptohet dhe as të zbatohet i shkëputur nga neni 115, që është burimi i vetëm kushtetues i kompetencës për shkarkimin e një organi vendor të zgjedhur.
  13. Neni 62 i ligjit për vetëqeverisjen vendore nuk mund të kuptohet e aq më pak të përdoret si një bazë e pavarur, sikur të krijonte vetë kompetencë shkarkimi. Çdo interpretim i tij duhet domosdoshmërisht të kalojë përmes nenit 115, sepse është ky nen që i jep kuptim, kufij dhe kushtetutshmëri dispozitës ligjore. Të përdorësh vetëm nenin 62 si bazë për shkarkimin, pa e lidhur atë drejtpërdrejt me kriterin e “shkeljes së rëndë” të Kushtetutës, është një shmangie formale nga garancia kushtetuese, duke e trajtuar ligjin e zakonshëm si burim të pavarur kompetence për diçka që Kushtetuta e ka parashikuar në mënyrë eksplicite dhe e ka lidhur me kushte të qarta. Është e pamundur të justifikohet një akt shkarkimi tërësisht në bazë të nenit 62, sepse ky nen nuk mund të qëndrojë mbi Kushtetutën, por duhet të lexohet në përputhje me të.
  14. Mungesa e Kryetarit të Bashkisë, për shkak të një pamundësie objektive të shkaktuar nga paraburgimi nuk përmbush kriterin kushtetues të “shkeljes së rëndë”. Neni 62, interpretuar së bashku me nenin 115 të Kushtetutës, e parashikon mungesën si shkak shkarkimi vetëm kur është i pajustifikuar, pra kur buron nga vullneti i personit, sepse vetëm në këtë rast mungesa mund të përbëjë “shkelje të rëndë“, jo kur mungesa është për shkaqe objektive, të pavarura nga vullneti i funksionarit. Në rastin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, mungesa ishte rezultat i një mase sigurie, pra një pamundësi objektive, dhe për më tepër, vijimësia e funksionit u sigurua  përmes zbatimit të nenit 64 i të njëjtit ligj, përmes emërimit prej Kryetarit të Bashkisë të nënkryetares së bashkisë që do të ushtronte kompetencat e kryetarit. Pra, në themel nuk kishte asnjë “shkelje të rëndë”, çka e bën aktin jo vetëm të pabazuar në kushtetutë, por edhe të pambështetur materialisht në rrethanat konkrete.
  15. Në këtë dritë, përmendja e nenit 100 dhe nenit 62, duke lënë jashtë nenin 115, nuk është thjesht një harresë formale: është një përpjekje për të justifikuar një kompetencë që nuk ekziston, duke kaluar nga një normë e përgjithshme dhe një normë zbatimi, pa kaluar nga porta e vetme kushtetuese që e autorizon një masë të tillë ekstreme. Kjo është një shkelje e drejtpërdrejtë e hierarkisë së burimeve të së drejtës dhe një dëshmi e qartë se vendimi është nxjerrë në tejkalim të kompetencës së dhënë nga Kushtetuta. Në rastin konkret, kërkuesi nuk është përballur me një mungesë të tillë të zgjedhur në mënyrë të vullnetshme prej tij, por me një gjendje objektive të imponuar prej një mase sigurimi personale, të vendosur nga gjykata. Paraburgimi, si një masë e përkohshme e procedurës penale, nuk është provë faji, nuk është sanksion dhe nuk është tregues i një qëndrimi të pakujdesshëm apo të paligjshëm të funksionarit publik. Përkundrazi, është një situatë e jashtme, e pavarur nga vullneti i tij, e cila e pengoi të ushtrojë personalisht funksionet, por që nuk e bëri detyrën bosh: në përputhje me nenin 64, gërma “e” të ligjit nr. 139/2015, ai kishte caktuar nënkryetarin e bashkisë për të ushtruar kompetencat e tij, duke garantuar kështu vijimësinë e shërbimit publik dhe moslënien e institucionit në vakum. Pra, edhe në këtë aspekt praktik, nuk u krijua ajo pasojë e rëndë për qytetarët dhe institucionin që ligji ka dashur të parandalojë kur ka sanksionuar mungesën tre-mujore. Duke e trajtuar këtë pamundësi objektive sikur të ishte mungesë e vullnetshme, Këshilli i Ministrave e ka zgjeruar fushën e nenit 62 përtej asaj që Kushtetuta lejon.
Tags: ankimierionveliajgjykatakushtetuesekushtetuesepadiashkarkimi
Share7Tweet4Send
WebLajm

WebLajm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Në modë
  • Comments
  • Të fundit

“Sarile”, rekord në rrjet! Fjalë Rumune, Shqip përkthehet Kërcej

November 28, 2023
Përgjaket bregdeti JON, gomonia i pret gjymtyrët turistit Gjerman. Belgu thyen krahët me JetSki në Adriatik

Përgjaket bregdeti JON, gomonia i pret gjymtyrët turistit Gjerman. Belgu thyen krahët me JetSki në Adriatik

June 16, 2025
Administrativja rrëzon kërkesën e Beqirit, mbetet në fuqi heqia e Licensës nga Dhoma e Avokatisë

Administrativja rrëzon kërkesën e Beqirit, mbetet në fuqi heqia e Licensës nga Dhoma e Avokatisë

February 11, 2025
Trotuare dhe Parkime të ZAPTUARA / Policia Bashkiake aksion masiv

Trotuare dhe Parkime të ZAPTUARA / Policia Bashkiake aksion masiv

May 23, 2025
Skandali me shitjen e Diplomave False / Arrestohet Pronari dhe Administratori i Kolegjit Universitar WISDOM, skema nga Tirana në Itali. Zyrtari Shqiptar 2000 euro çantë Luis Viton, në dosje ish Ministri

5

Skandali me Sterilizimin, lindjet natyrale u llogariten si lindje me operacion! 400 milion në vit u rrit kosto

3
Raiffeisen Bank pjesë e skandalit BANKERS, lejoi tërheqien e parave të sekuestruara nga Tatimet / DOKUMENTI

Raiffeisen Bank pjesë e skandalit BANKERS, lejoi tërheqien e parave të sekuestruara nga Tatimet / DOKUMENTI

3
aeroporti i vlores

Përplasjet në Aeroportin e Vlorës / WebLajm zbardh Vendimin e Gjykatës: Pacollit i hiqet e drejta e votës

3
Balluku dhe dy vartësit të shtunën në Gjyq për masat / Reagon RAMA, Qeveria bën ankim

Balluku dhe dy vartësit të shtunën në Gjyq për masat / Reagon RAMA, Qeveria bën ankim

November 21, 2025
Hapet media e parë me pronar Serb në Shqipëri / Dokumenti

Hapet media e parë me pronar Serb në Shqipëri / Dokumenti

November 21, 2025
Nga Uniforma në Medalje / zv.Drejtori i Fierit dhe Kryepolici i Lezhës vlersohen nga Univesiteti i Tiranës

Nga Uniforma në Medalje / zv.Drejtori i Fierit dhe Kryepolici i Lezhës vlersohen nga Univesiteti i Tiranës

November 20, 2025
Shqipëria mëson rivalët e “play-off”-it të Botërorit 2026, Kuq e Zinjtë ndeshen me Poloninë

Shqipëria mëson rivalët e “play-off”-it të Botërorit 2026, Kuq e Zinjtë ndeshen me Poloninë

November 20, 2025
WebLajm

Copyright © WebLajm

Navigate Site

  • About
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

Nuk rezulton
Shiko të gjitha rezultatet
  • Home
  • Aktualitet
  • Politikë
  • CityNews
  • Ekonomi
  • Sport
  • Foto Lajm
  • Opinion
  • Sondazh
  • Kerko Gjej
  • Social News
  • Info Utilitare
  • FactCheck

Copyright © WebLajm