Pas bllokimit më 19 shtatot të tonelata me pjeshkë, dogana Kroate bllokon sërish perimet shqiptare.
Kroacia ndalon importin e specave nga Shqipëria për shkak të mbetjeve të pesticideve
Zyrtarët kroatë të sigurisë ushqimore kanë ndaluar importin e specave djegës nga Shqipëria, pasi në disa mostra të analizuara janë gjetur mbetje të pesticideve mbi normat e lejuara. Sipas autoriteteve, në këto mostra janë identifikuar mbetje të lëndëve aktive Flonicamid, Chlorfenapyr dhe Tebufenpyrad — substanca që mund të paraqesin rrezik për shëndetin e konsumatorëve nëse përdoren në mënyrë të pakontrolluar.
Agjencia Kroate për Ushqimin dhe Veterinarinë njoftoi se ndalimi është masë paraprake për të mbrojtur konsumatorët dhe për të garantuar që produktet bujqësore që hyjnë në tregun kroat përmbushin standardet e Bashkimit Europian për sigurinë ushqimore.


Lexo më shumë
👇