Serbi 0‑1 Shqipëri – triumph historik për Kombëtaren.

Në një përballje dramatike në stadiumin “Dubočica”, Shqipëria arriti ta mposhtë Serbinë me rezultatin 0‑1, në kuadër të eliminatoreve të Botërorit 2026. Goli i fitores u shënua nga Rey Manaj në minutën e 45+1′ të pjesës së parë. Në një ndeshje me pjesmarrje të kufizuar, pa tifoz nga shqipëria. Ra në sy edhe mungesa e kryeminstrit Rama shpesh i etiketuar si tifozi që sjell ters në shkallët e stadiumit.
Humbja djeg Trajnerin Serb
- Trajneri i Serbisë, Dragan Stojković, ofroi dorëheqjen menjëherë pas humbjes, duke marrë përgjegjësinë për rezultatin.
- Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, e përshkroi ndeshjen si të vështirë dhe theksoi se skuadra ishte e përgatitur mirë. Ai shprehu krenari për lojtarët dhe tha që ky sukses është një hap i rëndësishëm drejt objektivit.
- Sulmuesi Rey Manaj e konsideroi këtë ditë “një nga më të bukurat” në karrierën e tij dhe tha se do të jepte gjithçka për Shqipërinë dhe Kosovën.

Klasifilimi
Pas kësaj fitoreje, Shqipëria mban vendin e dytë në Grupin K me 11 pikë, ndërsa Serbia renditet e treta me 7 pikë (ndonëse ka një ndeshje më pak).
Në krye të grupit qëndron Anglia me 15 pikë.



