Pesë muaj më parë do të raportohej në media si një ndjekje policore me aksidentim makinash. Emisioni “FactCheck” në MCN TV zbardh për herë të parë çka ndodhur më 23 maj 2025.
Enis Vrapi shkoi me kallash në dyert e Prokurorisë së Tiranës, por fatmirësisht hetimet zbuluan se ajo ishte lodër, ndërsa prangosja e tij erdhi me një bilanc të plagosurish.
Teska brenda perimetrit të sigurisë së Prokurorisë ndodhej polici i “Ilirian Guard”, Vrapi parkon fuoristradën e tij në hyrjen kryesore bllokon rrugë dhe del nga makina me një armë kallashnikov.
Ai ka tentuar të futet brenda dhe i kërkon rojës të hap derën, por ka hasur në refuzim.
Pas këtij momenti ai bën verime të pakontrolluara dhe largohet me shpejtësi. Ky alarm vuri në lëvizje policinë e cila mundi ta kap vetëm pas 45 minutash por pasi ai përplasi dhjetë automjete dhe aksidentoi dy persona, mes tyre dhe një polic.