Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për nisjen e procedurës së shkarkimit të Presidentit të Republikës Bajram Begaj, duke e akuzuar për “shkelje të rënda dhe të përsëritura të Kushtetutës”. Në një dokument prej 80 faqesh dhe me 224 faqe prova, Përplasjet mes Partisë Demokratike dhe Presidentit Begaj janë të hershme, që prej momentit të zgjedhjes së tij në korrik 2022, kur nuk pati mbështetjen e opozitës për marrjen e mandatit.
Sipas PD-së, sjellja e Begajt ka cenuar balancën mes pushteteve, pavarësinë e institucioneve dhe ka ndikuar në proceset zgjedhore në vend. Kjo forcë politike ka paralajmëruar edhe kallëzim penal për disa prej veprimeve të Presidentit, që mund të përbëjnë vepra penale si korrupsioni dhe shkelja e barazisë në tendera.
7 shkeljet e pretenduara nga PD si të konsumuara nga Presidentit Begaj:
- Dekretimi antikushtetues i zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë
– Ndërhyrje në pushtetin vendor, kompetencat e Gjykatës Kushtetuese dhe cenim i barazisë në zgjedhje. - Ndërprerja e mandatit të një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese
– Ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit dhe uzurpim i kompetencave të Kryetarit të Gjykatës. - Dekretimi i një ligji antikushtetues për komisionet hetimore
– Cenim i rolit të opozitës dhe injorim i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. - Dekretimi i “ministres virtuale Diella”
– Krijim i një strukture të panjohur nga Kushtetuta dhe shkelje e procedurave për emërime ministrore. - Mosndalimi i përfshirjes së trupit diplomatik në fushatë
– Lejimi i ndërthurjes së shtetit me partinë në pushtet gjatë zgjedhjeve. - Ndërhyrja e Kabinetit të Presidentit në zgjedhje
– Angazhim i institucioneve presidenciale në fushatën zgjedhore në shkelje të neutralitetit. - Përfitime personale dhe familjare në konflikt interesi
– Favorizim i një kompanie të lidhur me të birin për tendera të Institucionit të Presidentit dhe ushtrim paralel i funksioneve publike dhe private.
Dokumenti i PD
REAGIMI
ZYRA E MEDIAS DHE E MARRËDHËNIEVE ME PUBLIKUN
NJOFTIM PËR MEDIA
Tiranë, më 15.10.2025
Publiku është njohur sot me një nismë të Partisë Demokratike për fillimin e procedurës parlamentare për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës.
Presidenti i Republikës nuk komenton nismat politike të asnjerës palë, sepse një gjë e tillë nuk përputhet me neutralitetin e funksionit të lartë kushtetuese. Ai ka zgjedhur të ushtrojë mandatin presidencial, i pa ndikuar në asnjë rrethanë nga sulmet për interesa politike, apo nga fabrikimi i të pavërtetave për konsum publik.
Presidenti i Republikës respekton të gjitha institucionet e tjera kushtetuese, edhe kur ato marrin pozicione të kundërta me pozicionet që mban Presidenti i Republikës në ushtrim të detyrës së tij kushtetuese.
Procedura për shkarkimin e Presidentit të Republikës nga detyra është instrument kushtetues i Parlamentit. Parlamenti është i lirë dhe sovran ta ushtrojë sa herë që e gjykon të përligjur.
Presidenti i Republikës ndjehet i obliguar t’i përgjigjet parlamentit me gjithë seriozitetin dhe ndershmërinë që imponon kjo procedurë.
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka promovuar sot nismën e tij duke publikuar pretendime rreth fakteve që nuk janë të vërteta.
Presidenti i Republikës pret që Parlamenti të hetojë rreth tyre me profesionalizëm dhe transparencë të plotë. Kjo nuk duhet bërë si obligim ndaj postit të lartë të Kreut të Shtetit por si detyrim ndaj të vërtetës dhe interesit të publikut.