Pas pesë ditësh bojkoti në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e vendit, Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka njoftuar përfundimin e grevës dhe rifillimin e punës normale gjyqësore.
Në një mbledhje mbajtur ditën e djeshme me vendim qarkullues, Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë ka vendosur: se duke nisur nga dita e hënë, 27 tetor, avokatët do të marrin pjesë në të gjitha seancat gjyqësore dhe ato hetimore duke përfaqësuar klientët.
Greva pesëditore erdhi pas arrestimit të avokatit Ulian Barjami, ngjarje që shkaktoi reagime të shumta dhe solidaritet të gjerë në radhët e trupës avokatore.
“Sot ishte dita e fundit e bojkotit. Duke nisur nga dita e hënë, avokatët do të rikthehen në sallat e gjyqeve në të gjithë vendin,” thuhet në njoftimin e Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë.
Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë
































































































