Në kuadër të muajit nëntor, që njihet si “Movember” dhe i kushtohet shëndetit të burrave, Albsig dhe Spitali “Zoja e Këshillit të Mirë” kanë ndërmarrë një nismë të përbashkët që synon të rrisë ndërgjegjësimin për kancerin e prostatës dhe rëndësinë e kontrolleve të
hershme.
Kompania lider e sigurimeve, Albsig, po financon paketën e kontrollit parandalues, duke u dhënë mundësinë burrave të kryejnë analizat dhe ekzaminimet e nevojshme pranë Spitalit “Zoja e Këshillit të Mirë”. Qëllimi është i thjeshtë: t’u krijohet mundësia sa më shumë
njerëzve të informohen dhe të bëjnë kontrolle në kohë.
Spitali “Zoja e Këshillit të Mirë” do të ofrojë paketat e check-up me çmime të reduktuara për stafin e Fondacionit dhe për klientët e Albsig, ndërsa ekipi i tij mjekësor do të kryejë
ekzaminimet dhe do të japë këshilla praktike mbi zbulimin e hershëm të kancerit të prostatës. Përmes kësaj nisme, synohet edhe thyerja e barrierave apo paragjykimeve që shpesh shoqërojnë diskutimin për shëndetin e burrave.
Albsig, pjesë e Grupit Kastrati, mbështet prej vitesh iniciativa të lidhura me shëndetin dhe
mirëqenien e komunitetit. Fushata e këtij nëntori është pjesë e angazhimit të kompanisë për të qenë pranë individëve jo vetëm përmes produkteve të sigurimit, por edhe përmes nismave që nxisin parandalimin.

Kanceri i prostatës është një nga format më të zakonshme të kancerit tek burrat, sidomos pas moshës 50 vjeç. Në shumë vende, ai renditet ndër tre llojet më të shpeshta të kancerit për meshkujt.
Shumica e rasteve zbulohen në faza të hershme kur trajtimi është shumë më i
thjeshtë dhe me rezultat të mirë. Pikërisht për këtë arsye mjekët rekomandojnë kontrollet
periodike, sidomos për ata që kanë faktorë rreziku si mosha, historiku familjar apo probleme të mëparshme me prostatën.
Përveç kësaj fushate, Albsig ofron edhe paketa shëndeti përmes Kartave të Shëndetit, të ndërtuara sipas nevojave të ndryshme të individëve dhe familjeve. Këto paketa përfshijnë vizita mjekësore, analiza, imazheri dhe shërbime të tjera, duke e bërë kujdesin shëndetësor më të aksesueshëm dhe praktik për të siguruarit.
















































































































