• Të fundit
  • Të gjitha
“Rrugëtimi i Gjakut” — Arbëreshët e Kalabrisë e jo vetëm!

“Rrugëtimi i Gjakut” — Arbëreshët e Kalabrisë e jo vetëm!

June 29, 2025
Nipi Avdylajve kapet ke Liqeni Thatë / PAMJET

Nipi Avdylajve kapet ke Liqeni Thatë / PAMJET

October 14, 2025
spak policia elbasan

Operacion kundër krimit, shoqërohet biznesmeni kapen 3 pistoleta / Lista me emrat

October 14, 2025
Anëtarët e KLP e KLGJ nga radhët e Avokatisë, Parlamenti hap garën, Dhoma njofton kushtet dhe kriteret sipas përcaktimeve ligjore, për anëtarët e interesuar

Vrasja e Gjyqtarit, KLGJ: Të ndryshohet ligji për magjistratët, AMA të kontrolloj median

October 13, 2025
Mungon RAMA / Kombëtarja mposht Serbinë 0-1. Foto-Pamje

Mungon RAMA / Kombëtarja mposht Serbinë 0-1. Foto-Pamje

October 12, 2025

Hetues financiar në SPAK / Renditja me 10 emra. Polciët e krimit ekonomik marin pikët minimale❗️

October 11, 2025
TlA mirëpret Forumin Europian të Lidershipit dhe Burimeve Njerëzore të ACI Europe

TlA mirëpret Forumin Europian të Lidershipit dhe Burimeve Njerëzore të ACI Europe

October 10, 2025
Avokati Redi Llajan dhunon rojen e gjykatës në Vlorë – Në GJKKO mbrotji Monikën / Reagon dhoma

Avokati Redi Llajan dhunon rojen e gjykatës në Vlorë – Në GJKKO mbrotji Monikën / Reagon dhoma

October 10, 2025
Mos mungo edhe Ti. LIRIA KA EMËR, UÇK protestë në Tiranë

Mos mungo edhe Ti. LIRIA KA EMËR, UÇK protestë në Tiranë

October 10, 2025
Spak godet grupin që trafikonte drogë në Francë, drejtohej nga një shqiptar (Emri) 1 mil euro Sekuestro

Institucionet e Sigurisë Bllokojnë Garën për Kreun e BKH-së / Nuk i përgjijen SPAK

October 10, 2025
Kur një Ministër i Drejtësisë GËNJEN / “FactCheck” ligji 7501

Kur një Ministër i Drejtësisë GËNJEN / “FactCheck” ligji 7501

October 9, 2025
Albsig të asiston pas çdo dëmi dhe të dëmshpërblen në kohë rekord

Albsig të asiston pas çdo dëmi dhe të dëmshpërblen në kohë rekord

October 9, 2025
Ekskluzive/Gjyqtarët Kushtetues kërkojnë rrijtje page deri në 773 mijë lekë, WebLajm zbardh kërkesën

Ska zgjedhje në Tiranë më 9 Nëntor – Kushtetuesja pezullon dekretin e Presidentit. Seanca Veliaj më 31 Tetor

October 9, 2025
  • About
  • Privacy & Policy
  • Contact
Tuesday, October 14, 2025
WebLajm
  • Home
  • Aktualitet
    Nipi Avdylajve kapet ke Liqeni Thatë / PAMJET

    Nipi Avdylajve kapet ke Liqeni Thatë / PAMJET

    spak policia elbasan

    Operacion kundër krimit, shoqërohet biznesmeni kapen 3 pistoleta / Lista me emrat

    Anëtarët e KLP e KLGJ nga radhët e Avokatisë, Parlamenti hap garën, Dhoma njofton kushtet dhe kriteret sipas përcaktimeve ligjore, për anëtarët e interesuar

    Vrasja e Gjyqtarit, KLGJ: Të ndryshohet ligji për magjistratët, AMA të kontrolloj median

    Hetues financiar në SPAK / Renditja me 10 emra. Polciët e krimit ekonomik marin pikët minimale❗️

    Avokati Redi Llajan dhunon rojen e gjykatës në Vlorë – Në GJKKO mbrotji Monikën / Reagon dhoma

    Avokati Redi Llajan dhunon rojen e gjykatës në Vlorë – Në GJKKO mbrotji Monikën / Reagon dhoma

    Mos mungo edhe Ti. LIRIA KA EMËR, UÇK protestë në Tiranë

    Mos mungo edhe Ti. LIRIA KA EMËR, UÇK protestë në Tiranë

    Spak godet grupin që trafikonte drogë në Francë, drejtohej nga një shqiptar (Emri) 1 mil euro Sekuestro

    Institucionet e Sigurisë Bllokojnë Garën për Kreun e BKH-së / Nuk i përgjijen SPAK

    Kandidatët zyrtarë për të marrë drejtimin e SPAK, Dumani lë frontin më 19 dhjetor

    Dhuna ndaj Avokatit, Reagon Dhoma Kombëtare, Maks Haxhia kërkesë Rrumbullakut:  Keqbërsi ende në liri! ndërhyni të arrestohet nga Policia e Lezhës

    Atentati ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja – Avokatët dy ditë bojkot të proceseve hetimore e gjyqësore, ska seanca as tek Apeli

  • Politikë
    Ekskluzive/Gjyqtarët Kushtetues kërkojnë rrijtje page deri në 773 mijë lekë, WebLajm zbardh kërkesën

    Ska zgjedhje në Tiranë më 9 Nëntor – Kushtetuesja pezullon dekretin e Presidentit. Seanca Veliaj më 31 Tetor

    PS prezanton 6 kandidatët / Gjeneral Sakos i besohet kandidimi për Kryebashkiak në vendlindje

    PS prezanton 6 kandidatët / Gjeneral Sakos i besohet kandidimi për Kryebashkiak në vendlindje

    Tirana, e pesta më e shtrenjta në Europë për të blerë apartament, pritet sërish rritje

    Njihuni me Ministrat dhe Deputet që do ju kërkojnë votat në lagjet e Tiranës

    Përdorimi i aseteve publike dhe administratës në FUSHATË! KQZ bllokon aktivitetet e 2 Ministrive dhe 5 Bashkive. Kryesojnë Lushnja, Cerriku, Gjirokastra, Korça

    6 Bashki në zgjedhje / Shqiptarët do paguajnë 3 milion euro nga xhepi

    Aruba hyn në parlament / PD kërkon Interpelancë me Kryeministrin RAMA – weblajm zbardh 5 pyetjet

    Aruba hyn në parlament / PD kërkon Interpelancë me Kryeministrin RAMA – weblajm zbardh 5 pyetjet

    Gjykata Kushtetuese rrëzon tatimin 15% për profesionet e lira / Vendimi i Plotë

    Veliaj kundërshton në gjykatë shkarkimin: Kushtetuta mbi ligjin!  Shorti përzgjedh relatore Sonila Bejtja

    Ligji Antiduhan i djeg karrierën zv.Ministrit, vegjetonte në zyrë, me cigare në restorant. Koçiu: Shkelje me dashje e ligjit

    Ligji Antiduhan i djeg karrierën zv.Ministrit, vegjetonte në zyrë, me cigare në restorant. Koçiu: Shkelje me dashje e ligjit

    “Sozia e Edi Ramës në Vatikan” – Ngjashmëria e frikshme e kardinalit me kryeministrin / FOTO

    Njihuni me emrat e rinjë në Qeverinë Rama 4 / Largohet Spiropali, Manja, Hoxha dhe….

    Nga kuotat e anëtarëve tek thesi i Buxhetit / Partia e Arlind Qorit kërkesë KQZ: “Na thoni sa lekë na takojnë, kur i marrim”

    Nga kuotat e anëtarëve tek thesi i Buxhetit / Partia e Arlind Qorit kërkesë KQZ: “Na thoni sa lekë na takojnë, kur i marrim”

  • CityNews
    Mbi dy dekada moçalishtë / IMT dhe Policia Bashkiake prishin rrethimin. Komunës i shtohet lulishte

    Mbi dy dekada moçalishtë / IMT dhe Policia Bashkiake prishin rrethimin. Komunës i shtohet lulishte

    PD në gjurmët e Romës së Beppe Grillo / Në garë me Florjan BINAJ për Tiranën

    PD në gjurmët e Romës së Beppe Grillo / Në garë me Florjan BINAJ për Tiranën

    Me 50 vota / Erion Veliaj shkarkohet nga posti Kryebashkiakut

    Me 50 vota / Erion Veliaj shkarkohet nga posti Kryebashkiakut

    Makina të braktisura,  Policia Bashkiake aksionin masiv në Tiranë / FOTO

    Makina të braktisura, Policia Bashkiake aksionin masiv në Tiranë / FOTO

    Lirimi i Trotuareve / Policia Bashkiake ultimatum për Kioskat: Hiqini ose i marrim forcërisht

    Lirimi i Trotuareve / Policia Bashkiake ultimatum për Kioskat: Hiqini ose i marrim forcërisht

    Rama i beson PS e Vlorës, Klevis Kasos – Nga sot kryetar i Partisë në Kryeqytetin e Turizmit

    Në ethet e kërkesave për dorëheqje dhe kritikat për menaxhimim e Tiranës, Rama rikthehet në Kryeqytet

    Policia Bashkiake merr kontrollin e terrirtorit. WhatsUp i dedikuar për shkeljet rrugore: Denonco me foto/pamje dhe location 📞 +355 68 950 0030

    Kthyen “Air Albanian” në bar kafe, birrari e qofte. Policia Bashkiake heq zaptuesit

    Kthyen “Air Albanian” në bar kafe, birrari e qofte. Policia Bashkiake heq zaptuesit

    Krahu i djathtë i të Komanduarës në Bashkinë Tiranë / Kontrabandist cigaresh. SPAK i nxjerr masë sigurie por ai vijon firmos për….. VENDIMI I GJKKO

  • Ekonomi
    TlA mirëpret Forumin Europian të Lidershipit dhe Burimeve Njerëzore të ACI Europe

    TlA mirëpret Forumin Europian të Lidershipit dhe Burimeve Njerëzore të ACI Europe

    TIA inaguron fluturimin e parë të Wizz Air drejt Qipros

    TIA inaguron fluturimin e parë të Wizz Air drejt Qipros

    Credins Bank sjell sot Apple Pay për mbajtësit e kartave Mastercard në Shqipëri

    Credins Bank sjell sot Apple Pay për mbajtësit e kartave Mastercard në Shqipëri

    Pas pjeshkëve / Kroacia bllokon tonelata Speca djegs nga shqipëria. Janë me pesticide të rrezikshme / dokumenti

    Pas pjeshkëve / Kroacia bllokon tonelata Speca djegs nga shqipëria. Janë me pesticide të rrezikshme / dokumenti

    Bankers në hetim për Evazion / Nuk dorëzon Bilancet. Në QKB, me flamur të kuq❗️

    Pas prangave dhe miliona euro evazion / Bankers drejt shitjes. Nga Kinezët tek familja mbretërore e Katarit

    Ekskluzive/ Renea, Antiterrori dhe Forcat Speciale, Ekipi i Sigurisë për Kuq e Zinjtë në Euro 2024

    Transporti Publik drejt Shtetëzim / Krijohet Kompania MobAL

    Të rinjtë shqiptarë duan paga 800 – 1200 Euro

    Në Holandë punohet 4 ditë / E premte e shtunë e diela Pushim

    Abuzuan me Konkurencën, Vodafon dhe ONE vihen në hetim/ Media e kufizuar të raportojë pasi i hiqet reklama!

    Abuzime ndaj Shqiptarëve / Konkurenca 3 vite hetime për Vodafone dhe ONE. Ftesë qytetarëve: Denonconi shkeljet

    Energjia Fotovoltaike / Elton Çekrezi: Duhet kontroll mbi cilësinë, tregu me panele të paçertifikaura

    Energjia Fotovoltaike / Elton Çekrezi: Duhet kontroll mbi cilësinë, tregu me panele të paçertifikaura

  • Sport
    Mungon RAMA / Kombëtarja mposht Serbinë 0-1. Foto-Pamje

    Mungon RAMA / Kombëtarja mposht Serbinë 0-1. Foto-Pamje

    WebLajm zbardh dosjen, mesazhet e mashtruesit Florian Gjergji “Jam Taulant Balla, dua 100 mijë….”

    Ronaldo miliarderi i parë në Futboll / Pasuria arrin 1.4 miliard $

    Presidenti në qeli, dështon shitja e ekipit të futbollit Lushnjar

    Presidenti në qeli, dështon shitja e ekipit të futbollit Lushnjar

    Ekskluzive/ Renea, Antiterrori dhe Forcat Speciale, Ekipi i Sigurisë për Kuq e Zinjtë në Euro 2024

    Tregu i mbushur me veshje false të kombëtares / Kapen Kostume e Fanella me logon “Macron”. Dokumenti

    Rey Manaj “mërzit” Prokurorinë e Posaçme

    Rey Manaj “mërzit” Prokurorinë e Posaçme

    Ndeshja Shqipëri-Serbi, nis bllokimi i rrugëve. Hyrja në stadium 150 min përpara / Policia në Alert

    Ndeshja Shqipëri-Serbi, nis bllokimi i rrugëve. Hyrja në stadium 150 min përpara / Policia në Alert

    Shqipëria dhe Serbia bëhen bashkë për të organizuar finalet Euro 2027 për U-21

    Ekskluzive / Pas “Qemal Stafës” dhe “Dinamos”, drejt stadiumit me kullë Korça, Durrësi dhe Vlora

    Shqipëri-Serbi në treg të zi deri 1000 euro / Nisin arrestimet

    Shqipëri-Serbi në treg të zi deri 1000 euro / Nisin arrestimet

    Hapet procesi për të blerë bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ja ku mund të aplikoni

    Hapet procesi për të blerë bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ja ku mund të aplikoni

  • Foto Lajm
    Hajdutët hapin tunel nga muri, grabisin bizhuteri me vlerë 10 mln Dollarë

    Hajdutët hapin tunel nga muri, grabisin bizhuteri me vlerë 10 mln Dollarë

    Raundi i 2 i kualifikueseve të EURO U-17/ Shqipëria nesër sfidon Azarbajxhanin në Elbasan Arena

    Raundi i 2 i kualifikueseve të EURO U-17/ Shqipëria nesër sfidon Azarbajxhanin në Elbasan Arena

    Mbyllet afati, ja sa emigrantë janë regjistruar për të votuar më 11 Maj

    Mbyllet afati, ja sa emigrantë janë regjistruar për të votuar më 11 Maj

    Ish-kryeministri Berisha në SPAK, i paraqitet akuza zyrtare bashkë me dhëndrin e tij

    Ish-kryeministri Berisha në SPAK, i paraqitet akuza zyrtare bashkë me dhëndrin e tij

    WebLajm zbardh vendimin e SPAK / U pushua padia e Olsi Ramës: pasi Gazment Bardhi ska bërë kurrë kallëzim, por deklaratë / DOKUMENTI

    WebLajm zbardh vendimin e SPAK / U pushua padia e Olsi Ramës: pasi Gazment Bardhi ska bërë kurrë kallëzim, por deklaratë / DOKUMENTI

    “RENEA, duart lart”, zbulohet baza e armatimeve në Babicë. Policia e Vlorës godet grupin kriminal e mbushi me snajper dhe… (Video)

    “RENEA, duart lart”, zbulohet baza e armatimeve në Babicë. Policia e Vlorës godet grupin kriminal e mbushi me snajper dhe… (Video)

    Parkimi i Gabuar dhe Gjoba e Policisë, Zbuluan lidhjen e Ilir Beqaj me pasurinë e dyshuar të fshehur. Dosja

    Parkimi i Gabuar dhe Gjoba e Policisë, Zbuluan lidhjen e Ilir Beqaj me pasurinë e dyshuar të fshehur. Dosja

    Vrasja në Fier, sfumon operacionin ndaj Bixhozit. Kamerat filmojnë atentatin

    Beleri mbetet në qeli, ja vendimi i Gjykatës së Lartë. Himara drejt zgjedhjeve të parakohëshme

    Beleri mbetet në qeli, ja vendimi i Gjykatës së Lartë. Himara drejt zgjedhjeve të parakohëshme

  • Opinion
    Kur një Ministër i Drejtësisë GËNJEN / “FactCheck” ligji 7501

    Kur një Ministër i Drejtësisë GËNJEN / “FactCheck” ligji 7501

    KUR VONESA E DREJTËSISË BËHET VRASËSE

    KUR VONESA E DREJTËSISË BËHET VRASËSE

    KANDIDATI❗️

    KANDIDATI❗️

    Kandidati i munguar i opozitës, nga shoqëria civile dhe ushtarake❗️

    Dita e dytë e seancës në Apel, Kryebashkiaku Veliaj: Të ftohen mediat në sallë, jam ende në detyrë. Vendimi nesër

    Lal u kry!

    Këshilltarët e Hekalit dhe Abedinët e Elisës

    Këshilltarët e Hekalit dhe Abedinët e Elisës

  • Sondazh
  • Kerko Gjej
    Credins Bank sjell sot Apple Pay për mbajtësit e kartave Mastercard në Shqipëri

    Credins Bank sjell sot Apple Pay për mbajtësit e kartave Mastercard në Shqipëri

    WIZZ AIR PILOT ACADEMY ORGANIZON OPEN DAY NË TIRANË MË 27 SHTATOR

    WIZZ AIR PILOT ACADEMY ORGANIZON OPEN DAY NË TIRANË MË 27 SHTATOR

    Përmes dijes, çdo hap është një mundësi për t’u bërë i suksesshëm në jetë…

    Përmes dijes, çdo hap është një mundësi për t’u bërë i suksesshëm në jetë…

    Home

    Bëhu pjesë e kompanisë EUROELEKTRA, Njihu me mundësitë e Punësimit

    Zgjidh makinën që të përshtatet me Credins Leasing

    Zgjidh makinën që të përshtatet me Credins Leasing

    Credins Bank, Pranë Pushuesve në çdo qytet / Pamjet

    Credins Bank, Pranë Pushuesve në çdo qytet / Pamjet

    Me Credins Mastercard, bëji udhëtimet e tua me unike!

    Me Credins Mastercard, bëji udhëtimet e tua me unike!

    Shijo çdo ditë me Mastercard Albania, Paguani Shpejt dhe Sigurt, Përfitoni më shumë nga CredinsBank

    Shijo çdo ditë me Mastercard Albania, Paguani Shpejt dhe Sigurt, Përfitoni më shumë nga CredinsBank

    Qendra e vetme tregtare ne rivierën shqiptare. 20 njësi tregtimi dhe shërbimesh

    Galeria by TEG, një qendër tregtare me pamje nga deti Jon! Në shërbim të turistëve e banorëve

  • Social News
    Diella bëhet me fëmijë / Lind Melisa, Roboti që mahnit Durrësakët

    Diella bëhet me fëmijë / Lind Melisa, Roboti që mahnit Durrësakët

    Treni niset në 2028 – Zv.Ministrja zbardh afatet për linjën elektrike

    Treni niset në 2028 – Zv.Ministrja zbardh afatet për linjën elektrike

    Transporti publik drejt autobuzëve pa shofer – risia nga Spanja

    Transporti publik drejt autobuzëve pa shofer – risia nga Spanja

    Kriza e Naftës! Shqipëria projekt me panele diellore 45 vite më parë. Subvencion për famijet,       Foto / Pamje

    Kriza e Naftës! Shqipëria projekt me panele diellore 45 vite më parë. Subvencion për famijet, Foto / Pamje

    Si je? Jam Kryebashkiaku i Vlorës, më duhen 35 mijë euro. SMS në telegram që alarmoi biznesmenin e Hidrosanitareve

    Inteligjenca Artificiale bën shqiptarët për vete, ChatGPT app më i shkarkuar në telefon

    Origjinale apo Fake? Në dyqane kushtojnë deri 1000 euro! Dogana zbulon tonelata me rroba false, nga Lacoste, Nike, Prada, Moncler, Dior, Klein, Vuitton, Tommy  / FOTOT

    Origjinale apo Fake? Në dyqane kushtojnë deri 1000 euro! Dogana zbulon tonelata me rroba false, nga Lacoste, Nike, Prada, Moncler, Dior, Klein, Vuitton, Tommy / FOTOT

    Të rinjtë shqiptarë duan paga 800 – 1200 Euro

    Në Holandë punohet 4 ditë / E premte e shtunë e diela Pushim

    Tirana, e pesta më e shtrenjta në Europë për të blerë apartament, pritet sërish rritje

    Kryeqyteti dhe Vlora me zhurma të padurueshme, qytetarët vuajnë pasojat nga makinat dhe lokalet

    70 mijë lekë korrupsion për të lehtësuar kontrollin e Baxhos “Neti Shpk”, bie në pranga biznesmeni Durrësak

    Pjeshkët me metale nga Fieri / Ministria pranon skandalin: 5.5 ton u eksportuan, su shitën në shqipëri

  • Info Utilitare
    Albsig të asiston pas çdo dëmi dhe të dëmshpërblen në kohë rekord

    Albsig të asiston pas çdo dëmi dhe të dëmshpërblen në kohë rekord

    5 pyetje që duhet t’i bësh vetes para se të marrësh kredi!

    5 pyetje që duhet t’i bësh vetes para se të marrësh kredi!

    Sigurimi i nxënësve – Kujdesi që çdo prind meriton për fëmijën e tij / nga Albsig

    Sigurimi i nxënësve – Kujdesi që çdo prind meriton për fëmijën e tij / nga Albsig

    5 vite WIZZ AIR në Tiranë  / destinacione të reja, event festiv dhe promocion të veçantë

    5 vite WIZZ AIR në Tiranë / destinacione të reja, event festiv dhe promocion të veçantë

    KUJDES!!! MOS HUMB FLUTURIMIN / LEXO NJOFTIMIN e TIA-s. Më 15-16 maj zyrtarët e BE-së në Tiranë, bllokohen rrugët

    KUJDES!!! MOS HUMB FLUTURIMIN / LEXO NJOFTIMIN e TIA-s. Më 15-16 maj zyrtarët e BE-së në Tiranë, bllokohen rrugët

    Visa & Credins bank një tjetër bashkëpunim strategjik! Jepi gaz dhe bëhu pjesë e …….

    Visa & Credins bank një tjetër bashkëpunim strategjik! Jepi gaz dhe bëhu pjesë e …….

    Formula e Suksesit për biznesin tënd me POS nga Credins Bank

    Formula e Suksesit për biznesin tënd me POS nga Credins Bank

    Komitetit Disiplinor i përfundon mandati, “Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë” hap garën, ftesë avokatëve për kandidim

    Njihuni me rregullat, Datën dhe Vendin ku do të zhvillohet provimi i Avokatisë / Njoftimi i rëndësishën nga DHASH

    Pallati i Kongreseve mirëpret “Medical & Beauty Fair” më 11-13 Prill

    Pallati i Kongreseve mirëpret “Medical & Beauty Fair” më 11-13 Prill

  • FactCheck
Nuk rezulton
Shiko të gjitha rezultatet
WebLajm
Nuk rezulton
Shiko të gjitha rezultatet
Home SocialNews

“Rrugëtimi i Gjakut” — Arbëreshët e Kalabrisë e jo vetëm!

by Arsen Rusta
June 29, 2025
in SocialNews, TopNews
A A
0
“Rrugëtimi i Gjakut” — Arbëreshët e Kalabrisë e jo vetëm!
70
SHARES
200
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shqiptarët e larguar në Itali – Arbëreshët dhe prania e tyre në Kalabri. Një histori e cila sot në shqipërinë e përditshme flitet dhe dëgjohet pak, ndërsa media ka një hapësirë që thuajse nuk ekziston për ta.

Nga rrënjët e thella të malësisë shqiptare deri te fshatrat e diellit në Kalabri, gjaku arbëror ka udhëtuar nëpër shekuj, pa e harruar kurrë gjuhën, zakonet dhe shpirtin që e bën atë një ndër historitë më të gjalla europiane.

Arbëreshët si shtetas italianë, por me rrënjë shqiptare dhe me simbolin e tyre të Skënderbeut, janë pjesë e BE-së. Kudo ku ato jetonin në Kalabri, kishin tre flamuj: atë kuq e zi, të Italisë dhe flamurin e BE-së.

Ftesës për të ndjekur një rrugëtim në fshatrat e Arbëreshëve në Kalabri i thashë PO, pa e ditur se në këtë udhëtim që zgjati më pak se 60 minuta nga Tirana në Lamezia, do të ndjeja aromën e gjakut kuq e zi në një tokë Italiane.

Ky është rrugëtimi i gjakut – një histori që nuk ishte prekur nga unë në rrënjët e një peme shqiptaro–italiane, siç është edhe familja ime prej më shumë se dy dekadash.
Njihej përciptas me të dëgjuar dhe lexuar (jo shumë), por tashmë disa prej tyre i njoha me emra e mbiemra, i takova, e deri te fqinjët dhe Arbëreshët që prej më shumë se 30 vitesh kishin jetuar me Jeronim De Radën apo deri tek shkolla që mbante emrin “Ernest Koliqi”.

Në çdo takim që zgjati jo më shumë se 30–60 minuta me komunitetin Arbëresh nga Andali, San Cosmo Albanese, San Demetrio Corone, Macchia Albanese, Castroregio, Frascineto, Plataci, Cerzeto, fjala e fundit e Arbëreshëve ishte: “Mos na harroni, shtëpia jonë është shtëpia juaj.”

Largim i detyruar nga Atdheu për të mbijetuar si Shqiptarë me gjuhë e besim

Në fund të shekullit XV, valët e historisë i përplasën shqiptarët drejt brigjeve italiane. Pas vdekjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe rënies së kështjellave shqiptare në duart e Perandorisë Osmane, shumë familje shqiptare u detyruan të braktisnin mëmëdheun, siç ata e rrëfenin ende sot, në vitin 2025.
Në shumicën e vendbanimeve ata ishin në kodra ose në majat e lartësive e vargmaleve kalabreze. Kjo ishte një zgjedhje e kushtëzuar, rrëfehej prej tyre – një për të qenë më të sigurt dhe për shkak se kur ata zbarkuan atje nga Adriatiku, shumica e fushave kalabreze ishin toka nën pushtetin e ujit, moçalishtet të pabanueshme.

Miqësia e Skënderbeut me Ferrante d’Aragona (don Ferdinando)

Rrugëtimi dhe ekzistenca Arbëreshe sot, apo shqiptarët e pesë shekujve më parë të pandikuar nga asnjë pushtues, janë falë një miqësie mes dy udhëheqësve të asokohe.
Po aq edhe të një diplomacie, e cila në vitin 1460 me një forcë prej 4000 ushtarësh e dërgoi Skënderbeun te mbreti Ferdinand i Napolit, pasi ekzistenca e tij politike dhe ushtarake rrezikohej të mposhtej nga Dinastia Anzhuine.

E për këto 24 muaj, sot shqiptarët “BIO” – ata origjinalët, ata të Kastriotëve, por jo vetëm – thuajse çdo krahinë u mikprit pas vdekjes së Skënderbeut në Perandorinë e Ferdinandit, si mirënjohje e kthim i një nderi të bërë dikur nga shqiptarët. Pra, Arbëreshët sot jetojnë përtej pesë shekujve falë një sakrifice 24 mujore.

Mijëra prej tyre mbërritën në Italinë e Jugut – më së shumti në Kalabri, Sicili e Basilicata – dhe u njohën si Arbëreshë.

Në Kalabri, shqiptarët ndërtuan fshatra të tëra, duke u dhënë emra që ruanin kujtesën e vendit amë: San Demetrio Corone, Frascineto, Civita, Spezzano Albanese, Andali, Marcedusa, Mongrassano, San Benedetto Ullano, Santa Caterina Albanese, Frascineto, Pllati, Qanë, e shumë të tjera.

Ata nuk ishin vetëm refugjatë; ishin mbartës të një kulture që nuk donin ta humbnin. E këtë të drejtë ja u njohu toka mikpritëse, pasi kjo ishte një ndër kërkesat e Gjergj Kastriotit ndaj mikut të tij, Ferdinandi i Napolit.

Por si e kishin ruajtur ata Arbërinë ose siç me emocion e përshkruanin “Kalanë e Arbërit” në Itali (Kalabrinë)

Në vizitën e delegacionit të drejtuar nga Presidenti Bajram Begaj, të cilit unë i isha pjesë, e folura arbëreshe, kostumet, këngët, vallet dhe flamuri shqiptar dhe prania e Skënderbeut si në murale, piktura e buste, të bënin të harroje se kishe kaluar Adriatikun apo ishe jashtë Shqipërisë.

Ata s’ishin as 10, as 100, as 1000, por me mijëra. S’kërkonin asgjë! Ishin falënderues për përkëdheljen e krenarisë së të qenit shqiptar dhe që një delegacion shqiptar i vizitonte.

Ata mbushën sheshe e rrugica, varën bezat e traditës në ballkone. Kishin veshur kostumet e tyre tradicionale në një moment që sipas tyre ishte festë. Jo vetëm në nder të pranisë së Presidentit, por së shumti në nder të shqiptarësisë – shtetit amë – që në 72 orë ju dha një mundësi t’u rikujtonte ritet e tyre me një vizitë të tillë. Rite ku flitej shqip në Rajonin e Kalabrisë, Universitetin e Kalabrisë dhe Katedrën Arbëreshe. Ku flitej e këndohej shqip në sheshe e komunat arbëreshe dhe shumë kryetarë komunash apo bashkish ishin ata shqiptarët e pesë shekujve më parë.

Në mbyllje të çdo ceremonie, gjithkush me shpirt e zemër, disa edhe me lot në sy, kërkonin të mos ishte e fundit. “Shtëpia jonë është edhe e juaja”, i drejtoheshin jo vetëm z. Begaj, por kumbonte si një thirrje që ata kërkonin të përcillej në Tiranën zyrtare dhe shqiptarët e sotëm.

Një gjuhë që sfidoi shekujt

Gjuha mësohet ende në disa shkolla, përdoret në kishë dhe në këngët tradicionale. Në festa si “Dita e Shën Gjergjit” apo në ceremonitë martesore, arbëreshët këndojnë, vallëzojnë dhe flasin në gjuhën e stërgjyshërve të tyre. Kjo ishte një dëshmi e jashtëzakonshme e qëndresës kulturore – një trashëgimi që kishte sfiduar asimilimin.

Sot, pas më shumë se pesë shekujsh, në Kalabri dëgjohej ende shqip – jo ajo e Tiranës apo e Prishtinës, por ajo e vjetër, e rrjedhur nga dialekti toskë që flitej në jug të Shqipërisë mesjetare.
Arbërishtja është ruajtur në forma të pastra, me një leksik që shpesh tingëllon si një dritare e hapur drejt kohës së Skënderbeut. Kur i pyesje si e ke mësuar shqipen? Përgjigja ishte: “Në shtëpi, nga mëma.”
Shkolla prej vitesh s’kish qenë e pranishme. Ndërsa urat e komunikimit sot me Fondacionin Arbëresh, me programet zyrtare për komunitetin Arbëresh të miratuara nga Rai, në programet e RaiCalabria, ishin detyrim për mbrojtjen e identitetit të minoriteteve.

Nga Presidenti i Rajonit të Kalabrisë, prefektët e Catanzaros, Crotones e Cosenës, nuk mungoi mikpritja ndaj Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Në këto 3 vite të firmosjes së një pakti me Fondazionin Arbëresh, drejtuar nga Ernesto Madeo – një Arbëresh dhe kryebashkiak lokal atje – ishte arritur jo pak! Vendosja e një fluturimi Tiranë–Kalabri, linjë direkte, të cilën ata e vlerësonin si “krahët fluturues” jo vetëm të ruajtjes së traditave e kulturës, por edhe si portën e mundësive ekonomike të zhvillimit.

Gjithçka ishte diskutuar në vitin 2022 si kërkesë e komunitetit në praninë e parë të Presidentit Begaj atje. Sot ishte realitet.

Arbëreshët e një “Moti të Madh”

Sot Italia Arbëreshët nuk i kishte vetëm minoritet. Për çdo funksionar publik atje, Arbëreshët ishin ura lidhëse me Tiranën, Prishtinën dhe shqiptarinë e sotme. Emocionuese ishte të thuhej në këtë vizitë e dëgjohej shqip se në dyert e UNESCO-s do të trokitej shumë shpejt nga Roma dhe Tirana.

Dy kryeqytetet zyrtare do të kërkonin në UNESCO me një dosje të përbashkët njohjen e rrugëtimit Arbëresh si pjesë e pasurive botërore etnike, kulturore dhe gjuhësore.
Kjo – me një argument të fortë: një trashëgimi e tillë e gjallë, e dokumentuar, e arkivuar dhe ende në JETË – është më unike për botën, është aq e lashtë sa edhe vetë UNESCO apo Bashkimi Europian të cilat janë krijuar dhe ekzistojnë pas Arbëreshëve.

Kisha Bizantine dhe besimi Arbëreshëve

Një nga elementët më të dukshëm të identitetit Arbëresh ishte edhe kisha e ritit bizantin, që ruan elementët ortodoksë, por ishte e lidhur me Kishën Katolike Romake.
Asnjë fshat Arbëresh, sado i vogël që unë pata mundësinë të vizitoj, s’ishte pa kishën e tij, e aq më shumë pa liturgjinë në arbërisht e italisht.

Priftërinjtë arbëreshë shpesh ishin edhe mësues të gjuhës arbëreshe e shqipe, historianë dhe mbrojtës të kulturës. Në manastirin e San Adrianos në San Demetrio Corone, ruhej një nga bibliotekat më të pasura me dorëshkrime në gjuhën arbëreshe dhe shqipe.

Në kërkim të Shqipërisë në tokën që i strehoi

Shumë arbëreshë ndihen njëkohësisht italianë dhe shqiptarë. Ndër shumë të takuarit nga unë, me gishtat e dorës mund të gjeje prej tyre që kishin vizituar Shqipërinë. Por ama, çdo Arbëresh që takova dinte më e pakta 10 fjalë shqip, e deri tek ata që e flisnin dhe e shkruanin çdo ditë. E kishte edhe Arbëresh që italishten e përdornin aq pak, sa e konsideronin një gjuhë të huaj.

Ndjenja e “të qenit Arbëresh” është më e fortë se në vetë Shqipërinë – ishte shpjegimi i tyre për ruajtjen e gjuhës dhe traditave.

Në dekadat e fundit ka pasur një rigjallërim të interesit për lidhjet me Shqipërinë. Universitetet shqiptare kanë bashkëpunuar me qendrat kulturore arbëreshe, dhe shumë të rinj arbëreshë kanë nisur të mësojnë shqipen standarde, të vizitojnë vendin e stërgjyshërve dhe të eksplorojnë rrënjët e tyre.

Foto Galeri nga Vizita në KALABRI

Institucionet Shqiptare në Kalabri

Kudo që shkelje, dallohej prania e figurave të mëdha shqiptare si Skënderbeu dhe Nënë Tereza, flamurit kuq e zi, muzeumeve, Katedrës Arbëreshe në Universitetin e Kalabrisë, e deri te komunat dhe bashkitë me identitet shqiptar. Një prej tyre, ajo e San Demetrios, u përurua në një ceremoni zyrtare italo-shqiptare. Nuk ishte as e para dhe as e fundit, por ajo e Demetrios ishte më e madhja. Në hyrje të saj, si rojtar simbolik i tre flamujve – atij shqiptar, italian dhe të Bashkimit Evropian – qëndronte busti i Skënderbeut, përballë mbishkrimit në shqip: BASHKIA.

Kalabria – një copëz Shqipërie në Itali

Kalabria, me fshatrat e saj arbëreshe, është sot një thesar kulturor që mbart një histori unike në Evropë. Ajo ruan gjurmët e një populli që, edhe pse u shpërngul nga dhuna dhe pushtimi, nuk e harroi kurrë kush ishte dhe nga vinte.

Rrugëtimi i gjakut nuk është thjesht një histori emigrimi. Është një dëshmi se identiteti nuk zhduket me largësinë. Është një udhëtim që fillon në trojet shqiptare, por gjen strehë të përjetshme në zemrat që ruajnë mallin për atdheun.

“Ne jemi Arbëreshë, por në gjak jemi shqiptarë”, më tha një plak në Frascineto, teksa pinim kafenë e mëngjesit. Dhe me sytë që i shkëlqenin, shtoi:
“Shqipëria është e vogël në hartë, por e madhe në shpirt. E ne e kemi ruajtur atë shpirt për 500 vjet.”

Dhe sot, nëse Shqipëria troket e pret prej tre dekadash të jetë pjesë e Familjes Europiane, do duhet të tregojë me zë të lartë kudo në BE se ne jemi pjesë e saj, pasi Arbëreshët janë shqiptarët – paraardhësit tanë.

Busti Gjergj Kastriot Skëndërbeut vendosur në Komunën Arbëreshe të San Benedetto Ullano / Itali
Tags: ArbereshetbajrambegajFondazioniArbereshGjergjKastriotSkenderbeuKalbriNeneTerezePresidentiRepublikesshqiptaret
Share28Tweet18Send
Arsen Rusta

Arsen Rusta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Në modë
  • Comments
  • Të fundit

“Sarile”, rekord në rrjet! Fjalë Rumune, Shqip përkthehet Kërcej

November 28, 2023
Përgjaket bregdeti JON, gomonia i pret gjymtyrët turistit Gjerman. Belgu thyen krahët me JetSki në Adriatik

Përgjaket bregdeti JON, gomonia i pret gjymtyrët turistit Gjerman. Belgu thyen krahët me JetSki në Adriatik

June 16, 2025
Administrativja rrëzon kërkesën e Beqirit, mbetet në fuqi heqia e Licensës nga Dhoma e Avokatisë

Administrativja rrëzon kërkesën e Beqirit, mbetet në fuqi heqia e Licensës nga Dhoma e Avokatisë

February 11, 2025
Trotuare dhe Parkime të ZAPTUARA / Policia Bashkiake aksion masiv

Trotuare dhe Parkime të ZAPTUARA / Policia Bashkiake aksion masiv

May 23, 2025
Skandali me shitjen e Diplomave False / Arrestohet Pronari dhe Administratori i Kolegjit Universitar WISDOM, skema nga Tirana në Itali. Zyrtari Shqiptar 2000 euro çantë Luis Viton, në dosje ish Ministri

5

Skandali me Sterilizimin, lindjet natyrale u llogariten si lindje me operacion! 400 milion në vit u rrit kosto

3
Raiffeisen Bank pjesë e skandalit BANKERS, lejoi tërheqien e parave të sekuestruara nga Tatimet / DOKUMENTI

Raiffeisen Bank pjesë e skandalit BANKERS, lejoi tërheqien e parave të sekuestruara nga Tatimet / DOKUMENTI

3

Rakip Suli në Spak 2 herë brenda javës, dorëzon dokumentat e tenderave, pamjet

2
Nipi Avdylajve kapet ke Liqeni Thatë / PAMJET

Nipi Avdylajve kapet ke Liqeni Thatë / PAMJET

October 14, 2025
spak policia elbasan

Operacion kundër krimit, shoqërohet biznesmeni kapen 3 pistoleta / Lista me emrat

October 14, 2025
Anëtarët e KLP e KLGJ nga radhët e Avokatisë, Parlamenti hap garën, Dhoma njofton kushtet dhe kriteret sipas përcaktimeve ligjore, për anëtarët e interesuar

Vrasja e Gjyqtarit, KLGJ: Të ndryshohet ligji për magjistratët, AMA të kontrolloj median

October 13, 2025
Mungon RAMA / Kombëtarja mposht Serbinë 0-1. Foto-Pamje

Mungon RAMA / Kombëtarja mposht Serbinë 0-1. Foto-Pamje

October 12, 2025
WebLajm

Copyright © WebLajm

Navigate Site

  • About
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

Nuk rezulton
Shiko të gjitha rezultatet
  • Home
  • Aktualitet
  • Politikë
  • CityNews
  • Ekonomi
  • Sport
  • Foto Lajm
  • Opinion
  • Sondazh
  • Kerko Gjej
  • Social News
  • Info Utilitare
  • FactCheck

Copyright © WebLajm