Policia e Tiranës ka konfirmuar zyrtarisht një rast zhdukjeje të dyshuar, atë të Daniel Shimës, ish-Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).
Denoncimi: Më 20 gusht 2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur nëna e tij, M. Sh., e cila njoftoi se kishte humbur kontaktet me të birin, Daniel Shima, 34 vjeç. Policia tha se po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe për gjetjen e tij.
weblajm.com mëson se kontakti i fundit me familje n ka qenë rreth orës 13.20 të kësaj të mërkure.
Fillimisht janë verifikuar të gjitha komisariatet e vendit e po ashtu edhe paraburgimet, ndërsa rezulton se ndaj Shimës nuk ka një mandat arresti dhe ai sndodhet në asnjë prej vendndalimeve.
Telefonata e tij me familjen ka qenë se po arrestohej.
Ndër pistat e hetimit të policisë dhe prokurorisë tiranë jane: inskenimi i ngjarjes ose një rrëmbim i mundshëm nga një skuadër kriminale e veshur me uniforma policie.
Nga 40 kamera sigurie të kontrolluara deri më tani, nuk rezulton të ketë asnjë gjurmë të Shimës. Telefoni i tij për herë të fundit është loguar në tiranë dhe pas orës 13.30 min është fikur.