Një ngjarje e rëndë është shënuar në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, i njohur ndryshe si Sanatoriumi. Sipas informacioneve të siguruara nga WebLajm, radiologu i këtij spitali ka goditur me thikë një infermier, duke i rrezikuar jetën.
Ngjarja ka ndodhur në ambientet e brendshme të spitalit, duke shkaktuar panik dhe terror tek pacientët dhe stafi mjekësor. Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij konflikti, që dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Infermieri i plagosur ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë pas ngjares Çajka është arratisur dhe po punohet për kapjen e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20, brenda ambienteve të spitalit “Shefqet Ndroqi”, pas një konflikti për motive të dobëta.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Tiranë / Informacion paraprak:
Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit.
I dëmtuari: Mikel Osmani (Infermier)
Autori i dyshuar: Dashamir Çajka (Radiolog – Laborant)