Treni Durrës-Rrogozhinë “vjen” në 2028 – Zv.ministrja Muçaj jep afatet për punimet dhe elektrifikimin e aksit 34 km
Rehabilitimi dhe elektrifikimi i hekurudhës Durrës – Rrogozhinë pritet të përfundojë në vitin 2028”. Afatet janë bërë me dije nga zv.ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enkelejda Muçaj gjatë diskutimeve të marrëveshjes së grantit 60.5 mln euro nga Bashkimi Evropian, për këtë projekt hekurudhor.

Granti shoqërohet me një kredi prej 30 mln euro nga Banka Evropiane e Investimeve, që do të ndihmojnë në modernizimin e linjës hekurudhore prej 34 km. Ndërkohë që, për realizimin e plotë të projektit do të akordohet edhe një kredi me vlerë 30 mln euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si pjesë integrale e paketës së financimit prej 120.5 mln euro.
Për këtë, në mbledhjen e fundit të qeverisë u miratua projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, që gjithashtu do të duhet të miratohet nga Kuvendi. Linja do të elektrifikohet dhe do të përafrohet me standardet e Bashkimit Evropian, duke mundësuar udhëtime me tren me shpejtësi deri në 120 km/h.
Marrë nga ScanTV