Kërkesa për të bërë kafe teksa ora shënonte 01.45 e kësaj të mërkure dhe përgjigja e kamarierit se ekspresi ishte fik, rezulton shkaku i konfliktit me dy viktima në Manëz.
Viktkma janë: Aranit Kurti dhe Florian Paluçi.
Aranit Kurti dyshohet se është vrarë nga Flori Paluçi. Ndërsa viktima tjetër Flori Paluçi është vrarë nga Daniel Pepa, i cili është në kërkim.
Dinamika e krimit
Flori Paluçi debaton me kamarierin për kafen dhe më pas vret 23-vjeçarin Aranit Kurti që ndërhyri në debat. Daniel Pepa shkon dhe merr armën në makinë dhe qëllon drejt Paluçit, duke e lënë të vdekur. Pepa është shpallur në kërkim.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi F. P. është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21 vjeç, banues në Manëz, ndërsa shtetasi A. K. dyshohet se është vrarë nga shtetasi F. P.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P.
Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.














































































































