Një javë nga zgjedhjet e pjesshme lokale më 9 nëntor, 5 kandidatë socialistë tashmë fitues të këtij procesi do të marrin mandatet nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. KQZ ka njoftuar se duke nisur nga ora 14:00 e kësaj të hëne do të nisë shpërndarjen e mandateve. Më pas, kryebashkiakët e zgjedhur do të betohen përpara këshillave bashkiakë për të nisur zyrtarisht mandatin e tyre të pjesshëm.
Në këtë proces, Partia Socialiste ka siguruar fitoren në të pesë bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet. Brunilda Flamur Mersini do të marrë drejtimin e Bashkisë Vlorë, ndërsa Ervin Llazar Ceca është konfirmuar si kryetar i ri i Bashkisë Berat. Në Bashkinë Cërrik, fitues rezultoi Florenc Spiro Doka, ndërsa Altin Ramazan Bojni do të udhëheqë Bashkinë Mat. Po ashtu, Gramos Sako ish Kreu i Gardës, është shpallur kryetar i Bashkisë Tepelenë. Të pestë kandidatët, të propozuar nga Partia Socialiste, pritet të marrin zyrtarisht mandatet përmes vendimmarrjes së KQZ-së.
Çështje për shqyrtim rishtaz:
- Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Vlorë, Qarku Vlorë, zj.
Brunilda Flamur Mersini, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”,
për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie, në disa njësi të qeverisjes vendore, të
datës 9 nëntor 2025”. - Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Berat, Qarku Berat, z. Ervin
Llazar Ceca, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet
e pjesshme vendore për kryetar bashkie, në disa njësi të qeverisjes vendore, të datës 9 nëntor
2025”. - Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Cërrik, Qarku Elbasan, z.
Florenc Spiro Doka, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për
zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie, në disa njësi të qeverisjes vendore, të
datës 9 nëntor 2025”. - Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Mat, Qarku Dibër, z. Altin
Ramazan Bojni, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për
zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie, në disa njësi të qeverisjes vendore, të
datës 9 nëntor 2025”. - Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Tepelenë, Qarku Gjirokastër
z. Gramos Sadik Sako, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për
zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie, në disa njësi të qeverisjes vendore, të
datës 9 nëntor 2025”.
Lexo më shumë
















































































































