Koincidencë apo e planifikuar? Secili mund të ketë një pyetje për datën se kur SPAK ka ftuar ish-kryeministrin Berisha të dëshmojë për 21 Janarin.
Teksa tre fletëthirrjet e para të SPAK Berisha nuk iu përgjigj me argumentin se asnjërën prej tyre ai nuk e kishte marrë në dorëzim në formën e kërkuar nga ligji, prokurorët shfrytëzuan praninë e tij për masën “detyrim paraqitje” në dosjen “Partizani” dhe i komunikuan urdhërthirrjen e re.
Siç raportoi WebLajm.com, ajo ishte caktuar për datën 21 nëntor, të premten e kësaj jave.
Ndërkohë, pas daljes nga SPAK, Berisha deklaroi se tani që e ftuan, ai do të paraqitet të dëshmojë.
Por pak pas kësaj deklarate, mbrojtësi i z. Berisha, avokati Genci Gjokutaj, kërkoi në SPAK një datë tjetër për shkak të agjendës së kreut të opozitës. Kjo kërkes bëri që SPAK të vendos si ditë kur Berisha duhet të pyetet të Mërkurën ora 9:00, datë 19 Nëntor.
Reagimi i SPAK pas pranisë së Berishës
Sot më datë 17.11.2025, gjatë zbatimit të masës “detyrim paraqitje” në Prokurorinë e Posaçme, z. Sali Berisha është njohur dhe ka nënshkruar urdhër-thirrjen lidhur me procedimin penal nr.138 të vitit 2024 (çështja e 21 Janarit), përmes të cilës, i kërkohet të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, në datën dhe orën e caktuar.
















































































































