Për të ruajtur imazhin e mirë të shkollës qoftë kjo fillore, 9-vjeçare apo gjimnaz, oficerët e sigurisë nuk raportojnë incidentet, konfliktet apo edhe krimet si edhe ngjarjet e ndodhura.
Këtë situatë të rëndë e nxjerr në pah grupi i auditimit i Kontrollit të Lartë të Shtetit i cili ka zbuluar se janë drejtuesit e shkollave ata që pengojnë oficerët ta bëjnë detyrën. Ky konstatim i rëndë vjen thuajse një vit nga vrasja e të ndjerit Martin Cani nxënës i shkollës “Fan Noli”, Tiranë.
Me argumentin se nëse ngjarjet dhe krimet që ndodhin në shkolla dhe me nxënësit do të raportohen atëherë imazhi i shkollës që ata drejtojnë do të ulet.
WebLajm.com ka siguruar ekskluzivisht kopje të këtij raporti që nxjerr në pah situatën e rëndë dhe zbuluan një krim e vepër penale ku fshihen ngjarjet.


RAPORTI KLSHNjë tjetër gjetje e këtij raporti është fakti se shumë shkolla nuk kanë fare oficer sigurie dhe kjo për shkak se s’ka interes për këtë pozicion pune.
Ndërsa KLSH kërkon ndërhyrje urgjente pasi oficerët jo vetëm nuk raportojnë ngjarjet e rënda por nga ana tjetër janë drejtuesit e shkollave që i pengojnë duke u bërë edhe presion.
JA DISA NGA GJETJET E RAPORTIT
- Gjetje nga auditimi: Gjatë auditimit u konstatua se në databazën e krijuar nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar, mbi referimin e rasteve/incidenteve nga oficerët e sigurisë, seksioni “Shkolla” nuk është plotësuar si fushë identifikuese që prej vitit shkollor 2022–2023. Kjo ka ndodhur pasi, në linkun ku mblidhen të dhënat, ky element është hequr, si pasojë e shqetësimeve të ngritura nga oficerët e sigurisë, të cilët janë shprehur se kanë ndjerë presion nga drejtuesit e shkollave për të mos raportuar incidente, pasi shkolla e tyre mund të cilësohej një shkollë jo e mirë. Ky fakt tregon se procesi i raportimit vetëcensurohet nga oficerët e sigurisë dhe, si rrjedhojë, nuk pasqyron në mënyrë transparente dhe të besueshme situatën reale të problematikave që lidhen me sigurinë në shkolla.
- Gjetje nga auditimi: Në Urdhrin nr. 31, datë 28.1.2020, “Për miratimin e rregullores për funksionimin e institucioneve arsimore parauniversitare në Republikën e Shqipërisë”, të Ministrit të Arsimit dhe Sportit, është përcaktuar detyrimi që oficerët e sigurisë duhet të zhvillojnë kontrolle fizike të nxënësve ose të mjediseve. Me përjashtim të dy rasteve, të regjistruara më datë 16.05.2023 dhe më datë 11.12.2024, në gjimnazin “Arben Broci”, në shkollat e tjera nuk është ushtruar asnjë kontroll fizik ndaj nxënësve dhe asnjë kontroll i mjediseve të shkollave. Oficerët e sigurisë i shmangin kontrollet, për të shmangur konfliktin me prindërit, të cilët e konsiderojnë kontrollin si një akt që etiketon fëmijët. Mungesa e kontrolleve shton rrezikun e qarkullimit dhe mbajtjes së mjeteve dhe lëndëve që cenojnë sigurinë në shkolla.
- Gjetje nga auditimi: “Udhëzuesi për praktikën e punës së oficereve të sigurisë” përcakton që “raporti i incidenteve/problematikave i drejtohet organeve të Policisë së Shtetit (sipas vlerësimit të rastit)”, duke e lënë në gjykimin të oficerëve të sigurisë vendimin nëse problematikën/incidentin t’ia raportojë policisë apo jo. Porse nisi nga konstatimet se oficerët e sigurisë: vetëcensurohen nga presioni i drejtuesve të shkollave në ofrimin e të dhënave në raportimet e rasteve/incidenteve në ASCAP; lënë me vetëdije të pazbatuara detyrime të parashikuara qartë në akte nënligjore, si ai i kontrolleve fizike të nxënësve për të shmangur konflikte me prindërit; në raste të caktuara e shohin me skepticizëm bashkëpunimin me policinë; në raste të caktuara vuajnë nga një formim profesional i mangët. Në mungesën e një kriteri të qartë, i cili duhet të përcaktojë se për cilat tipologji problematikash/incidentes është i detyrueshëm raportimi në polici dhe nisur nga vlerësimi i integruar i fakteve të mësipërme, lehtësisht bihet dakord se vendimi i oficerit për referimin ose jo të rastit tek Policia e Shtetit mbetet një zgjedhje subjektive e tij, duke bërë që bashkëpunimi me Policinë e Shtetit të mbetet opsional, i pastandardizuar dhe joefektiv.
- Gjetje nga auditimi: Gjatë auditimit u konstatua se në nëntë procedurat për punësimin të oficerëve të sigurisë, të realizuar gjatë periudhës objekt auditimi, ka munguar interesi për pjesëmarrje në këto procese përzgjedhjeje nga të certifikuarit si oficer sigurie. Kjo qasje konstante ndër vite ka krijuar vakanca të shumta dhe problematika e krijuar nuk është bërë kurrë objekt analize i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe institucioneve të varësisë.
Kronologjia e Vrasjes së Martin CANIT – 1 vit më parë, 18 Nëntor 2024 (Tiranë, pranë shkollës “Fan Noli”)
1. Para ngjarjes
- Mes dy adoleshentëve 14-vjeçarë kishte pasur konflikt të vazhdueshëm.
- Debati dyshohet se kishte nisur në rrjetet sociale.
- Tensionet mes tyre ishin rritur ditët e fundit.
2. Dita e ngjarjes – 18 nëntor 2024
- Rreth orës së daljes nga shkolla, dy grupet e adoleshentëve u përballën në zonën pranë shkollës.
- Konflikti kaloi në konfrontim fizik.
- Njëri prej adoleshentëve nxori thikë dhe goditi dy bashkëmoshatarë.
3. Pasojat e menjëhershme
- Njëri 14-vjeçar u godit në zonën e zemrës dhe u plagos shumë rëndë.
- Një tjetër adoleshent u plagos, por mbeti jashtë rrezikut për jetën.
- Të dy u dërguan me urgjencë në spital.
4. Viktima humb jetën
- Pas ndërhyrjeve mjekësore, 14-vjeçari i plagosur rëndë ndërroi jetë në spital si pasojë e plagës së marrë.
5. Autori
- Autori i dyshuar ishte një adoleshent po 14 vjeç.
- Ai kishte publikuar edhe foto të thikës në rrjetet sociale pak para ose pas ngjarjes.
Lexo më shumë
















































































































