Wizz Air, kompania, që kryeson trafikun ajror në Shqipëri, festoi sot arritjen e 20 milionë pasagjerëve në Aeroporti Ndërkombëtar të Tiranës. Ky moment i rëndësishëm vjen vetëm disa vite pas zgjerimit të shpejtë të kompanisë që ka shndërruar Tiranën në një nga bazat më dinamike të Wizz Air në rajon.
Ceremonisë iu bashkuan Salvatore Gabriele Imperiale, Menaxher i Komunikimeve Korporative në Wizz Air, Piervittorio Fabi, COO i Aeroportit të Tiranës, së bashku me ekipin lokal të kompanisë dhe Ambasadorët e Wizz Air dhe TIA-s. Për të shënuar këtë rast, Wizz Air shpërndau 20 bileta simbolike “Golden Ticket” për pasagjerët në aeroport, si shenjë mirënjohjeje për besimin dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme.

Wizz Air vijon të forcojë praninë në tregun shqiptar, duke ofruar një nga rrjetet më të gjera të fluturimeve nga Tirana me 57 destinacione në 19 shtete. Për sezonin Dimër 2025, kompania operon disa linja të veçanta, ku është operator ekskluziv për destinacionet e mëposhtme:
- Tirana – Larnaca
- Tirana – Malta
- Tirana – Malaga
- Tirana – London Gatwick
- Tirana – Malmö – së fundmi e shtrirë nga sezonale në gjatë gjithë vitit
Duke nisur nga marsi 2026, Wizz Air do të zgjerojë fluturimet me destinacione të reja sezonale, përfshirë Stokholm Arlanda, Bratislavën, Billundin dhe Vilniusin, duke ofruar më shumë alternativa udhëtimi për pasagjerët shqiptarë dhe duke forcuar rolin e Tiranës si një bazë e rëndësishme lidhëse në rrjetin e linjës ajrore.
Për sezonin Verë 2026, Wizz Air do të ofrojë pothuajse 5 milionë vende, me një rritje kapaciteti prej 9% (mbi 400,000 vende shtesë). Kjo rritje pasqyron kërkesën e fortë të tregut dhe rëndësinë gjithnjë e më të madhe të Shqipërisë në strategjinë rajonale të kompanisë.
Duke komentuar këtë arritje, Salvatore Gabriele Imperiale, Menaxher i Komunikimeve Korporative, u shpreh: “Arritja e shifrës së 20 milionë pasagjerëve në Shqipëri është shumë më tepër se një numër – është dëshmi e lidhjes së fortë që kemi ndërtuar me këtë vend. Vitet e fundit, Shqipëria është shndërruar në një nga tregjet më dinamike dhe strategjike në rrjetin tonë dhe ne do të vazhdojmë të investojmë në linja të reja, kapacitete shtesë dhe një përvojë udhëtimi gjithnjë e më të arritshme dhe moderne. Kjo arritje u dedikohet të gjithë pasagjerëve që na zgjedhin çdo ditë, njerëzve tanë të përkushtuar dhe të gjithë partnerëve që besojnë në rritjen e aviacionit shqiptar. Dhe ky është vetëm fillimi: Shqipëria do të fluturojë edhe më lart me ne. Let’s WIZZ, Albania!”
Piervittorio Farabbi, COO i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, shtoi: “Arritja e 20 milion pasagjerëve me Wizz Air në vetëm shtatë vite është një sukses i jashtëzakonshëm që e rendit Tiranën ndër bazat me rritjen më të shpejtë në të gjithë rrjetin e kompanisë. Ky moment pasqyron forcën e partneritetit tonë dhe përkushtimin e thellë të ekipeve tona për të përballuar çdo sfidë operacionale në mbështetje të zgjerimit të shpejtë të Wizz Air. Së bashku, kemi punuar pa u lodhur për të garantuar që infrastruktura, proceset dhe cilësia e shërbimit të aeroportit të zhvillohen në përputhje me kërkesat në rritje të linjës ajrore. Ndikimi i kësaj rritjeje shkon përtej aviacionit. Çdo linjë e re e ‘prezanton’ Shqipërinë ndaj botës – duke tërhequr turizëm, duke krijuar vende pune, duke stimuluar biznesin dhe duke forcuar zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit.”
Gjatë sezonit Dimër 2025, pritet që Wizz Air të transportojë deri në 2 milion pasagjerë, duke ruajtur pozicionin e saj udhëheqës si linja ajrore kryesore në vend.


Rreth WIZZ Air
WIZZ Air operon një flotë prej 249 aeroplanësh Airbus A320 dhe A321. Një ekip profesionistësh të përkushtuar ofrojnë shërbim superior dhe çmime shumë të ulëta, duke e bërë WIZZ Air zgjedhjen e preferuar të 62.8 milionë pasagjerëve në 2024. WIZZ Air është i listuar në London Stock Exchange nën simbolin WIZZ. Kompania është vlerësuar si një nga dhjetë linjat ajrore më të sigurta në botë nga airlineratings.com, dhe është shpallur ‘Airline of the Year’ nga Air Transport Awards në 2019 dhe 2023. WIZZ Air është nderuar gjithashtu si “Most Sustainable Low-Cost Airline” nga World Finance Sustainability Awards për periudhën 2021–2025, si dhe “EMEA’s Most Environmental Sustainability Airline Group of the Year” nga CAPA në 2024. Në 2025, Wizz Air u rendit e para në renditjen e emetimeve ndër linjat ajrore kryesore, sipas Cirium, falë punës së saj në uljen e intensitetit të emetimeve.
For more information:
Follow us on Instagram: @WIZZair
Follow us on Facebook: @WIZZair
Follow us on LinkedIn: @WIZZair
Follow us on X: @WIZZair
Shënime për redaktorët:
● Të gjitha fluturimet e WIZZ Air operohen me avionë Airbus A320 me 180 vende, Airbus A320neo me 186 vende, Airbus A321 me 230 vende dhe Airbus A321neo me 239 vende.
● Për fotografi falas të avionëve, ekuipazheve dhe bibliotekës së logove, ju lutemi vizitoni https://WIZZair.com/en-gb/information-and-services/about-us/press-office/.
● Për më shumë informacion rreth përpjekjeve të WIZZ Air për qëndrueshmëri, ju lutemi shihni Raportin Vjetor FY2025 nga faqja 179.













































































































