Ka përfunduar arratia për Besmir Përkolajn, i dyshuar për atentatin ndaj dy vëllezërve Marjan dhe Hot Doci, ngjarje e ndodhur në mars të vitit të kaluar në Shkodër. 26-vjeccari është arrestuar në kryeqytet disa orë më parë.
WebLajm, mëson se Përkolaj është arrestuar nga efektivët e komisariatit nr.2, pas marrjes së informacionit për një person që ishte duke lëvizuar me armë. Në momentin e ndalimit 26-vjeçari, i është prezantuar efektivëve me një mjet identifikimi të falsifikuar.
Por, blutë e kanë shoqëruar në komisariat, e pas verifikimeve ka rezultuar se kishin të bënin me nje shtetas të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë. Përveç kartës së identitetit te falsifikuar, Përkolajt i është gjendur edhe një patentë false e një armë zjarri pistoletë, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Pas arrrstimit blutë e komisariatit shkuan në banesën e tij për kontroll për të parë nëse ka apo jo sende të paligjshme. Pritet që në orët në vijim policia të dalë me njoftim zyrtar për rastin.