#AeDiniSe markat franceze prodhuan parfum enkas për Esat Pashën? Ky është publikimi i Arkivës së Shtetit dedikuar historisë së 104 viteve më parë.
Mes gamës së gjerë të aromave që prodhoheshin në Francë “Le Parfum D’Essad Pacha” i shtohej koleksionit të vitit 1919. Formula me aromën e bjeshkëve shqiptare ishte trashëguar nga paraardhësi i tij, Karl Topia. Fernand Nonza, komandanti i Shtabit të Forcave Aleate në Lindje, u njoh me kombinimin e këtyre esencave dhe bëri të mundur prodhimin në Francë të parfumit të dëshiruar nga Esat Pasha.

Më poshtë, paraqitet reklama e parfumit bashkë me historikun e tij.



Pasaporta e Esad, Esat Pashë Toptanit
Vendi i lindjes: Tiranë
Data e lindjes: 1863
Vrarë: 13 qershor 1920, Parisi, Francë
Postet e mëparshme: Kryeministër i Shqipërisë (1914–1916),