Nga sot nisim një fushatë ndryshe.Një fushatë që ka nevojë për të gjithë ne dhe mund të realizohet vetëm nëse bëhemi bashkë. Nuk ka nevojë për kohë, nuk ka nevojë për lekë, nuk ka nevojë për asgjë, ka nevojë vetëm për dëshirë, vullnet të mirë dhe shumë dashuri nga të gjithë. Mjafton që tapat e shisheve plastike të mos i hidhni, por t’i mblidhni dhe kur t’i bëni në një sasi të konsiderueshme më kontaktoni për dorëzimin. Qëllimi është shitja e tyre e më pas me to të mundësojmë proteza për ata që kanë gjymtyrët të amputuara si dhe karroca për ata që nuk ecin.
Është sfiduese, por unë jam i sigurt që do ia dalim 😍
#mblidhtapa #gjestshprese #bashke
Nga Osman Stafa