• Të fundit
  • Të gjitha

Njihuni me Taksat për pronën, Tirana në TopList! Fatura akt normativ, mund të mblidhet edhe nga privati. Taksim prona e parë e dytë, falas pronat fetare dhe Investitorët strategjik!

August 3, 2023

Kureshtje dhe Aludime / Kush është Ministri në hetim. WebLajm zbardh listën se kush u pyet nga SPAK

June 15, 2025
Përgjaket bregdeti JON, gomonia i pret gjymtyrët turistit Gjerman. Belgu thyen krahët me JetSki në Adriatik

Përgjaket bregdeti JON, gomonia i pret gjymtyrët turistit Gjerman. Belgu thyen krahët me JetSki në Adriatik

June 16, 2025
Aksidentoi 5 këmbësor dhe braktisi Foristradën / Arrestohet Bilja nga Kamza

Aksidentoi 5 këmbësor dhe braktisi Foristradën / Arrestohet Bilja nga Kamza

June 14, 2025
Pamjet e Ekstradimit nga Zimbabe/ Vjen me pranga Bosi i Inceneratorit Fier

Pamjet e Ekstradimit nga Zimbabe/ Vjen me pranga Bosi i Inceneratorit Fier

June 14, 2025
Vjedhje fondesh dhe punësime Nepotike, arrestohet ish kreu Stomatologëve

Vjedhje fondesh dhe punësime Nepotike, arrestohet ish kreu Stomatologëve

June 14, 2025
Firmos me Klik, Shqipëria integrohet me Europën përmes firmës digjitale dhe identifikimit elektronik

Firmos me Klik, Shqipëria integrohet me Europën përmes firmës digjitale dhe identifikimit elektronik

June 13, 2025
1 mil euro tender / Benet Beci në Gusht përballë gjyqit

1 mil euro tender / Benet Beci në Gusht përballë gjyqit

June 13, 2025
Miliona Euro Evazion, Tatimet zbulojnë mashtrimin e Fasonëve me sigurimet shoqërore. Hap e mbyll Nipte

Tatimet nisin kontrollin e pallateve për Apartamentet me qira në AirBnB / Booking, Por pa Nipt dhe spaguajnë taksa

June 13, 2025
Një nga 17 Ministrat e Qeverisë Rama në hetim nga SPAK / Dokumenti

Një nga 17 Ministrat e Qeverisë Rama në hetim nga SPAK / Dokumenti

June 12, 2025
Pas burgut Kastriot Ismailaj kërkon mbi 12 mil euro të konfiskuara dhe pafajsi / KUSHTETUESJA pranon të shqyrtojë ankimin

Pas burgut Kastriot Ismailaj kërkon mbi 12 mil euro të konfiskuara dhe pafajsi / KUSHTETUESJA pranon të shqyrtojë ankimin

June 11, 2025
Rikthehen përplasjet e Kryeministrit me Gjyqtarët / Shkak Pagat.  Reagon Kushtetuesja: Pushtetet të ndara

Rikthehen përplasjet e Kryeministrit me Gjyqtarët / Shkak Pagat. Reagon Kushtetuesja: Pushtetet të ndara

June 12, 2025
Skandali MikroKredive Dekani Dhori Kule paraqitet në SPAK / PAMJET

Skandali MikroKredive Dekani Dhori Kule paraqitet në SPAK / PAMJET

June 11, 2025
  • About
  • Privacy & Policy
  • Contact
Monday, June 16, 2025
WebLajm
  • Home
  • Aktualitet

    Kureshtje dhe Aludime / Kush është Ministri në hetim. WebLajm zbardh listën se kush u pyet nga SPAK

    Përgjaket bregdeti JON, gomonia i pret gjymtyrët turistit Gjerman. Belgu thyen krahët me JetSki në Adriatik

    Përgjaket bregdeti JON, gomonia i pret gjymtyrët turistit Gjerman. Belgu thyen krahët me JetSki në Adriatik

    Aksidentoi 5 këmbësor dhe braktisi Foristradën / Arrestohet Bilja nga Kamza

    Aksidentoi 5 këmbësor dhe braktisi Foristradën / Arrestohet Bilja nga Kamza

    Pamjet e Ekstradimit nga Zimbabe/ Vjen me pranga Bosi i Inceneratorit Fier

    Pamjet e Ekstradimit nga Zimbabe/ Vjen me pranga Bosi i Inceneratorit Fier

    Vjedhje fondesh dhe punësime Nepotike, arrestohet ish kreu Stomatologëve

    Vjedhje fondesh dhe punësime Nepotike, arrestohet ish kreu Stomatologëve

    1 mil euro tender / Benet Beci në Gusht përballë gjyqit

    1 mil euro tender / Benet Beci në Gusht përballë gjyqit

    Një nga 17 Ministrat e Qeverisë Rama në hetim nga SPAK / Dokumenti

    Një nga 17 Ministrat e Qeverisë Rama në hetim nga SPAK / Dokumenti

    Pas burgut Kastriot Ismailaj kërkon mbi 12 mil euro të konfiskuara dhe pafajsi / KUSHTETUESJA pranon të shqyrtojë ankimin

    Pas burgut Kastriot Ismailaj kërkon mbi 12 mil euro të konfiskuara dhe pafajsi / KUSHTETUESJA pranon të shqyrtojë ankimin

    Rikthehen përplasjet e Kryeministrit me Gjyqtarët / Shkak Pagat.  Reagon Kushtetuesja: Pushtetet të ndara

    Rikthehen përplasjet e Kryeministrit me Gjyqtarët / Shkak Pagat. Reagon Kushtetuesja: Pushtetet të ndara

  • Politikë
    selia e PD

    Kërkesë urgjente për KQZ-në/ Partia Demokratike nuk njeh rezultatin e votave të diasporës

    Luftë brenda partive për vota preferenciale/ Kandidatët kërkojnë nga KQZ pamjet filmike

    Luftë brenda partive për vota preferenciale/ Kandidatët kërkojnë nga KQZ pamjet filmike

    Sali Berisha refuzon të hap seancën e parë të Parlamentit 2025-2029. GJKKO kalon “partizanin” në gjykim / VENDIMI

    Sali Berisha refuzon të hap seancën e parë të Parlamentit 2025-2029. GJKKO kalon “partizanin” në gjykim / VENDIMI

    E gjithë Europa mblidhet sot në Tiranë për Komunitetin Politik, ja rrugët që do të “blindohen” / FOTO

    E gjithë Europa mblidhet sot në Tiranë për Komunitetin Politik, ja rrugët që do të “blindohen” / FOTO

    Shqipëria drejt zgjedhjeve të parakohshme / Tre dorëheqje për mandatin e deputetit

    Shqipëria drejt zgjedhjeve të parakohshme / Tre dorëheqje për mandatin e deputetit

    erion veliaj

    Veliaj për fitoren e 11 Majit: Faleminderit Tirana ime e dashur

    zgjedhjet shqiperi 2025

    Mediat gjermane: Sistemi klientelist i lyer mirë i Ramës, njëri shpjegim për suksesin zgjedhor

    19 mijë vota  emigrantësh të pavlefshme / DHL i ktheu pas

    19 mijë vota emigrantësh të pavlefshme / DHL i ktheu pas

    SPAK: Zegjinen ta hetojë Fieri / Vendimi për kandidaten e famshme në rrjetet sociale

    SPAK: Zegjinen ta hetojë Fieri / Vendimi për kandidaten e famshme në rrjetet sociale

  • CityNews

    Policia Bashkiake merr kontrollin e terrirtorit. WhatsUp i dedikuar për shkeljet rrugore: Denonco me foto/pamje dhe location 📞 +355 68 950 0030

    Kthyen “Air Albanian” në bar kafe, birrari e qofte. Policia Bashkiake heq zaptuesit

    Kthyen “Air Albanian” në bar kafe, birrari e qofte. Policia Bashkiake heq zaptuesit

    Krahu i djathtë i të Komanduarës në Bashkinë Tiranë / Kontrabandist cigaresh. SPAK i nxjerr masë sigurie por ai vijon firmos për….. VENDIMI I GJKKO

    PARKO SIPAS RREGULLAVE❗️ Në aksion edhe karroatreci i Policisë Bashkiake / Pamjet

    PARKO SIPAS RREGULLAVE❗️ Në aksion edhe karroatreci i Policisë Bashkiake / Pamjet

    Trotuare dhe Parkime të ZAPTUARA / Policia Bashkiake aksion masiv

    Trotuare dhe Parkime të ZAPTUARA / Policia Bashkiake aksion masiv

    “Fluturojnë” çmimet në Tiranë, apartamentet u shtrenjtuan me 41%

    Vijon operacioni “FSHESA” në Bashkinë e Tiranës / Hiqet drejtoresha dhe kryetarja e njësisë

    Veliaj mbi 100 ditë në qeli / E komanduara i heq edhe asistenten nga puna. Emrat e të Larguarve

    sheshi te bulevardi i ri

    FOTO / Ky është projekti i sheshit ceremonial në Bulevardin e Ri

    Një tjetër parkim nëntokësor në Tiranë / FOTO-Projekti

    Një tjetër parkim nëntokësor në Tiranë / FOTO-Projekti

  • Ekonomi
    Firmos me Klik, Shqipëria integrohet me Europën përmes firmës digjitale dhe identifikimit elektronik

    Firmos me Klik, Shqipëria integrohet me Europën përmes firmës digjitale dhe identifikimit elektronik

    Miliona Euro Evazion, Tatimet zbulojnë mashtrimin e Fasonëve me sigurimet shoqërore. Hap e mbyll Nipte

    Tatimet nisin kontrollin e pallateve për Apartamentet me qira në AirBnB / Booking, Por pa Nipt dhe spaguajnë taksa

    Shteti jep me Qira “Vollgën” me 5.500 euro/muaj. Kati i dytë në Durrës mbi Adriatik i konfiksuar nga SPAK

    Shteti jep me Qira “Vollgën” me 5.500 euro/muaj. Kati i dytë në Durrës mbi Adriatik i konfiksuar nga SPAK

    POSÍ, ka edhe për Ty!

    POSÍ, ka edhe për Ty!

    Shqipëria mund të bëhet qendër rajonale për blockchain – Binance vlerëson potencialin e lartë në Ballkan

    Shqipëria mund të bëhet qendër rajonale për blockchain – Binance vlerëson potencialin e lartë në Ballkan

    Vera në Tiranë më e shtrenjtë se në Spanjë / Itali apo Francë

    Vera në Tiranë më e shtrenjtë se në Spanjë / Itali apo Francë

    EZ5 Energy vendos standardin në Shqipëri: Magnelis® në zemër të strukturave diellore cilësore / PAMJET

    EZ5 Energy vendos standardin në Shqipëri: Magnelis® në zemër të strukturave diellore cilësore / PAMJET

    Të pa punë me makina luksi / Tatimet nisin kontrollet në terren, 400 mjete drejt sekuestros

    Të pa punë me makina luksi / Tatimet nisin kontrollet në terren, 400 mjete drejt sekuestros

    Zyrat e Këmbimit Valutor në sitën e pastrimit të parave / mbi 1000 euro thyerje vetëm me bankë, aksionerët të kontrolluar

  • Sport
    Rey Manaj “mërzit” Prokurorinë e Posaçme

    Rey Manaj “mërzit” Prokurorinë e Posaçme

    Ndeshja Shqipëri-Serbi, nis bllokimi i rrugëve. Hyrja në stadium 150 min përpara / Policia në Alert

    Ndeshja Shqipëri-Serbi, nis bllokimi i rrugëve. Hyrja në stadium 150 min përpara / Policia në Alert

    Shqipëria dhe Serbia bëhen bashkë për të organizuar finalet Euro 2027 për U-21

    Ekskluzive / Pas “Qemal Stafës” dhe “Dinamos”, drejt stadiumit me kullë Korça, Durrësi dhe Vlora

    Shqipëri-Serbi në treg të zi deri 1000 euro / Nisin arrestimet

    Shqipëri-Serbi në treg të zi deri 1000 euro / Nisin arrestimet

    Hapet procesi për të blerë bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ja ku mund të aplikoni

    Hapet procesi për të blerë bileta për ndeshjen Shqipëri-Serbi, ja ku mund të aplikoni

    Sot etapa e 2 e Giro d’Italia, këto janë rrugët që bllokohen

    Sot etapa e 2 e Giro d’Italia, këto janë rrugët që bllokohen

    ‘Giro d’Italia’ për herë të parë në Shqipëri, ja si ndryshon qarkullimi i automjeteve në kryeqytet

    Ekskluzive / lista me 38 rrugët që bllokohen për Giro d’Italia, oraret nga 5 mëngjes deri 11 në darkë. 3 Etapat Durrës – Tiranë – Vlorë

    shorti final4 superliga

    Përcaktohet kalendari i ndeshjeve të fazës “Final 4”

    Sporti, Ura lidhëse e Shqipërisë me BE / Endri Hoxha në krye të….

    Sporti, Ura lidhëse e Shqipërisë me BE / Endri Hoxha në krye të….

  • Foto Lajm
    Hajdutët hapin tunel nga muri, grabisin bizhuteri me vlerë 10 mln Dollarë

    Hajdutët hapin tunel nga muri, grabisin bizhuteri me vlerë 10 mln Dollarë

    Raundi i 2 i kualifikueseve të EURO U-17/ Shqipëria nesër sfidon Azarbajxhanin në Elbasan Arena

    Raundi i 2 i kualifikueseve të EURO U-17/ Shqipëria nesër sfidon Azarbajxhanin në Elbasan Arena

    Mbyllet afati, ja sa emigrantë janë regjistruar për të votuar më 11 Maj

    Mbyllet afati, ja sa emigrantë janë regjistruar për të votuar më 11 Maj

    Ish-kryeministri Berisha në SPAK, i paraqitet akuza zyrtare bashkë me dhëndrin e tij

    Ish-kryeministri Berisha në SPAK, i paraqitet akuza zyrtare bashkë me dhëndrin e tij

    WebLajm zbardh vendimin e SPAK / U pushua padia e Olsi Ramës: pasi Gazment Bardhi ska bërë kurrë kallëzim, por deklaratë / DOKUMENTI

    WebLajm zbardh vendimin e SPAK / U pushua padia e Olsi Ramës: pasi Gazment Bardhi ska bërë kurrë kallëzim, por deklaratë / DOKUMENTI

    “RENEA, duart lart”, zbulohet baza e armatimeve në Babicë. Policia e Vlorës godet grupin kriminal e mbushi me snajper dhe… (Video)

    “RENEA, duart lart”, zbulohet baza e armatimeve në Babicë. Policia e Vlorës godet grupin kriminal e mbushi me snajper dhe… (Video)

    Parkimi i Gabuar dhe Gjoba e Policisë, Zbuluan lidhjen e Ilir Beqaj me pasurinë e dyshuar të fshehur. Dosja

    Parkimi i Gabuar dhe Gjoba e Policisë, Zbuluan lidhjen e Ilir Beqaj me pasurinë e dyshuar të fshehur. Dosja

    Vrasja në Fier, sfumon operacionin ndaj Bixhozit. Kamerat filmojnë atentatin

    Beleri mbetet në qeli, ja vendimi i Gjykatës së Lartë. Himara drejt zgjedhjeve të parakohëshme

    Beleri mbetet në qeli, ja vendimi i Gjykatës së Lartë. Himara drejt zgjedhjeve të parakohëshme

  • Opinion
    Flamur Noka

    ROLI I MEDIAS AI ËSHTË “VK” – Vështrim Kritik

    Benzi i Përdorur nga Lulzim Basha dhe Gazmend Bardhi me 17 gjoba të papaguara! Do e bllokoj policia rrugore?

    GAZI I ANKOHET PRESIDENTIT BEGAJ. POR VOTON SI RUSMALI❗️

    SI SHKELET LIGJI NGA ANËTARËT E KPA, LOJË ME AFATET❗️

    SI SHKELET LIGJI NGA ANËTARËT E KPA, LOJË ME AFATET❗️

    Përdorimi i aseteve publike dhe administratës në FUSHATË! KQZ bllokon aktivitetet e 2 Ministrive dhe 5 Bashkive. Kryesojnë Lushnja, Cerriku, Gjirokastra, Korça

    Për kë do të votoj ?

    Lobimi i një Populli pro Amerikan, a janë shumë 6 mil $❗️

    Lobimi i një Populli pro Amerikan, a janë shumë 6 mil $❗️

    Çfarë mbaj mend nga fushata zgjedhore 2025?

    Çfarë mbaj mend nga fushata zgjedhore 2025?

  • Sondazh
  • Kerko Gjej
    Home

    Bëhu pjesë e kompanisë EUROELEKTRA, Njihu me mundësitë e Punësimit

    Zgjidh makinën që të përshtatet me Credins Leasing

    Zgjidh makinën që të përshtatet me Credins Leasing

    Credins Bank, Pranë Pushuesve në çdo qytet / Pamjet

    Credins Bank, Pranë Pushuesve në çdo qytet / Pamjet

    Me Credins Mastercard, bëji udhëtimet e tua me unike!

    Me Credins Mastercard, bëji udhëtimet e tua me unike!

    Shijo çdo ditë me Mastercard Albania, Paguani Shpejt dhe Sigurt, Përfitoni më shumë nga CredinsBank

    Shijo çdo ditë me Mastercard Albania, Paguani Shpejt dhe Sigurt, Përfitoni më shumë nga CredinsBank

    Qendra e vetme tregtare ne rivierën shqiptare. 20 njësi tregtimi dhe shërbimesh

    Galeria by TEG, një qendër tregtare me pamje nga deti Jon! Në shërbim të turistëve e banorëve

    Bëhu pjesë e “VitalPharma”, rrugëto drejt Suksesit

    20 vite në shërbim të klientëve, Astrit Korra me “Servis Genti” marrin titullin Mjeshtër

    20 vite në shërbim të klientëve, Astrit Korra me “Servis Genti” marrin titullin Mjeshtër

    GeniusLAB është në kërkim të një korrieri me kohë të plotë! A jeni gati të bëheni pjesë e ekipit tonë?

    GeniusLAB është në kërkim të një korrieri me kohë të plotë! A jeni gati të bëheni pjesë e ekipit tonë?

  • Social News
    Shqiptarët Adidas, Nike, D&G False / Policia zbulon fasonerin “5 yje”. PAMJET

    Shqiptarët Adidas, Nike, D&G False / Policia zbulon fasonerin “5 yje”. PAMJET

    “Pema Këngëtare” Botimi i Fshatit Sos në mbështetje të fëmijëve

    “Pema Këngëtare” Botimi i Fshatit Sos në mbështetje të fëmijëve

    Njihuni me dy aplikacionet që përdorin më shumë shqiptarët

    Njihuni me dy aplikacionet që përdorin më shumë shqiptarët

    KUJDES! 4 ditë rrugë të Bllokuara, oraret dhe akset  ku kalojnë Çiklistat

    KUJDES! 4 ditë rrugë të Bllokuara, oraret dhe akset ku kalojnë Çiklistat

    SHËNGJINI qyteti Turistik që nderoi Presidentin Amerikan, 100 vite më parë quhej “WILLSON” / PAMJET

    SHËNGJINI qyteti Turistik që nderoi Presidentin Amerikan, 100 vite më parë quhej “WILLSON” / PAMJET

    filologjiku

    Në Shqipëri po zhduken mësuesit, gazetarët dhe artistët

    Shqipëria kalon në finalen e Eurovisionit me “Zjerm”

    Shqipëria kalon në finalen e Eurovisionit me “Zjerm”

    Zgjidhet Papa i ri, amerikani i parë në historinë e Vatikanit

    Njihuni me Profilin e Papës së ri / Nga Çikago SHBA në krye të Vatikanit. I diplomuar për matematikë e filozofi

    rihanna shtatzene per here te trete

    Rihanna i habit të gjithë, shfaqet në Met Gala me barkun e rrumbullakosur në pritje të…

  • Info Utilitare
    KUJDES!!! MOS HUMB FLUTURIMIN / LEXO NJOFTIMIN e TIA-s. Më 15-16 maj zyrtarët e BE-së në Tiranë, bllokohen rrugët

    KUJDES!!! MOS HUMB FLUTURIMIN / LEXO NJOFTIMIN e TIA-s. Më 15-16 maj zyrtarët e BE-së në Tiranë, bllokohen rrugët

    Visa & Credins bank një tjetër bashkëpunim strategjik! Jepi gaz dhe bëhu pjesë e …….

    Visa & Credins bank një tjetër bashkëpunim strategjik! Jepi gaz dhe bëhu pjesë e …….

    Formula e Suksesit për biznesin tënd me POS nga Credins Bank

    Formula e Suksesit për biznesin tënd me POS nga Credins Bank

    Komitetit Disiplinor i përfundon mandati, “Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë” hap garën, ftesë avokatëve për kandidim

    Njihuni me rregullat, Datën dhe Vendin ku do të zhvillohet provimi i Avokatisë / Njoftimi i rëndësishën nga DHASH

    Pallati i Kongreseve mirëpret “Medical & Beauty Fair” më 11-13 Prill

    Pallati i Kongreseve mirëpret “Medical & Beauty Fair” më 11-13 Prill

    Në Credins Bank / Gjithmonë ka një zgjidhje për të plotësuar çdo dëshirë!

    Në Credins Bank / Gjithmonë ka një zgjidhje për të plotësuar çdo dëshirë!

    Ëndërron të drejtosh Avionin? Akademia e Pilotëve rikthehet në shkurt 2025 / Regjistrohu në…

    Ëndërron të drejtosh Avionin? Akademia e Pilotëve rikthehet në shkurt 2025 / Regjistrohu në…

    Jetoje jetën si një aventurë me Paketën e Rinisë!

    Jetoje jetën si një aventurë me Paketën e Rinisë!

    Mercedez Benz Albania merr çertifikimin e rëndësishëm ndërkombëtar

    Mercedez Benz Albania merr çertifikimin e rëndësishëm ndërkombëtar

Nuk rezulton
Shiko të gjitha rezultatet
WebLajm
Nuk rezulton
Shiko të gjitha rezultatet
Home Ekonomi

Njihuni me Taksat për pronën, Tirana në TopList! Fatura akt normativ, mund të mblidhet edhe nga privati. Taksim prona e parë e dytë, falas pronat fetare dhe Investitorët strategjik!

by WebLajm
August 3, 2023
in Ekonomi
A A
0
104
SHARES
296
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pas rifreskimit të hartës së çmimeve e cila ka sjell rritje të konsiderueshme të çmimit të pronës për disa zona në kryeqytet, qeveria ka përgatitur ligjin e ri të taksave për pronësin.

WebLajm ka siguruar një kopje të këtij drafti, ku rezulton se fatura për taksaën e pronës qoftë dyqan, shtëpi, tokë, në pronësi apo me qira është titull ekzekutiv.

Ajo parashikohet të paguhet në dy këste në qershor dhe shtator, ndërsa Tirana konsiderojhet zona 1 me vlerat më të larta.

Cilido që refuzon të paguaj taksën sdo të marrë asnjë shërbim nga pushteti lokal dhe taksa do të vilet duke përdorur edhe forcën sipas parashikimeve ligjore thotë projektligji.

Ky draft parashikon edhe taksimin për pronën e parë, të dytë apo të tretë edhe pse proant mund të jenë në bashki të ndryshme nga njëra tjetra si dhe mundësin e vjelies së saj nga privati për llogari të pushtetit lokal.

Cilët janë subjketet që taksën e pronës e kanë zero?

Neni 10 i këtij projektligji thotë:

1. Përjashtohen nga taksa e pasurisë, pasuritë e mëposhtme:

a) Pronat shtetërore;

b) Pronat fetare;

c) Ndërtesat e papërfunduara, që në 30 nëntor të vitit, para vitit tatimor, janë duke u ndërtuar në përputhje dhe brenda afatit të ndërtimit të përcaktuar në lejen e ndërtimit;

ç) Strukturat akomoduese, “Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit, që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”;

d) Njësitë rezidenciale të ndërtesave që shfrytëzohen nga qiramarrësi me qira të paliberalizuara;

dh) Njësitë rezidenciale të ndërtesave në pronësi ose posedim të kryefamiljarëve, të deklaruara si vendbanim, kur këta të fundit trajtohen me ndihmë ekonomike;

e) Njësitë rezidenciale të ndërtesave, të deklaruara si vendbanim, në pronësi ose posedim të kryefamiljarëve që përfitojnë vetëm pension pleqërie, pension invaliditeti apo pension social, kur familja e tyre përbëhet vetëm nga pensionistë, ose dhe me persona në ngarkim të tyre, që janë të paaftë për punë;

ë) Banesat sociale në pronësinë e pushtetit vendor dhe njësitë e ndërtesave që në bazë të marrëveshjeve me Bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale; dhe

f) Njësitë e ndërtesave që janë pasuri kulturore nën mbrojtje të përkohshme ose të përhershme, për kohën në të cilën deklarohet mbrojtja, sipas legjislacionit në fuqi për monumentet e kulturës dhe/ose trashëgiminë kulturore dhe që përdoren vetëm për qëllime jofitimprurëse.

2. Si përjashtim ndaj pikës 1, shkronja “a” e këtij neni, përjashtimi nga taksa e pasurisë nuk zbatohet për:

a) Pronat shtetërore që janë dhënë me qira, enfiteozë ose përmes ndonjë forme tjetër përdorimi, te personat privatë; dhe

b) Parcelat në pronësinë e shtetit, ku janë ndërtuar një apo më shumë njësi të ndërtesave pa leje ose të legalizuara, nga posedues ose pronarë të tjerë të ndryshëm nga pronarët e parcelave.

3. Në rastet e parashikuara në pikën 2 të këtij neni, pasuritë e paluajtshme klasifikohen në kategori të tjera të vlerave dhe pronave, në përputhje me rregullat që përcaktohen në metodologjinë që miraton Këshilli i Ministrave, në zbatim të nenit 18, pika 5, të këtij ligji.

LIgji i Plotë

REPUBLIKAE SHQIPËRISË

KUVENDI

P R O J E K T L I GJ

Nr.________/2023

PËR

TAKSËN MBI PASURINË E PALUAJTSHME

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, 113, pika 1, shkronja “ç”, 155 dhe 157, pika 3 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave:

KUVENDI I

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

Neni 1

Objekti

Ky ligj ka për objekt përcaktimin e:

1. Rregullave dhe procedurave themelore për administrimin e taksës mbi pasurinë e paluajtshme, të bazuar në vlerën e tregut të pasurisë së paluajtshme (këtu e më tej taksa e pasurisë);

2. Rregullave dhe procedurave themelore për administrimin, për një periudhë kalimtare, të taksës mbi ndërtesën të bazuar në vlerë, si dhe taksave mbi tokën bujqësore dhe truallin, të bazuara në sipërfaqen e pasurive të paluajtshme;

3. Autoriteteve përgjegjëse për administrimin e taksave të sipërpërmendura dhe vlerësimin e pasurive të paluajtshme.

 

Neni 2

Qëllimi

 

Qëllimi i këtij ligji është krijimi i një sistemi të drejtë, modern, funksional, transparent dhe të qëndrueshëm për taksimin e pasurive të paluajtshme.

 

Neni 3

Përkufizime

Për qëllimin e interpretimit dhe zbatimit të këtij ligji, termat e përcaktuara në vijim kanë kuptimin e treguar më poshtë:

1. “Akt administrativ”, është fatura e taksës së pasurisë dhe çdo akt tjetër administrativ që është gjeneruar apo nxjerrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë ose Bashkia, për zbatimin e legjislacionit mbi taksën e pasurisë;

2. “Autoritet publik”, është çdo person, organ, autoritet ose agjenci publike i/e cili/a në përputhje me legjislacionin në fuqi në Republikën e Shqipërisë ushtron funksione publike ekzekutive, rregullative, administrative, gjyqësore, ose funksione të tjera me karakter publik, përfshirë shoqëritë tregtare ku shteti zotëron shumicën e aksioneve;

3. “Bashkë-posedim”, është posedimi, nga 2 (dy) apo më shumë persona, i një pasurie të paluajtshme, në pjesë të caktuara. Nëse pjesët e bashkë-poseduesve janë të pacaktuara, atëherë prezumohet se janë të barabarta;

4. “Bashkëpronësi”, është e drejta e pronësisë mbi një pasuri të paluajtshme, që i përket 2 (dy) apo më shumë personave, në pjesë të caktuara. Nëse pjesët e bashkëpronarëve janë të pacaktuara, atëherë prezumohet se janë të barabarta;

5. “Çmim referues”, është vlera për metër katror e pasurive të paluajtshme që i përkasin të njëjtës kategori vlere, në një zonë vlere të caktuar;

6. “Debitor”, është personi i cili ka detyrime të papaguara tatimore;

7. “Detyrime tatimore”, është shuma totale e detyrimeve e cila përfshin, nëse është aplikueshme, taksën, gjobën dhe kamatëvonesën;

8. “Detyrime të papaguara tatimore”, është çdo shumë e papaguar detyrimi që përfshin taksën dhe gjobën e papaguar në kohë, si dhe kamatëvonesën dhe çdo gjobë tjetër që rrjedh nga mos pagesa në kohë e taksës;

9. “Dokument pronësie”, është çdo dokument ligjor i shkruar i cili i kalon apo i jep të drejtën e pronësisë mbi një pasuri të paluajtshme të caktuar, një personi të caktuar;

10. “Faktor vlere”, është një karakteristikë e pasurisë së paluajtshme që merret parasysh gjatë vlerësimit të saj;

11. “Faturë e taksës së pasurisë”, është akti administrativ i gjeneruar nga Bashkia, për të njoftuar taksapaguesin, mbi përgjegjësinë e pagesës së detyrimeve tatimore të përcaktuara në të;

12. “Individ”, është çdo individ, që është shtetas i Republikës së Shqipërisë, shtetas i një shteti të huaj, ose person pa shtetësi;

13. “Kadastër Fiskale”, është baza qendrore e të dhënave shtetërore, ku mbahen në formë elektronike, të dhënat e nevojshme për administrimin e taksës së pasurisë;

14. “Kategori prone”, është një kategori e cila përfshin pasuri të paluajtshme, të klasifikuara dhe grupuara bashkë, për të përcaktuar shkallën e taksës që zbatohet dhe përjashtimet nga taksa;

15. “Kategori vlere”, është një kategori, e cila përfshin pasuri të paluajtshme që shfrytëzohen në mënyrë të ngjashme, të klasifikuara dhe grupuara bashkë, me qëllim përcaktimin e vlerave të tyre të vlerësuara;

16. “Ndërtesë”, është një objekt, me një ose më shumë njësi, i ndërtuar mbi dhe/ose nën sipërfaqen e tokës dhe i lidhur në mënyrë të qëndrueshme dhe të vazhdueshme (trupëzuar) me tokën, pa përshirë, objektet e përkohshme dhe ato që instalohen për nevoja të çastit, pa themele, me materiale të çmontueshme, pa struktura beton-armeje, blloqe betoni ose muraturë dhe që hiqen në çdo rast, pa përpjekje ose shpenzime të mëdha ekonomike;

17. “Ndërtesë e papërfunduar”, është një njësi ndërtese me ose pa leje ndërtimi, që nuk ka përfunduar;

18. “Njësi ndërtese”, është një ndërtesë ose një pjesë e veçuar e një ndërtese, që është fizikisht dhe/ose ligjërisht e ndarë nga ndërtesa të tjera ose pjesë të ndërtesës, shfrytëzohet për një qëllim të vetëm dhe zakonisht ka derën e saj hyrëse;

19. “Parcelë”, është një pjesë e sipërfaqes së tokës, me sipërfaqe dhe vendndodhje të përcaktuar, e cila ndodhet brenda një zone kadastrale;

20. “Person”, është individi, personi fizik ose personi juridik;

21. “Person fizik”, është çdo individ i regjistruar në Regjistrin Tregtar, që ushtron apo kërkon të ushtrojë një aktivitet tregtar të pavarur sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për tregtarët dhe shoqëritë tregtare;

22. “Person juridik”, është çdo entitet publik ose privat, institucion, ndërmarrje shtetërore, shoqatë, fondacion, qendër, shoqëri ose entitet tjetër që ka statusin e një personi juridik, sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë;

23. “Posedues”, është personi i cili nuk është pronari ose zhvilluesi i pasurisë së paluajtshme, por ushtron pushtetin faktik mbi pasurinë e paluajtshme, për të cilën ai nuk ka dokument pronësie ose leje ndërtimi, dhe e shfrytëzon, mban ose zhvillon atë, duke vepruar apo duke u sjellë si të ishte pronari ose zhvilluesi i saj;

24. “Pronar”, është personi i cili është titullari i dokumentit të pronësisë, për një pasuri të paluajtshme të caktuar;

25. “Pasuri e paluajtshme”, është çdo parcelë ose njësi ndërtese;

26. “Pronë bujqësore – blegtorale”, është çdo pasuri e paluajtshme, që shfrytëzohet apo është planifikuar të shfrytëzohet për qëllime bujqësore ose blegtorale, përfshirë, por duke mos u kufizuar te, arat, pemëtoret, vreshtat, ullishtat, kullotat, livadhet, stallat dhe pasuritë e paluajtshme që shfrytëzohen apo janë planifikuar të shfrytëzohen për veprimtari mbështetëse si, mbledhja, magazinimi dhe konservimi i mallrave bujqësore dhe blegtorale;

27. “Pronë fetare”, është çdo pasuri e paluajtshme, që është në pronësinë apo që po zhvillohet nga komunitet fetare dhe që mbahet, shfrytëzohet apo është planifikuar të shfrytëzohet, vetëm për qëllime të ushtrimit të besimit fetar, si, xhamitë, kishat, teqetë dhe çdo objekt tjetër kulti, përfshirë parcelat ku janë ndërtuar këto objekte kulti;

28. “Pronë industriale”, është çdo pasuri e paluajtshme, që shfrytëzohet apo është planifikuar të shfrytëzohet për veprimtari industriale si, nxjerrja e mineraleve, zhavorrit, gurit, hidrokarbureve apo prodhimi, magazinimi dhe përpunimi i mallrave, duke përfshirë, por duke mos u kufizuar te, fabrikat, centralet e energjisë, punishtet, ndërtesat e përpunimit ushqimor dhe parcelat ku janë ndërtuar;

29. “Pronë pyjore”, është çdo parcelë që është pjesë e fondit pyjor, në bazë të parashikimeve të legjislacionit në fuqi për pyjet;

30. “Pronë rezidenciale”, është çdo pasuri e paluajtshme, e cila shfrytëzohet apo është planifikuar të shfrytëzohet për nevojat e personave për banim, përfshirë, por duke mos u kufizuar te, shtëpitë, apartamentet, oborret, garazhet, apo vendet e hapura dhe të mbyllura të parkimit;

31. “Pronë shtetërore”, është çdo:

a) Pasuri e paluajtshme, në pronësinë e pushtetit qendror ose vendor, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për pronat e paluajtshme të shtetit;

b) Pasuri e paluajtshme në posedimin e pushtetit qendror ose vendor,  si dhe çdo pasuri e paluajtshme që është duke u ndërtuar në emër dhe për llogari të tyre;

c) Pasuri e paluajtshme, në pronësinë e pushtetit qendror e transferuar përmes një vendimi të Këshillit të Ministrave nën administrimin e shoqërive dhe ndërmarrjeve shtetërore. 

32. “Pronë tregtare ”, është çdo pasuri e paluajtshme, që shfrytëzohet apo është planifikuar të shfrytëzohet për qëllime biznesi, si çdo qëllim tregtar, shitjeje me pakicë dhe/ose me shumicë, ofrimi mallrash dhe shërbimesh, magazinimi mallrash, apo ndonjë qëllim tjetër tregtar. Kategoria e pronave tregtare përfshin edhe çdo pasuri të paluajtshme që shfrytëzohet apo është planifikuar të shfrytëzohet, për veprimtarinë e një organizate jo fitimprurëse.

33. “Regjistër Kadastral”, është regjistri kadastral sipas kuptimit të dhënë në legjislacionin në fuqi për Agjencinë Shtetërorë të Kadastrës;

34. “Sistem informatik i kadastrës fiskale”, është softueri ose grupi i programeve kompjuterike që i mundëson përdoruesve të autorizuar të përdorin funksionalitete të ndryshme, me qëllim regjistrimin, përditësimin dhe përpunimin e të dhënave në Kadastrën Fiskale;

35. “Vit tatimor”, është viti kalendarik kur vendoset taksa;

36. “Vlerë e taksueshme”, është vlera e vlerësuar e pasurisë së paluajtshme ose vlera e saj, pas një zbritje nga vlera e saj e vlerësuar, për rastet e parashikuara në këtë ligj;

37. “Vlerë e vlerësuar”, është vlera e vlerësuar e tregut e një pasurie të paluajtshme, që përcaktohet në përputhje me nenin 18 të këtij ligji;

38. “Vlerë e tregut”, është shuma e vlerësuar, për të cilën një pasuri e paluajtshme do të tjetërsohej në një datë të caktuar, mes një shitësi dhe blerësi të vullnetshëm, që veprojnë në mënyrë të pavarur dhe nuk kanë lidhje me njëri tjetrin, pasi të jetë marrë informacioni i duhur për pasurinë e paluajtshme dhe secila nga të dyja palët të ketë vepruar në mënyrë të ndershme, të vetëdijshme, me maturi dhe pa ndonjë detyrim;

39. “Zonë e vlerës”, është një zonë e caktuar gjeografike, ku pasuri të paluajtshme të krahasueshme të të njëjtit lloj, kanë vlerë tregu të përafërt për metër katror;

40. “Zhvillues”, është personi në emër të të cilit është lëshuar leja e ndërtimit, sipas legjislacionit në fuqi për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.

Neni 4

 Taksa e pasurisë dhe të ardhurat nga taksa e pasurisë

1. Taksa e pasurisë është taksë vendore, vjetore.

2. Taksa e pasurisë llogaritet si shumëzim i vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme me shkallën e zbatueshme të taksës.

3. Të ardhurat e mbledhura nga taksa e pasurisë derdhen për llogari të Bashkisë, në territorin e së cilës ndodhet pasuria e paluajtshme dhe përdoren nga Bashkia në përputhje me legjislacionin në fuqi për financat e vetëqeverisjes vendore.

Neni 5

Pasuritë e paluajtshme që ndodhen në territorin e më shumë se një Bashkie

Në rast se pasuria e paluajtshme shtrihet në territorin e më shumë se një Bashkie, secila Bashki e trajton pjesën e pasurisë së paluajtshme që shtrihet në territorin e saj si pasuri me vete për qëllimet e zbatimit të këtij ligji.

KREU II

 RREGULLA TË PËRGJITHSHME MBI TAKSËN E PASURISË

 

Neni 6

Objekti i taksës

1. Taksa e pasurisë vendoset mbi të gjithë pasuritë e paluajtshme, të cilat ndodhen në territorin e Republikës së Shqipërisë, pavarësisht nga niveli i shfrytëzimit të pasurive të paluajtshme.

2. Taksa e pasurisë nuk vendoset mbi pasuritë e paluajtshme të cilat përjashtohen nga taksa në përputhje me nenin 10 të këtij ligji.

 

Neni 7

Baza e taksës

1. Baza e taksës së pasurisë është vlera e taksueshme e pasurisë së paluajtshme.

2. Vlera e taksueshme e një parcele në dy vitet e para tatimore, duke filluar nga viti i vendosjes së taksës së pasurisë mbi parcelat, është vlera e saj pas zbritjes nga vlera e saj e vlerësuar, në përputhje me nenin 32 të këtij ligji. Vlera e taksueshme e një parcele në vitet vijuese tatimore është vlera e saj e vlerësuar.          

3. Vlera e taksueshme e njësisë së ndërtesës është vlera e saj e vlerësuar ose vlera e saj pas një zbritje të mundshme nga vlera e saj e vlerësuar, në përputhje me nenin 8 të këtij ligji.

4. Për secilin vit tatimor, vlera e vlerësuar e pasurisë së paluajtshme, është vlera e saj e fundit.

5. Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë merr parasysh faktorët e vlerës së pasurisë së paluajtshme, më 30 nëntor të vitit para vitit tatimor, për të përcaktuar vlerën e vlerësuar të pasurisë së paluajtshme.

6. Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë përcakton vlerën e taksueshme të pasurisë së paluajtshme, më 31 dhjetor të vitit para vitit tatimor.

Neni 8

 Zbritja për banesën e parë

1. Zbritja për banesën e parë zbatohet për banesën e parë të individit. Zbritja është e barabartë me 50% (pesëdhjetë përqind) të vlerës së vlerësuar të banesës së parë, por në çdo rast, jo më shumë se pragu maksimal i zbritjes i përcaktuar në shtojcën 1 të këtij ligji apo pragu maksimal i vendosur nga Këshilli Bashkiak në përputhje me pikën 4 të këtij neni.

2. Bashkëpronari ose bashkë-poseduesi i një njësie ndërtese që shërben si banesë e parë, ka të drejtën e zbritjes për banesën e parë, në proporcion me pjesën e tij të caktuar.

3. Individi i cili ka në pronësi apo posedim, 2 (dy) ose më shumë njësi rezidenciale, ka të drejtën e zbritjes për banesën e parë, për vetëm një prej këtyre njësive të ndërtesave, pa marrë parasysh faktin që njësitë e ndërtesave mund të ndodhen në Bashki të ndryshme.

4. Këshilli Bashkiak mund të rrisë deri në 20 % (njëzetë përqind), përmes një vendimi të arsyetuar, pragun maksimal të zbritjes së përcaktuar në shtojcën 1 të këtij ligji. Vendimi miratohet jo më vonë se data 30 nëntor e vitit para vitit tatimor dhe i dërgohet Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë, brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga dita e miratimit të tij.

5. Rregullat dhe procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij neni përcaktohen në rregulloren që miraton Këshilli i Ministrave, në zbatim të nenit­­­­­­­­­ 15 të këtij ligji.

 

Neni 9

                                                      Taksapaguesi

1. Taksapaguesi është pronari i pasurisë së paluajtshme.

2. Nëse pronari i parcelës nuk e shfrytëzon parcelën e tij, për shkak se ajo parcelë është zënë, nga një apo më shumë njësi të ndërtesave pa leje ose të legalizuara, taksapaguesi/t për parcelën, është/janë poseduesi/poseduesit ose pronari/pronarët e njësive të ndërtesave. Një përcaktim i tillë nuk i jep asnjë të drejtë pronësie mbi parcelën, pronarëve ose poseduesve të njësive të ndërtesave.

3. Nëse pasuria e paluajtshme nuk është e pajisur me dokument pronësie, taksapaguesi është poseduesi i pasurisë së paluajtshme. Një përcaktim i tillë nuk i jep asnjë të drejtë pronësie mbi pasurinë e paluajtshme, poseduesit.

4. Nëse njësia e ndërtesës nuk ka përfunduar dhe është duke u ndërtuar mbi bazën e një leje ndërtimi, taksapaguesi është zhvilluesi i njësisë së ndërtesës. Kur njësia e ndërtesës nuk ka përfunduar dhe për të nuk disponohet leje ndërtimi, taksapaguesi është poseduesi i njësisë së ndërtesës. Një përcaktim i tillë nuk i jep asnjë të drejtë pronësie mbi njësinë e ndërtesës, poseduesit.

5. Në përputhje me kushtet e përcaktuara në pikat 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni, përgjegjësia për pagesën e taksës së plotë vjetore të pasurisë, për një vit tatimor të caktuar, i përket personit që është pronari, zhvilluesi ose poseduesi i pasurisë së paluajtshme në 30 nëntor të vitit paraardhës.

6. Kur pasuria e paluajtshme është në bashkëpronësi ose bashkë-posedim, të dy ose më shumë personave, apo është duke u zhvilluar nga dy apo më shumë zhvillues, përgjegjës për pagesën e detyrimeve tatimore, është secili nga këta persona, në proporcion me pjesën e tyre të caktuar. Nëse pjesët janë të pacaktuara, atëherë prezumohet se janë të barabarta. Taksapaguesit janë individualisht përgjegjës për pagesën e detyrimeve tatimore.

7. Si përjashtim ndaj pikës 1 të këtij neni, personi përgjegjës për pagesën e detyrimeve tatimore për rastet e parashikuara në nenin 10, pika 2, shkronja “a”, të këtij ligji, është personi privat që përdor pasurinë e paluajtshme. Përcaktimi i përgjegjësisë tatimore bëhet në përputhje me   rregullat e përcaktuara në pikat 5 dhe 6 të këtij neni.

 

Neni 10

Përjashtimet

1. Përjashtohen nga taksa e pasurisë, pasuritë e mëposhtme:

a) Pronat shtetërore;

b) Pronat fetare;

c) Ndërtesat e papërfunduara, që në 30 nëntor të vitit, para vitit tatimor, janë duke u ndërtuar në përputhje dhe brenda afatit të ndërtimit të përcaktuar në lejen e ndërtimit;

ç) Strukturat akomoduese, “Hotel/Resort me katër dhe pesë yje, status special”, sipas përcaktimit në legjislacionin e fushës së turizmit, që janë mbajtës të një marke tregtare të regjistruar dhe njohur ndërkombëtarisht “brand name”;

d) Njësitë rezidenciale të ndërtesave që shfrytëzohen nga qiramarrësi me qira të paliberalizuara;

dh) Njësitë rezidenciale të ndërtesave në pronësi ose posedim të kryefamiljarëve, të deklaruara si vendbanim, kur këta të fundit trajtohen me ndihmë ekonomike;

e) Njësitë rezidenciale të ndërtesave, të deklaruara si vendbanim, në pronësi ose posedim të kryefamiljarëve që përfitojnë vetëm pension pleqërie, pension invaliditeti apo pension social, kur familja e tyre përbëhet vetëm nga pensionistë, ose dhe me persona në ngarkim të tyre, që janë të paaftë për punë;

ë) Banesat sociale në pronësinë e pushtetit vendor dhe njësitë e ndërtesave që në bazë të marrëveshjeve me Bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale; dhe

f) Njësitë e ndërtesave që janë pasuri kulturore nën mbrojtje të përkohshme ose të përhershme, për kohën në të cilën deklarohet mbrojtja, sipas legjislacionit në fuqi për monumentet e kulturës dhe/ose trashëgiminë kulturore dhe që përdoren vetëm për qëllime jofitimprurëse.

2. Si përjashtim ndaj pikës 1, shkronja “a” e këtij neni, përjashtimi nga taksa e pasurisë nuk zbatohet për:

a) Pronat shtetërore që janë dhënë me qira, enfiteozë ose përmes ndonjë forme tjetër përdorimi, te personat privatë; dhe

b) Parcelat në pronësinë e shtetit, ku janë ndërtuar një apo më shumë njësi të ndërtesave pa leje ose të legalizuara, nga posedues ose pronarë të tjerë të ndryshëm nga pronarët e parcelave.

3. Në rastet e parashikuara në pikën 2 të këtij neni, pasuritë e paluajtshme klasifikohen në kategori të tjera të vlerave dhe pronave, në përputhje me rregullat që përcaktohen në metodologjinë që miraton Këshilli i Ministrave, në zbatim të nenit 18, pika 5, të këtij ligji.

 

Neni 11

Kategoritë e pronave dhe kategoritë e vlerave

1. Për qëllimin e zbatimit të këtij ligji, pasuritë e paluajtshme klasifikohen në kategori të vlerave dhe kategori të pronave.

2. Kategoritë në vijim janë kategori të pronave:

a) Pronë bujqësore-blegtorale;

b) Pronë pyjore;

c) Pronë rezidenciale;

ç) Pronë tregtare;

d) Pronë industriale;

dh) Pronë shtetërore; dhe

e) Pronë fetare.

3. Kategoria e vlerës është nën ndarje e kategorisë së pronës. Kategoritë e vlerave dhe rregullat për klasifikimin e pasurive të paluajtshme, në kategori të ndryshme të vlerave dhe pronave, përcaktohen në metodologjinë që miraton Këshilli i Ministrave, në zbatim të nenit 18, pika 5, të këtij ligji.

 

Neni 12

Shkallët e taksës

1. Këshilli Bashkiak i çdo Bashkie cakton shkallët e taksës për të gjitha kategoritë e pronave, me përjashtim të pronave shtetërore dhe atyre fetare, brenda intervaleve të mëposhtme të shkallëve të taksës:

a) Për të gjithë njësitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave rezidenciale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,1% (zero presje një përqind) deri në 0,2% (zero presje dy përqind);

b) Për të gjithë njësitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave bujqësore – blegtorale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,15% (zero presje pesëmbëdhjetë përqind) deri në 0,25% (zero presje njëzet e pesë përqind);

c) Për të gjithë njësitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave tregtare, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,15% (zero presje pesëmbëdhjetë përqind) deri në 0,25% (zero presje njëzet e pesë përqind);

ç) Për të gjithë njësitë e ndërtesave, që përfshihen në kategorinë e pronave industriale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,15% (zero presje pesëmbëdhjetë përqind) deri në 0,25% (zero presje njëzet e pesë përqind);

d) Për të gjitha parcelat, që përfshihen në kategorinë e pronave bujqësore – blegtorale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,1% (zero presje një përqind) deri në 0,3% (zero presje tre përqind);

dh) Për të gjitha parcelat, që përfshihen në kategorinë e pronave pyjore, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,1% (zero presje një përqind) deri në 0,3% (zero presje tre përqind);

e) Për të gjitha parcelat, që përfshihen në kategorinë e pronave rezidenciale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,1% (zero presje një përqind) deri në 0,3% (zero presje tre përqind);

ë) Për të gjitha parcelat, që përfshihen që përfshihen në kategorinë e pronave tregtare, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,15% (zero presje pesëmbëdhjetë përqind) deri në 0,3% (zero presje tre përqind);

f) Për të gjitha parcelat, që përfshihen në kategorinë e pronave industriale, shkalla e taksës mund të variojë në shkallët nga 0,15% (zero presje pesëmbëdhjetë përqind) deri në 0,3% (zero presje tre përqind);

2. Shkalla e taksës për ndërtesën e papërfunduar është 30% (tridhjetë përqind) e shkallës së taksës së kategorisë përkatëse të ndërtesës.

3. Këshilli Bashkiak cakton shkallët e taksës deri më 30 nëntor të vitit, para vitit tatimor.

4. Nëse Këshilli Bashkiak nuk përcakton në kohë shkallën e taksës, në përputhje me pikën 3, të këtij neni, zbatohet shkalla e fundit e taksës së përcaktuar nga Këshilli Bashkiak, për kategorinë përkatëse.

5. Në rast se shkalla e taksës për atë kategori nuk është caktuar ndonjëherë, zbatohet shkalla më e ulët e taksës, në përputhje me pikën 1 të këtij neni, për atë kategori.

6. Shkallët e taksës i dërgohen Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë, brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga dita e caktimit të tyre.

 

KREU III

AUTORITET PËRGJEGJËSE PËR ADMINISTRIMIN E TAKSËS

 

Neni 13

 Përgjegjësitë e Bashkisë

Bashkia është përgjegjëse për administrimin e taksës së pasurisë, për pasuritë e paluajtshme që ndodhen brenda territorit të saj. Bashkia ka përgjegjësitë e mëposhtme:

1. Regjistron, përditëson dhe korrigjon të dhënat në Kadastrën Fiskale siç përcaktohet në rregulloren që miraton Këshilli i Ministrave, në zbatim të nenit 15 të këtij ligji;

2. Klasifikon pasuritë e paluajtshme, në kategoritë e vlerave dhe në kategoritë e pronave;

3. Verifikon në terren pasuritë e paluajtshme;

4. Asiston në procesin e vlerësimit të pasurive të paluajtshme, siç përcaktohet në metodologjinë që miraton Këshilli i Ministrave, në zbatim të nenit 18, pika 5, të këtij ligji;

5. Përcakton taksapaguesin sipas këtij ligji;

6. Identifikon pasuritë e paluajtshme që përjashtohen nga taksa e pasurisë;

7. Gjeneron dhe lëshon faturat e taksës së pasurisë dhe akte të tjera të parashikuara nga ky ligj;

8. Konstaton shkeljen dhe vendos gjobën përkatëse;

9. Dërgon ose dorëzon faturat e taksës së pasurisë dhe akte të tjera të parashikuara nga ky ligj;

10. Mbledh detyrimet tatimore dhe përdor masat e mbledhjes me forcë për të mbledhur detyrimet e papaguara tatimore;

11. Asiston taksapaguesit, debitorët, personat e interesuar ose përfaqësuesit e tyre, në ushtrimin e të drejtave dhe përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për taksën e pasurisë;

12. Shqyrton ankimet dhe kundërshtimet administrative në zbatim të neneve 24 dhe 25, të këtij ligji; dhe

13. Rimburson taksapaguesin ose debitorin.

 

Neni 14

Përgjegjësitë e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë

1. Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë është person juridik, publik, buxhetor, në varësi të Ministrit përgjegjës për financat. Struktura organizative dhe organika e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë përcaktohen me urdhër të Kryeministrit.

2. Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë përcakton vlerat e vlerësuara dhe vlerat e taksueshme të pasurive të paluajtshme dhe udhëheq punën për zbatimin e legjislacionit mbi taksën e pasurisë dhe legjislacionit të taksës mbi ndërtesën, në të gjitha Bashkitë e Republikës së Shqipërisë.

3. Organizimi, funksionimi dhe përgjegjësitë e tjera të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

KREU IV

REGJISTRIMI

 

Neni 15

Kadastra Fiskale

1. Për qëllimin e zbatimit të këtij ligji dhe miradministrimit të taksës së pasurisë krijohet, me rregulloren që miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave, Kadastra Fiskale.

2. Përgjegjësitë dhe procedurat për regjistrimin, përditësimin dhe korrigjimin e të dhënave në Kadastrën Fiskale, të dhënat që duhet të sigurohen për administrimin e përshtatshëm të taksës së pasurisë, prioriteti i të dhënave që përdoren për të përcaktuar vlerën e taksueshme dhe rregullat për prezumimin e të dhënave që mungojnë, në funksion të llogaritjes së taksës së pasurisë, përcaktohen në rregulloren që miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

 

Neni 16

 Informacioni nga autoritet dhe personat e tjerë

1. Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë dhe Bashkitë, bashkëpunojnë dhe kërkojnë të dhëna, pa shpërblim, me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës dhe të gjithë autoritetet e tjera publike, ose personat që kanë në administrim ose disponojnë të dhënat e nevojshme mbi pasuritë e paluajtshme dhe pronarët/poseduesit e tyre, mbi vlerësimin e pasurive të paluajtshme, si dhe çdo lloj aspekti tjetër që lidhet me administrimin e taksës së pasurisë.

2. Mënyrat dhe procedurat e bashkëpunimit mbi kërkimin e të dhënave dhe ndihmës së nevojshme, për zbatimin e këtij neni, përcaktohen në rregulloren që miraton Këshilli i Ministrave, në zbatim të nenit 15 të këtij ligji.

 

Neni 17

 Verifikimi në terren

1. Struktura e Taksave Vendore në Bashki ka të drejtë të verifikojë në terren, pasuritë e paluajtshme që ndodhen brenda territorit të Bashkisë.

2. Bashkia mund të kontraktojë operatorë privatë, për të asistuar Strukturën e Taksave Vendore për verifikimin në terren të pasurive të paluajtshme. Operatorët privatë kontraktohen në përputhje me legjislacionin në fuqi, mbi procedurat e prokurimit publik.

3. Rregullat dhe procedurat për verifikimin në terren të pasurive të paluajtshme përcaktohen në rregulloren që miraton Këshilli i Ministrave, në zbatim të nenit 15 të këtij ligji.

 

KREU V

 VLERËSIMI

 

Neni 18

Autoritetet kompetente për vlerësimin e pasurive të paluajtshme në funksion të llogaritjes së taksës së pasurisë

1. Agjencia Shtetërorë e Kadastrës përgatit, në përputhje me legjislacionin në fuqi, zonat e vlerave dhe çmimet referuese për parcelat. Agjencia Shtetërorë e Kadastrës i dërgon Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë zonat e vlerave dhe çmimet referuese, brenda 10 (dhjetë) ditëve kalendarike nga dita e caktimit të tyre.

2. Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë përcakton, zonat e vlerave dhe çmimet referuese për njësitë e ndërtesave, si dhe vlerat e vlerësuara të pasurive të paluajtshme.

3. Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë dhe Agjencia Shtetërorë e Kadastrës  bashkëpunojnë dhe mund të themelojnë komisione të përbashkëta për vlerësimin e pasurive të paluajtshme.

4. Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë dhe Agjencia Shtetërorë e Kadastrës mund të kontraktojnë vlerësues privatë të licencuar të pasurive të paluajtshme për ti asistuar në vlerësimin e pasurive të paluajtshme. Vlerësuesit privatë të pasurive të paluajtshme kontraktohen në përputhje me legjislacionin në fuqi mbi procedurat e prokurimit publik.

5. Këshilli i Ministrave miraton metodologjinë për llogaritjen e vlerave të vlerësuara të pasurive të paluajtshme. Metodologjia përcakton rregullat, proceset, procedurat, metodat e punës dhe vlerësimit që përdoren për llogaritjen e vlerave të vlerësuara të pasurive të paluajtshme.

 

KREU VI

TAKSIMI DHE PAGESA E DETYRIMEVE TATIMORE

 

Neni 19

Faturat e taksës së pasurisë

1. Bashkia gjeneron faturat e taksës së pasurisë përmes sistemit informatik të kadastrës fiskale, jo më vonë se data 31 janar e çdo viti tatimor.

2. Fatura e taksës së pasurisë përmban informacion për të gjitha pasuritë e paluajtshme që taksapaguesi ka në pronësi, posedon ose po zhvillon, me kusht që pasuritë e paluajtshme të ndodhen brenda territorit të Bashkisë.

3. Fatura vjetore e taksës së pasurisë nuk gjenerohet, për aq kohë sa shuma totale e detyrimeve tatimore në faturë, nuk tejkalon shumën e 1000 (njëmijë) lekëve.

4. Bashkia dërgon faturat e taksës së pasurisë te taksapaguesit dhe/ose debitorët, brenda 30 (tridhjetë) ditëve kalendarike nga dita e fundit për gjenerimin e faturave.

5. Afati i parashikuar në pikën 4 të këtij neni, do të jetë 45 (dyzet e pesë) ditë kalendarike, nëse Bashkia vendos të dorëzojë faturat e taksës së pasurisë te taksapaguesit dhe/ose debitorët, përmes mënyrës së parashikuar në nenin 30 të këtij ligji.

6. Bashkia shpall dhe publikon, brenda 14 (katërmbëdhjetë) ditëve kalendarike nga dita e gjenerimit të faturave të taksës së pasurisë, një njoftim përmes të cilit informon taksapaguesit dhe/ose debitorët, për datën e gjenerimit të faturave të taksës së pasurisë.

7. Njoftimi shpallet në mjediset e Bashkisë dhe publikohet në faqen e internetit të Bashkisë.

8. Modeli tip i faturës së taksës së pasurisë miratohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë pas konsultimit me Bashkitë.

 

Neni 20

Pagesa e detyrimeve tatimore

1. Me përjashtim të rasteve kur në ketë ligj përcaktohet shprehimisht ndryshe, taksa dhe gjoba, nëse ka të tillë, paguhet në dy këste të barabarta, deri më 30 qershor dhe 30 shtator të vitit tatimor.

2. Detyrimi për të paguar taksën dhe gjobën, nëse ka të tillë, nuk varet nga marrja ose pranimi i faturës së taksës së pasurisë.

3. Detyrimi për të paguar taksën dhe gjobën, nëse ka të tillë, për rastet e parashikuara në nenin 19, pika 3, të këtij ligji, pezullohet deri në gjenerimin e faturës së taksës së pasurisë. Gjatë periudhës së pezullimit, kamatëvonesa dhe gjoba në përputhje me nenin 21 dhe nenin 26, pika 3, të këtij ligji nuk zbatohen.

4. Kur dita e fundit për pagesën e detyrimeve tatimore është e shtunë, e dielë ose një festë zyrtare, dita e pagesës është dita e parë e punës, pas ditës së pushimit.

5. Të gjitha pagesat për detyrimet tatimore që lidhen me taksën e pasurisë bëhen në lekë.

6. Pagesat e bëra për shlyerjen e detyrimeve tatimore, shpërndahen fillimisht për të përmbushur detyrimet në vitin më të hershëm tatimor, e më pas, për të përmbushur detyrimet tatimore në vitet pasuese tatimore.

7. Pagesat e bëra për shlyerjen e detyrimeve tatimore shpërndahen sipas radhës së mëposhtme:

a) Shuma e taksës;

b) Gjobat; dhe

c) Kamatëvonesa.

8. Radha e parashikuar në pikën 7 të këtij neni, zbatohet për detyrimet tatimore që burojnë nga i njëjti vit tatimor.

 

Neni 21

Kamatëvonesa

1. Kamatëvonesa aplikohet për taksat e papaguara, në një normë e cila është e barabartë me normën e vendosur nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bazuar në legjislacionin në fuqi për procedurat tatimore.

2. Kamatëvonesa llogaritet në baza ditore, nga dita që duhet të paguhet taksa, deri në ditën që ajo paguhet.

Neni 22

Pezullimi i shërbimeve bashkiake

1. Nëse taksapaguesi nuk i paguan plotësisht detyrimet tatimore, deri në datën e fundit për pagesë, Bashkia mund të pezullojë ofrimin e shërbime të caktuara bashkiake, deri në pagesën e plotë të detyrimeve të papaguara tatimore.

2. Shërbimet që pezullohen nga Bashkia për zbatimin e këtij neni, përcaktohen me vendim të Këshillit  Bashkiak.

 

Neni 23

 Mbledhja me forcë e detyrimeve të papaguara tatimore

Bashkia ka autoritetin dhe kompetencën për të mbledhur me forcë detyrimet e papaguara tatimore, në përputhje me legjislacionin në fuqi për procedurat tatimore.

 

KREU VII

MJETET LIGJORE

 

Neni 24

Mjetet ligjore ndaj faturës së taksës së pasurisë

1. Personi që beson në mënyrë të arsyeshme se taksa e pasurisë është e pasaktë, se ka gabime në Kadastrën Fiskale mbi të cilin bazohet fatura e taksës së pasurisë, apo se fatura e taksës së pasurisë është në kundërshtim me këtë ligj, mund të paraqesë ankim dhe të kërkojë ndryshimin e plotë ose të pjesshëm të faturës së taksës së pasurisë nga Struktura e Taksave Vendore në Bashki.

2. Ankimi i personit paraqitet, së bashku me dokumentacionin mbështetës përmes të cilit personi dëshiron të vërtetojë pretendimet e tij, në Bashkinë që ka gjeneruar faturën, jo më vonë se data 30 prill e atij viti tatimor.

3. Ankimi i personit nuk e pezullon detyrimin për të paguar detyrimet tatimore.

4. Pavarësisht nga pika 3 e këtij neni, Bashkia nuk do të përdorë masat e mbledhjes me forcë, deri sa të merret një vendim i formës së prerë mbi ankimin e personit.

5. Struktura e Taksave Vendore në Bashki merr vendim në lidhje me ankimin e paraqitur dhe njofton personin, brenda 30 (tridhjetë) ditëve kalendarike nga dita e marrjes së ankimit. Dërgimi ose dorëzimi i vendimit bëhet vetëm me postë rekomande, mjete elektronike, ose përmes dorëzimit personal të parashikuar në nenin 30 të këtij ligji.

6. Nëse Struktura e Taksave Vendore në Bashki nuk ka marrë vendim brenda afatit të përcaktuar në pikën 5 të këtij neni, personi mund të paraqesë ankim drejtpërdrejt në Strukturën Vendore të Apelimit Tatimor në Bashki.

7. Personi i cili nuk bie dakord me vendimin e marrë nga Struktura e Taksave Vendore në Bashki mund të paraqesë ankim te Struktura Vendore e Apelimit Tatimor në Bashki, brenda tridhjetë (30) ditëve kalendarike nga dita kur vendimi konsiderohet se është marrë nga personi.

8. Struktura Vendore e Apelimit Tatimor në Bashki merr vendim në lidhje me ankimin e paraqitur dhe njofton personin, brenda tridhjetë (30) ditëve kalendarike nga dita e marrjes së ankimit. Dërgimi ose dorëzimi i vendimit bëhet vetëm me postë rekomande, mjete elektronike, ose përmes dorëzimit personal të parashikuar në nenin 30 të këtij ligji.

9. Nëse Struktura Vendore e Apelimit Tatimor në Bashki nuk ka marrë vendim brenda afatit të përcaktuar në pikën 8 të këtij neni, personi mund të paraqesë padi drejtpërdrejt në gjykatën kompetente administrative, në përputhje me legjislacionin në fuqi për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative.

10. Personi i cili nuk bie dakord me vendimin e marrë nga Struktura Vendore e Apelimit Tatimor në Bashki, mund të paraqesë padi në gjykatën kompetente administrative, në përputhje me legjislacionin në fuqi për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative.

11. Modelet tip të ankimeve ose kundërshtimeve që përdoren për t’u ankuar kundër faturës së taksës së pasurisë dhe akteve të tjera administrative apo për të kundërshtuar veprime të ndërmarra në zbatim të legjislacionit që rregullon taksën e pasurisë, miratohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë pas konsultimit me Bashkitë.

 

Neni 25

 Mosmarrëveshje të tjera

1. Personi mund të paraqesë ankim, për ndryshimin e çdo akti të nxjerrë ose kundërshtojë një veprim të kryer në përputhje me dispozitat për mbledhjen me forcë te detyrimeve të papaguara tatimore, në legjislacionin në fuqi për procedurat tatimore. Ankimi ose kundërshtimi paraqitet pranë Bashkisë që ka nxjerrë aktin ose ka kryer veprimin që kundërshtohet.

2. Ankimi ose kundërshtimi i personit paraqitet së bashku me dokumentacionin mbështetës, përmes të cilit personi dëshiron të vërtetojë pretendimet e tij. Ankimi paraqitet jo më vonë se 30 (tridhjetë) ditë kalendarike nga dita kur akti i nxjerrë konsiderohet se është marrë nga personi, dhe jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike nga dita kur personi ka marrë dijeni për veprimin të cilin kundërshton.

3. Ankimi ose kundërshtimi i personit nuk e pezullon detyrimin për të paguar detyrimet tatimore.

4. Pavarësisht nga pika 3 e këtij neni, Bashkia pezullon procedurat e mbledhjes me forcë deri sa të merret një vendim i formës së prerë për ankimin ose kundërshtimin e personit.

5. Ankimet, kundërshtimet dhe paditë pjesë e fushëveprimit të këtij neni, trajtohen në përputhje me rregullat dhe procedurat e përcaktuara nga pika 5 deri te pika 10 e nenit 24 të këtij ligji.

6. Ankimet dhe kundërshtimet në fushëveprimin e nenit 24 dhe këtij neni shqyrtohen siç parashikohet në këto nene. Në rast mospërputhje ndërmjet këtyre neneve dhe dispozitave ligjore në fuqi për procedurat tatimore, ose taksat vendore, nenet në këtë ligj kanë përparësi.

7. Të gjitha mosmarrëveshjet e tjera ligjore që vijnë nga një veprim ose vendim i një autoriteti publik, në zbatim të këtij ligji, i nënshtrohen dhe rregullohen në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi për procedurat administrative.

 

KREU VIII

 SANKSIONET

 

Neni 26

 Gjobat

1. Poseduesit ose pronarit që nuk ka bërë vetë-deklarim, për regjistrimin e pasurisë së paluajtshme që ai ka në posedim ose pronësi, në përputhje me nenin 33 të këtij ligji, i dërgohet ose dorëzohet një letër kujtesë për përmbushjen e detyrimit. Poseduesit ose pronarit që nuk e përmbush detyrimin për regjistrim, brenda 14 (katërmbëdhjetë) ditëve kalendarike nga dita kur letër kujtesa konsiderohet se është marrë prej tij, i vendoset gjobë në një shumë të barabartë me 50% (pesëdhjetë përqind) të taksës së llogaritur në vitin pasardhës, por në çdo rast, jo më pak se 2,000 (dy mijë) lekë.

2. Personit që pengon verifikimin në terren të pasurisë së paluajtshme, i vendoset gjobë në një shumë të barabartë me 50% (pesëdhjetë përqind) të taksës së llogaritur në vitin pasardhës, por në çdo rast, jo më pak se 5,000 (pesë mijë) lekë.

3. Taksapaguesit i cili nuk paguan taksën e pasurisë deri në ditën e fundit për pagesë, i vendoset gjobë në një shumë të barabartë me 10% (dhjetë përqind) të taksës së papaguar.

4. Debitorit i cili nuk paguan taksën e papaguar deri në ditën e fundit për pagesë në njoftimin e nxjerrë në përputhje me nenin 89 të ligjit për procedurat tatimore, i vendoset gjobë në një shumë të barabartë me 20% (njëzet përqind) të taksës së papaguar, por në çdo rast, jo më pak se 2,000 (dy mijë) lekë.

KREU IX

 RIMBURSIMI DHE PUBLIKIMI I INFORMACIONIT

Neni 27

 Rimbursimi

1. Nëse vendimi administrativ ose gjyqësor është në favor të taksapaguesit ose debitorit, çdo detyrim tatimor i paguar më tepër nga taksapaguesi ose debitori dhe kamatëvonesa për detyrimin tatimor të paguar më tepër, e llogaritur nga data e pagimit të detyrimit tatimor deri në datën e rimbursimit, zbritet nga detyrimet ekzistuese të papaguara tatimore të personit. Për qëllimin e zbatimit të kësaj pike, data e rimbursimit është data e kalimit të shumës që rimbursohet për llogari të shlyerjes së detyrimeve ekzistuese të papaguara tatimore të personit.

2. Shuma e mbetur, nëse ka, i rimbursohet personit, brenda 30 (tridhjetë) ditëve kalendarike nga dita kur personi ka paraqitur kërkesën dhe të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për rimbursimin e shumës, ose kalohet, me miratimin e personit, për llogari të shlyerjes së detyrimeve tatimore në vitet e ardhshme tatimore.

3. Pikat 1 dhe 2, të këtij neni, zbatohen edhe për rastet kur Struktura e Taksave Vendore në Bashki vetë – konstaton, përmes një vendimi të arsyetuar, se shuma e detyrimit tatimor të paguar është më e madhe se shuma që duhej paguar. Struktura e Taksave Vendore në Bashki ia dërgon ose dorëzon vendimin personit, brenda 7 (shtatë) ditëve kalendarike nga dita e marrjes së vendimit. Dërgimi ose dorëzimi i vendimit bëhet vetëm me postë rekomande, mjete elektronike, ose përmes dorëzimit personal të parashikuar në nenin 30 të këtij ligji. Nga kjo pikë bëjnë përjashtim rastet e parapagesës vullnetare për shlyerjen e detyrimeve të ardhshme tatimore.

4. Nëse personi nuk është më taksapagues ose debitor, çdo detyrim tatimor i paguar më tepër nga personi dhe kamatëvonesa për detyrimin tatimor të paguar më tepër, e llogaritur nga data e pagimit të detyrimit tatimor deri në datën e rimbursimit, i rimbursohet personit brenda 30 (tridhjetë) ditëve kalendarike nga dita kur personi ka paraqitur kërkesën dhe të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për rimbursimin e shumës.

5. Nëse taksapaguesi ose debitori ka vdekur ose ka pushuar së ekzistuari (personi juridik është çregjistruar), çdo detyrim tatimor i paguar më tepër prej tij dhe kamatëvonesa për detyrimin tatimor të paguar më tepër, e llogaritur nga data e pagimit të detyrimit tatimor deri në datën e rimbursimit, i rimbursohet trashëgimtarit, kreditorit, ish aksionarit ose përfituesit tjetër të ligjshëm, brenda 30 (tridhjetë) ditëve kalendarike nga dita kur trashëgimtari, kreditori, ish aksionari ose përfituesi tjetër i ligjshëm ka paraqitur kërkesën dhe të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për rimbursimin e shumës.

6. Për qëllimet e zbatimit të pikave 2, 3, 4 dhe 5 të këtij neni, personi, trashëgimtari, kreditori, ish aksionari ose përfituesi tjetër i ligjshëm është i detyruar të paraqesë të gjithë dokumentacionin e kërkuar, jo më vonë se 10 (dhjetë) ditë kalendarike nga dita kur vendimi i marrë nga autoriteti kompetent administrativ ose gjyqësor ka marrë formë të prerë. Në rast se personi, trashëgimtari, kreditori, ish aksionari ose përfituesi tjetër i ligjshëm nuk paraqet dokumentacionin e kërkuar brenda afatit 10 (dhjetë) ditor, kamatëvonesa për detyrimin tatimor të paguar më tepër, llogaritet nga data e pagimit të detyrimit tatimor deri në datën kur vendimi i marrë nga autoriteti kompetent administrativ ose gjyqësor ka marrë formë të prerë.

7. Dokumentacioni që duhet të paraqitet nga personat e interesuar, për zbatimin e pikave 2, 3, 4 dhe 5 të këtij neni, përcaktohet në udhëzimin që nxjerr ministria përgjegjëse për financat.

8. Norma e kamatëvonesës që aplikohet për zbatimin e pikave 1, 2, 3, 4, 5 dhe 6 të këtij neni, është e barabartë me normën që aplikohet për zbatimin e nenit 21 të këtij ligji.

 

Neni 28

 Publikimi i informacionit që ka lidhje me taksën e pasurisë

1. Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë publikon në një faqe interneti në dispozicion të publikut, informacione mbi procesin e vlerësimit të pasurive të paluajtshme. Informacioni që publikohet përfshin sa vijon:

a) Zonat e vlerave dhe çmimet referuese;

b) Të dhënat e mëposhtme nga kontratat e shitblerjes të lidhura gjatë periudhës së kohës objekt vlerësimi:

i) Datën e lidhjes së kontratës së shitblerjes;

ii) Kategorinë e vlerës së pasurisë së paluajtshme, objekt i kontratës së shitblerjes;

iii) Sipërfaqen e pasurisë së paluajtshme, objekt i kontratës së shitblerjes;

iv) Vendndodhjen e pasurisë së paluajtshme, objekt i kontratës së shitblerjes; dhe

v) Çmimin e shitjes së pasurisë së paluajtshme, objekt i kontratës së shitblerjes.

c) Përcaktimin për secilën kontratë të shitblerjes nëse është përfaqësuese apo jo;

ç) Modelet e aplikuara të vlerësimit; dhe

d) Koeficientët e aplikuar.

2. Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë publikon në një faqe interneti në dispozicion të publikut, informacionin mbi shkallët e zbatueshme të taksave. Shkallët e taksave për secilën Bashki publikohen jo më vonë se data 31 dhjetor e vitit para vitit tatimor.

3. Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë publikon në një faqe interneti në dispozicion të publikut, informacionin mbi shumën totale të taksës së llogaritur dhe të ardhurat e mbledhura nga taksa e pasurisë, në nivel kombëtar dhe për secilën Bashki. Të ardhurat e mbledhura nga taksa e pasurisë në nivel kombëtar dhe për secilën Bashki, publikohen, së paku, çdo tre (3) muaj.

4. Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë publikon në një faqe interneti në dispozicion të publikut, informacionin mbi legjislacionin e taksës së pasurisë dhe interpretimin e tij. Informacioni që publikohet përfshin:

a) Ligjet dhe aktet nënligjore që rregullojnë taksën e pasurisë;       

b) Vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe vendimet unifikuese të Gjykatës së Lartë, për çështjet që kanë lidhje me taksën e pasurisë; dhe

c) Opinione ligjore dhe komentarë mbi legjislacionin e taksës së pasurisë.

KREU X

 NJOFTIMI DHE PËRPARËSIA E LEGJISLACIONIT TË ZBATUESHËM

 

Neni 29

 Njoftimi

1. Nëse një dispozitë e këtij ligji kërkon dërgimin ose dorëzimin e një akti administrativ te një person, ajo kërkesë konsiderohet se është përmbushur nëse akti:

a) Depozitohet, adresohet dhe tarifat paguhen në mënyrë të rregullt në Shërbimin Zyrtar Postar të Republikës së Shqipërisë;

b) I dorëzohet personalisht personit përmes përfaqësuesve të Bashkisë në përputhje me nenin 30 të këtij ligji; ose

c) I dërgohet personit në rrugë elektronike, nëse personi pranon të njoftohet në atë mënyrë. Njoftimi në rrugë elektronike bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për komunikimet elektronike. Dhënia e pëlqimit dhe mënyra për marrjen dhe vlefshmërinë e dhënies së pëlqimit rregullohet me udhëzim të ministrisë përgjegjëse për financat.

2. Nëse nuk parashikohet ndryshe në ligj, Bashkia është e lirë të vendosi për mënyrën dhe vendin e njoftimit, duke marrë parasysh efektivitetin e njoftimit, mbrojtjen ligjore të interesave të personave dhe koston.

3. Një akt administrativ konsiderohet se është marrë nga personi (personi ka marrë dijeni/është njoftuar), pas 20 (njëzetë) ditëve kalendarike, nga dita e dërgimit të aktit me postë të zakonshme dhe pas 10 (dhjetë) ditë kalendarike nga dita e dërgimit, nëse akti është dërguar me postë rekomande apo në rrugë elektronike. Dita e dërgimit është dita e pranimit të aktit administrativ nga shërbimi postar ose dita e nisjes së mesazhit elektronik .

4. Personi mund të vetë njoftohet (të marrë dijeni) për aktin administrativ të gjeneruar/nxjerrë në emër të tij, duke e shkarkuar nga portali elektronik e – Albania, ose duke e tërhequr në zyrat e Bashkisë që e ka gjeneruar/nxjerrë atë. Në këto raste, detyrimi për njoftimin e personit sipas dispozitave të këtij ligji nuk zbatohet dhe akti administrativ konsiderohet se është marrë nga personi (personi ka marrë dijeni/është njoftuar), në ditën e shkarkimit të aktit nga portali elektronik, ose në ditën e tërheqjes së aktit në zyrën përkatëse, me kusht që kjo të ketë ndodhur përpara ditës së dërgimit, dorëzimit ose vendosjes së shënimit, sipas pikës 3 të këtij neni dhe pikës 4 të nenit 30 të këtij ligji.

5. Në rast se personi e shkarkon aktin administrativ nga portali elektronik e – Albania ose e tërheq në zyrat e Bashkisë, pas ditës së dërgimit, dorëzimit ose vendosjes së shënimit, personi konsiderohet se e ka e marrë aktin (ka marrë dijeni/është njoftuar), në datën kur akti është marrë më parë, sipas përcaktimeve të pikave 3 dhe 4 të këtij neni dhe pikës 4 të nenit 30 të këtij ligji.

6. Llogaritja e çdo afati të parashikuar në këtë ligj fillon nga e nesërmja e ditës së përcaktuar për fillimin e llogaritjes së afatit (ditës kur ka ndodhur ngjarja).

 

Neni 30

Dorëzimi personalisht i akteve administrative

1. Përfaqësuesi i Bashkisë i dorëzon personalisht aktin administrativ personit në vendin e njoftimit. Dorëzimi personalisht dokumentohet nga përfaqësuesi i Bashkisë dhe nënshkruhet nga marrësi.

2. Nëse personi ose të afërmit e tij nuk gjenden në vendin e njoftimit, përfaqësuesi i Bashkisë bën një përpjekje të dytë për dorëzimin personalisht, jo më parë se 24 (njëzetë e katër) orë dhe jo më vonë se 72 (shtatëdhjetë e dy) orë nga përpjekja e parë.

3. Nëse personi ose të afërmit e tij nuk gjenden përsëri, ose ai/ata refuzojnë të pranojnë aktin administrativ, përfaqësuesi i Bashkisë dokumenton mungesën ose refuzimin dhe kur është e mundur e vërteton situatën me nënshkrimin e një dëshmitari të pranishëm. Në këtë rast, përfaqësuesi i Bashkisë vendos një shënim në mjediset e vendit të njoftimit. Në shënim përcaktohet marrësi, data dhe ora e lënies së shënimit, si dhe data që vlerësohet si data e marrjes së aktit administrativ në përputhje me pikën 4 të këtij neni.

4. Një akt administrativ konsiderohet se është marrë nga personi (personi ka marrë dijeni/është njoftuar), në ditën e dorëzimit të aktit administrativ dhe pas 10 (dhjetë) ditë kalendarike nga dita e vendosjes së shënimit sipas përcaktimeve të këtij neni.

 

Neni 31

Përparësia e legjislacionit të zbatueshëm

Përveçse kur parashikohet ndryshe në këtë ligj, administrimi i taksës së pasurisë do të rregullohet siç parashikohet në dispozitat e këtij ligji. Në rast mospërputhje ndërmjet këtyre dispozitave dhe dispozitave ligjore në fuqi për procedurat tatimore, taksat vendore, ose ndonjë ligji tjetër të zbatueshëm, dispozitat në këtë ligj kanë përparësi.

KREU XI

 DISPOZITA KALIMTARE

 

Neni 32

 Zbritja nga vlera e vlerësuar e parcelës

Në dy vitet e para tatimore, duke filluar nga viti i vendosjes së taksës së pasurisë mbi parcelat, zbritet nga vlera e vlerësuar e parcelës që i nënshtrohet taksimit një shumë e barabartë me 50% (pesëdhjetë përqind) të vlerës së saj të vlerësuar.

Neni 33

 Detyrimi për regjistrim

1. Të gjithë poseduesit dhe pronarët që nuk i kanë regjistruar pasuritë e tyre të paluajtshme në Regjistrin Kadastral, duhet t’i regjistrojnë këto pasuri të paluajtshme në Kadastrën Fiskale.

2. Regjistrimi bëhet nëpërmjet vetë-deklarimit, në Bashkinë ku ndodhet pasuria e paluajtshme, duke i ofruar Bashkisë të dhënat e nevojshme për pasurinë e paluajtshme dhe poseduesin ose pronarin.

3. Modeli i formularit tip të vetë-deklarimit të parashikuar në këtë nen miratohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë pas konsultimit me Bashkitë.

 

Neni 34

 Zbatimi i taksës

1. Taksa e pasurisë vendoset dhe mblidhet në përputhje me dispozitat në nenet 4 deri 33 të këtij ligji, nga viti tatimor 2026, për njësitë e ndërtesave dhe nga vitit tatimor 2028, për parcelat.

2. Vendosja dhe mbledhja e taksës mbi ndërtesat, bëhet deri në datë 31 dhjetor 2025, në përputhje me dispozitat kalimtare në nenet 35, 36 dhe 39 të këtij ligji, dispozitat ligjore në fuqi për sistemin e taksave vendore dhe ato për procedurat tatimore.

3. Vendosja dhe mbledhja e taksës mbi parcelat, për kategoritë tokë bujqësore dhe truall, bëhet deri në datë 31 dhjetor 2027, në përputhje me dispozitat kalimtare në nenet 35, 37, 38 dhe 39 të këtij ligji, dispozitat ligjore në fuqi për sistemin e taksave vendore dhe ato për procedurat tatimore.

 

Neni 35

Rregulla të përbashkëta të taksave mbi ndërtesën, tokën bujqësore dhe truallin

1. Detyrimin për taksat mbi ndërtesën, tokën bujqësore dhe truallin e ka, sipas rastit, pronari, zhvilluesi ose poseduesi i pasurisë së paluajtshme, në përputhje me nenin 9, pikat 1, 2, 3, 4 dhe 6, të këtij ligji.

2. Taksat mbi ndërtesën, tokën bujqësore dhe truallin llogariten si detyrim vjetor i taksapaguesit.

3. Këshilli Bashkiak vendos për shkallën e taksës që do të zbatohet për taksën mbi ndërtesën brenda kufijve plus-minus 30% (tridhjetë për qind) të shkallës së taksës për kategorinë përkatëse.

4. Kategoritë minimale të bazës së taksës sipas klasifikimit dhe niveleve përkatëse të taksës mbi tokën bujqësore dhe mbi truallin (jo hapësirë publike), jepen përkatësisht, në shtojcat 2 dhe 3, që i bashkëngjiten këtij ligji dhe janë pjesë përbërëse e tij.

5. Këshilli Bashkiak vendos për nivelin e taksës që do të zbatohet për çdo kategori minimale të bazës së taksës, të parashikuar në shtojcat 2 dhe 3, brenda kufijve plus-minus 30% (tridhjetë për qind) të nivelit tregues të taksës për kategorinë përkatëse.

6. Kur për një kategori minimale të bazës së taksës, Këshilli Bashkiak miraton nënkategori, ai, detyrimisht, përcakton edhe nivelin e taksës për secilën nënkategori. Niveli i taksës për çdo nënkategori është brenda kufijve të përcaktuar në pikën 5 të këtij neni.

7. Këshilli bashkiak vendos për lehtësimin ose përjashtimin nga detyrimi për pagimin e taksave për:

a) Personat, të cilët kanë të ardhura nën minimumin jetik, sipas kritereve të përcaktuara në nivel kombëtar;

b) Taksapaguesin, pasuria e paluajtshme e të cilit është dëmtuar nga veprimi i forcave madhore. Në këtë rast, lehtësimi ose përjashtimi është i përkohshëm dhe kohëzgjatja përcaktohet nga Këshilli Bashkiak në raport me dëmin e shkaktuar, deri në vlerën 75 % (shtatëdhjetë e pesë për qind).

8. Neni 4, pikat 1 dhe 3, dhe neni 5 i këtij ligji zbatohen edhe për taksën mbi ndërtesën, taksën mbi tokën bujqësore dhe taksën mbi truallin.

Neni 36

Taksa mbi ndërtesën

1. Baza e taksës për ndërtesën është vlera e njësisë së ndërtesës, që llogaritet në përputhje me metodologjinë dhe procedurat e përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave.

2. Shkalla e taksës mbi ndërtesën, e cila aplikohet si përqindje e bazës së taksës, është si më poshtë:

a) 0,05% (zero presje zero pesë përqind) për njësinë e ndërtesës që përdoret, shfrytëzohet për banim;

b) 0,2% (zero presje dy përqind) për njësinë e ndërtesës që përdoret, shfrytëzohet për veprimtari ekonomike;

c) 30% e shkallës së taksës përkatëse për të gjithë sipërfaqen ndërtimore, për të cilën zhvilluesi është pajisur me leje ndërtimi dhe nuk ka arritur ta përfundojë atë sipas afatit të përcaktuar në aktin e miratimit të kërkesës për leje ndërtimi.

3. Detyrimi për taksën mbi ndërtesën llogaritet si shumëzim i bazës së taksës me shkallën e taksës mbi ndërtesën.

4. Përjashtohen nga taksa mbi ndërtesën njësitë e ndërtesave të përcaktuara në nenin 10, pika 1 e këtij ligji.

5. Autoritetet përgjegjëse për administrimin e taksës mbi ndërtesën janë Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë dhe Bashkia.

6. Përgjegjësitë e Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë në kuadër të administrimit të taksës mbi ndërtesën përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

7. Bashkia është përgjegjëse për administrimin e taksës mbi ndërtesën, për njësitë e ndërtesave që ndodhen brenda territorit të saj. Përgjegjësitë e Bashkisë janë:

a) Klasifikon njësitë e ndërtesave, në kategoritë dhe nënkategoritë e përcaktuara në kuadrin ligjor;

b) Verifikon në terren njësitë e ndërtesave;

c) Përcakton taksapaguesin sipas këtij ligji;

ç) Identifikon njësitë e ndërtesave që përjashtohen nga taksa mbi ndërtesën;

d) Bën llogaritjen e taksave;

dh) Lëshon njoftimet tatimore;

e) Dërgon ose dorëzon njoftimet tatimore;

ë) Mbledh detyrimet tatimore dhe përdor masat e mbledhjes me forcë për të mbledhur detyrimet e papaguara tatimore;

f) Asiston taksapaguesit, debitorët, personat e interesuar ose përfaqësuesit e tyre, në ushtrimin e të drejtave dhe përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në legjislacionin në fuqi;

g) Shqyrton kërkesat dhe ankimet në zbatim të legjislacionit në fuqi; dhe

gj) Rimburson taksapaguesin ose debitorin.

8. Taksa mbi ndërtesën, mund të mblidhet, nëpërmjet një agjenti tatimor, i cili ka shtrirje territoriale, sistem elektronik të bazës së të dhënave e të gjenerimit të detyrimeve. Agjenti tatimor zgjidhet nga Këshilli Bashkiak dhe mbikëqyret nga Struktura e Taksave Vendore në Bashki.

 

Neni 37

Taksa mbi tokën bujqësore

1. Baza e taksës për tokën bujqësore është sipërfaqja e tokës bujqësore, në hektar, në pronësinë ose posedimin e taksapaguesit. Sipërfaqja e tokës në pronësi përcaktohet sipas dokumentacionit të vërtetimit të pronësisë. Në rast të mungesës së dokumentacionit të vërtetimit të pronësisë, poseduesi i tokës bujqësore bën një vetë-deklarim të sipërfaqes së tokës bujqësore, pranë Bashkisë ku ndodhet toka. Kategoritë minimale të tokave bujqësore jepen në shtojcën 2, që i bashkëlidhet këtij ligji. Për çdo kategori minimale të tokës bujqësore, Këshilli Bashkiak mund të miratojë nënkategori.

2. Niveli i taksës caktohet në lekë për hektar. Detyrimi i taksës llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e taksueshme. Nivelet treguese të taksës, për çdo kategori minimale të bazës së taksës, jepen në shtojcën 2 të këtij ligji.

3. Përjashtohen nga taksa, tokat bujqësore që mbillen me kultura drufrutore dhe vreshtari për pesë vitet e para nga çasti i mbjelljes.

 

Neni 38

 Taksa mbi truallin

1. Baza e taksës për truallin është sipërfaqja e truallit, në metër katror, në pronësi ose posedim të taksapaguesit. Sipërfaqja e truallit në pronësi përcaktohet sipas dokumentacionit të vërtetimit të pronësisë. Në rast të mungesës së dokumentacionit të vërtetimit të pronësisë, poseduesi i truallit bën një vetë-deklarim të sipërfaqes së truallit në posedim, pranë Bashkisë ku ndodhet trualli. Kategoritë minimale të truallit jepen në shtojcën 3, që i bashkëlidhet këtij ligji. Për çdo kategori minimale të truallit, Këshilli Bashkiak mund të miratojë nënkategori.

2. Niveli i taksës caktohet në lekë për metër katror. Detyrimi i taksës llogaritet si shumëzim i nivelit të taksës me bazën e taksueshme. Nivelet treguese të taksës, për çdo kategori minimale të bazës së taksës, jepen në shtojcën 3, të këtij ligji.

 

Neni 39

Vërtetimi i pronësisë për efekt të detyrimit për pagimin e taksave mbi ndërtesën, tokën bujqësore dhe truallin

1. Për efekt të detyrimit për pagimin e taksave të taksapaguesit, Struktura e Taksave Vendore në Bashki njeh dokumentet e vërtetimit të pronësisë, sipas Regjistrit Kadastral të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Për këtë, brenda 3 (tre) muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Drejtoritë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, u japin të dhëna, pa shpërblim, Bashkive, për pasuritë e paluajtshme të regjistruara pranë tyre. Drejtoritë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës njoftojnë rregullisht, çdo 3 muaj, Bashkitë dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Taksës së Pasurisë, për regjistrimet e reja të kryera dhe për ndryshimet e gjendjes së pasurive të paluajtshme.

2. Nëse pasuria nuk është e regjistruar në Regjistrin Kadastral, për efekt të detyrimit për pagimin e taksës nga taksapaguesit, Struktura e Taksave Vendore në Bashki, për dokument pronësie njeh vërtetimin e pronësisë, vendimet e organeve përgjegjëse për kthimin dhe kompensimin e pronave, vendimet e privatizimit ose dokumentet e tjera, të lëshuara nga organet përkatëse shtetërore, në përputhje me legjislacionin përkatës.

3. Në rastin e mungesës së dokumenteve të pronësisë, Struktura e Taksave Vendore në Bashki vendos madhësinë e sipërfaqes së taksueshme, bazuar në vendimin e komisionit të verifikimit të pasurisë së paluajtshme. Bashkitë ngrenë komisionin e verifikimit të pasurisë së paluajtshme, në rast mungese të dokumentacionit ligjor për vërtetimin e pronësisë. Detyrat dhe funksionet e këtij komisioni përcaktohen me vendim të Këshillit Bashkiak.

4. Drejtoritë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës nuk bëjnë regjistrimin apo çregjistrimin e pasurisë së paluajtshme, nëse dokumenti i pronësisë nuk shoqërohet edhe me vërtetimin e Bashkisë, i cili konfirmon pagesën e taksave përkatëse që nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

 

Neni 40

Ankimet dhe detyrimet tatimore që kanë lidhje me legjislacionin e mëparshëm

1. Ankimet në lidhje me detyrimet tatimore të përcaktuara në bazë të dispozitave kalimtare në nenet 35, 36, 37, 38 dhe 39, të këtij ligji, në bazë të ligjit për sistemin e taksave vendore dhe akteve nënligjore të nxjerra për zbatimin e tij, ose ndonjë ligji tjetër të zbatueshëm, trajtohen në përputhje me dispozitat e tyre.

2. Detyrimet tatimore të përcaktuara para datës së vendosjes së taksës së pasurisë, në përputhje me nenin 34 të këtij ligji, mblidhen duke u bazuar në dispozitat e legjislacionit të zbatueshëm në ditën e krijimit të këtyre detyrimeve tatimore. Të dhënat mbi këto detyrimeve tatimore dhe mbledhjen e tyre nuk regjistrohen në Kadastrën Fiskale.

 

KREU XII

 DISPOZITA TË FUNDIT

 

Neni 41

Nxjerrja e akteve nënligjore

Aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji nxirren brenda 1 (një ) viti nga hyrja e tij në fuqi.

Neni 42

 Shfuqizime dhe ndryshime

1. Në ligjin Nr. 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

a) Në nenin 3, pikat 2 dhe 2.1, shfuqizohen.

b) Në nenin 4, pika 9, shfuqizohet.

c) Në nenin 9, pika 2, zëvendësohet me fjalitë më poshtë, në thonjëza.

“Taksa mbi pasurinë e paluajtshme. Kjo taksë rregullohet me ligj të veçantë”.

ç) Nenet 20, 21, 22, 22/1, 22/2, 22/3, 22/4, 22/5, 23, 23/1, 24, 25, shfuqizohen.

2. Aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të dispozitave në pikën 1 të këtij neni qëndrojnë në fuqi dhe zbatohen, për aq sa nuk bien ndesh me parashikimet e këtij ligji, deri në hyrjen në fuqi të akteve të reja nënligjore.

Neni 43

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike pas botimit në fletoren zyrtare.

KRYETARI

LINDITA NIKOLLA

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

SHTOJCA 1

PRAGJET MAKSIMALE TË ZBRITJES PËR BANESËN E PARË NË BASHKI TË NDRYSHME

KATEGORIA 1KATEGORIA 2KATEGORIA 3KATEGORIA 4
  Tiranë    Berat Bulqizë Dibër Divjakë Durrës Elbasan Fier Gramsh Gjirokastër Himarë Kamëz Kavajë Korçë Krujë Kukës Kurbin Lezhë Librazhd Lushnjë Malësi e Madhe Mat Mirditë Përrenjas Pogradec Rrogozhinë Sarandë Shijak Shkodër Vlorë Vorë    Belsh Cërrik Delvinë Devoll Dimal Dropull Finiq Has Këlcyrë Klos Kolonjë Konispol Kuçovë Libohovë Maliq Mallakastër Patos Peqin Përmet Poliçan Pukë Pustec Roskovec Selenicë Skrapar Tepelenë Tropojë Vau i Dejës      Fushë Arrëz Memaliaj
  Pragu maksimal 4,500,000 lekë  Pragu maksimal 3,000,000 lekë    Pragu maksimal 1,500,000 lekë    Pragu maksimal 750,000 lekë  

 

SHTOJCA 2

KATEGORITË MINIMALE DHE NIVELET TREGUESE TË TAKSËS MBI TOKËN BUJQËSORE

KLASIFIKIMI SIPAS BASHKIVE

KATEGORIA 1KATEGORIA 2KATEGORIA 3KATEGORIA 4
  Divjakë Durrës Fier Finiq Himarë Kamëz Kavajë Konispol Krujë Lezhë Lushnjë Patos Roskovec Rrogozhinë Sarandë Selenicë Shijak Tiranë Vlorë Vorë        Belsh Berat Cërrik Delvinë Elbasan Korçë Kuçovë Kurbin Maliq Peqin Poliçan Pustec Shkodër Ura Vajgurore Vau i Dejës    Devoll Dibër Dropull Gjirokastër Këlcyrë Klos Libohovë Librazhd Mallakastër Mat Memaliaj Përmet Përrenjas Pogradec Skrapar Tepelenë  Bulqizë Fushë Arrëz Gramsh Has Kolonjë Kukës Malësi e Madhe Mirditë Pukë Tropojë

KLASIFIKIMI SIPAS KATEGORISË SË TOKËS BUJQËSORE

KATEGORIA E TOKËSVLERA E TAKSËS NË LEKË PËR HEKTARË NË VIT (lekë/ha/vit)
Kategoria 1        Kategoria 2 Kategoria 3Kategoria 4
I II III IV V
VI VII – X
5,600 4,900 4,200 3,600 3,000 2,400 1,8004,200 3,500 2,800 2,300 1,900 1,600 1,4002,800 2,100 1,400 1,350 1,250 1,200 1,1001,400 1,200 1,100 1,000 900 800 700
Shënim: Klasifikimi sipas kategorive të tokës bujqësore bëhet nga strukturat e ministrisë përgjegjëse për bujqësinë

 

 

SHTOJCA 3

KATEGORITË MINIMALE DHE NIVELET TREGUESE TË TAKSËS MBI TRUALLIN (JO HAPËSIRË PUBLIKE)

          NIVELI I TAKSËS SË TRUALLIT NË LEKË PËR METËR KATROR NË VITKATEGORITË E BASHKIVE
1234
  Durrës Fier Kavajë Krujë Lezhë Lushnjë Sarandë Tiranë Vlorë    Berat Delvinë Elbasan Korçë Kuçovë Kurbin Peqin Shkodër    Devoll Dibër Gjirokastër Librazhd Mallakastër Mat Përmet Pogradec Skrapar Tepelenë    Të gjithë Bashkitë e tjera
  Vlera e taksës së truallit për qëllime banimi nga individët    0,56 lekë/m2/vit  0,42 lekë/m2/vit  0,28 lekë/m2/vit  0,14 lekë/m2/vit
  Vlera e taksës së truallit për qëllime biznesi  20 lekë/m2/vit    18 lekë/m2/vit  15 lekë/m2/vit  12 lekë/m2/vit

 

Tags: bashkitefaturapronataksat
Share42Tweet26Send
WebLajm

WebLajm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Në modë
  • Comments
  • Të fundit

“Sarile”, rekord në rrjet! Fjalë Rumune, Shqip përkthehet Kërcej

November 28, 2023
Përgjaket bregdeti JON, gomonia i pret gjymtyrët turistit Gjerman. Belgu thyen krahët me JetSki në Adriatik

Përgjaket bregdeti JON, gomonia i pret gjymtyrët turistit Gjerman. Belgu thyen krahët me JetSki në Adriatik

June 16, 2025
Administrativja rrëzon kërkesën e Beqirit, mbetet në fuqi heqia e Licensës nga Dhoma e Avokatisë

Administrativja rrëzon kërkesën e Beqirit, mbetet në fuqi heqia e Licensës nga Dhoma e Avokatisë

February 11, 2025
Ekskluzive / SPAK pranon dosjen e MikroKredive, Tre banka në dosjen e vjedhjes me afro 40 mil euro❗️

Ekskluzive / SPAK pranon dosjen e MikroKredive, Tre banka në dosjen e vjedhjes me afro 40 mil euro❗️

December 8, 2024
Skandali me shitjen e Diplomave False / Arrestohet Pronari dhe Administratori i Kolegjit Universitar WISDOM, skema nga Tirana në Itali. Zyrtari Shqiptar 2000 euro çantë Luis Viton, në dosje ish Ministri

Skandali me shitjen e Diplomave False / Arrestohet Pronari dhe Administratori i Kolegjit Universitar WISDOM, skema nga Tirana në Itali. Zyrtari Shqiptar 2000 euro çantë Luis Viton, në dosje ish Ministri

5

Skandali me Sterilizimin, lindjet natyrale u llogariten si lindje me operacion! 400 milion në vit u rrit kosto

3

Rakip Suli në Spak 2 herë brenda javës, dorëzon dokumentat e tenderave, pamjet

2
Ekskluzive/ Kryebashkiaku punësohet tek Muzeu Historik në Fier. 40 orë punë për të shlyer dënimin e kërkuar nga SPAK

Ekskluzive/ Kryebashkiaku punësohet tek Muzeu Historik në Fier. 40 orë punë për të shlyer dënimin e kërkuar nga SPAK

2

Kureshtje dhe Aludime / Kush është Ministri në hetim. WebLajm zbardh listën se kush u pyet nga SPAK

June 15, 2025
Përgjaket bregdeti JON, gomonia i pret gjymtyrët turistit Gjerman. Belgu thyen krahët me JetSki në Adriatik

Përgjaket bregdeti JON, gomonia i pret gjymtyrët turistit Gjerman. Belgu thyen krahët me JetSki në Adriatik

June 16, 2025
Aksidentoi 5 këmbësor dhe braktisi Foristradën / Arrestohet Bilja nga Kamza

Aksidentoi 5 këmbësor dhe braktisi Foristradën / Arrestohet Bilja nga Kamza

June 14, 2025
Pamjet e Ekstradimit nga Zimbabe/ Vjen me pranga Bosi i Inceneratorit Fier

Pamjet e Ekstradimit nga Zimbabe/ Vjen me pranga Bosi i Inceneratorit Fier

June 14, 2025
WebLajm

Copyright © WebLajm

Navigate Site

  • About
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

Nuk rezulton
Shiko të gjitha rezultatet
  • Home
  • Aktualitet
  • Politikë
  • CityNews
  • Ekonomi
  • Sport
  • Foto Lajm
  • Opinion
  • Sondazh
  • Kerko Gjej
  • Social News
  • Info Utilitare

Copyright © WebLajm