• Të fundit
  • Të gjitha
105 vite më parë / Qiratë në Tiranë më të larta se në Paris e Londër / Historia e Kryeqytetit, Pamjet

105 vite më parë / Qiratë në Tiranë më të larta se në Paris e Londër / Historia e Kryeqytetit, Pamjet

April 23, 2025
KUJDES!!! MOS HUMB FLUTURIMIN / LEXO NJOFTIMIN e TIA-s. Më 15-16 maj zyrtarët e BE-së në Tiranë, bllokohen rrugët

KUJDES!!! MOS HUMB FLUTURIMIN / LEXO NJOFTIMIN e TIA-s. Më 15-16 maj zyrtarët e BE-së në Tiranë, bllokohen rrugët

May 12, 2025
19 mijë vota  emigrantësh të pavlefshme / DHL i ktheu pas

19 mijë vota emigrantësh të pavlefshme / DHL i ktheu pas

May 11, 2025
Ndiqni LIVE ndarjen e votave dhe mandateve në 12 qarqet

Ndiqni LIVE ndarjen e votave dhe mandateve në 12 qarqet

May 11, 2025
dev.al feston 15-vjetorin – një dekadë e gjysmë përkushtim ndaj inovacionit dhe korrektësisë

dev.al feston 15-vjetorin – një dekadë e gjysmë përkushtim ndaj inovacionit dhe korrektësisë

May 10, 2025
Sot etapa e 2 e Giro d’Italia, këto janë rrugët që bllokohen

Sot etapa e 2 e Giro d’Italia, këto janë rrugët që bllokohen

May 10, 2025
TIA drejt transformimit si një ndër më të bukurit e Evropës pas investimeve të Grupit Kastrati

TIA drejt transformimit si një ndër më të bukurit e Evropës pas investimeve të Grupit Kastrati

May 9, 2025
Përdorimi i aseteve publike dhe administratës në FUSHATË! KQZ bllokon aktivitetet e 2 Ministrive dhe 5 Bashkive. Kryesojnë Lushnja, Cerriku, Gjirokastra, Korça

Për kë do të votoj ?

May 9, 2025
Zgjidhet Papa i ri, amerikani i parë në historinë e Vatikanit

Njihuni me Profilin e Papës së ri / Nga Çikago SHBA në krye të Vatikanit. I diplomuar për matematikë e filozofi

May 9, 2025
Agjentët e BKH mbeten pa armë. SPAK pa rezultate nga hetimi i tenderit të dyshuar korruptiv dhe abuziv! Si ndryshoi arma nga stërvitja në letra për hetuesit

Ekskluzive / Skadon afati për garën e BKH-së, Aida Hajnaj drejt largimit

May 9, 2025
Zgjidhet Papa i ri, amerikani i parë në historinë e Vatikanit

Zgjidhet Papa i ri, amerikani i parë në historinë e Vatikanit

May 8, 2025
Pas dënimit, Luiz Ejlli kërkon Pafajsinë në Apelin e Tiranës, Caktohet….

Luiz Ejlli i shpëton burgut / Apeli i jep pafajsi. Trupa që dha vendimin

May 8, 2025
Arrestohen në Dubai ushtarët e Talo Çelës /Emrat + Foto

Arrestohen në Dubai ushtarët e Talo Çelës /Emrat + Foto

May 8, 2025
  • About
  • Privacy & Policy
  • Contact
Monday, May 12, 2025
WebLajm
  • Home
  • Aktualitet

    Tensionohet Fushata në Elbasan / Dhunohet djali Luçiano Boçit. VIDEO

    Tensionohet Fushata në Elbasan / Dhunohet djali Luçiano Boçit. VIDEO

    Operacioni Antidrogë / Kandidati për deputet i ikën me vrap policisë, prangoset

    6 SHQIPTARË NË DIASPORË FITOJNË TË DREJTËN E VOTËS ME GJYKATË / vendimi

    6 SHQIPTARË NË DIASPORË FITOJNË TË DREJTËN E VOTËS ME GJYKATË / vendimi

    1 javë para votimeve / GJKKO shpall nesër vendimin për dosjen Partizani

  • Politikë
    19 mijë vota  emigrantësh të pavlefshme / DHL i ktheu pas

    19 mijë vota emigrantësh të pavlefshme / DHL i ktheu pas

    SPAK: Zegjinen ta hetojë Fieri / Vendimi për kandidaten e famshme në rrjetet sociale

    SPAK: Zegjinen ta hetojë Fieri / Vendimi për kandidaten e famshme në rrjetet sociale

    5 ditë nga zgjedhjet / PD kërkesë Ramës të zgjatim afatin e ID të skaduara / DOKUMENTI

    Mandati i Deputetit Vullnet Sinaj / Kushtetuesja vendos më 27 Maj

    Mandati i Deputetit Vullnet Sinaj / Kushtetuesja vendos më 27 Maj

    Loboi për takimin e Ramës me djalin e Trump? Grenell përgënjeshtron shkrimin e Politiko, postimi në X: I kuptoj emocionet tuaja të larta, por është

    Loboi për takimin e Ramës me djalin e Trump? Grenell përgënjeshtron shkrimin e Politiko, postimi në X: I kuptoj emocionet tuaja të larta, por është

    Nisen Votat e Tiranës për Diasporën / Foto

    Zarfet bosh në Diasporë / Pas ankesave të PS e PD, AKEP nis kontrollin. DOKUMENTI

    “Isha rehat në fshat”, Erjon Braçe revoltohet: Anuloni gjobën 200 Euro në Laprakë

    “Isha rehat në fshat”, Erjon Braçe revoltohet: Anuloni gjobën 200 Euro në Laprakë

    Kundërshtarët e Lukashenkos marrin Pasaportë Shqiptare / Njihuni me çiftin që sfidoi Presidentin Bjellorus

    Kundërshtarët e Lukashenkos marrin Pasaportë Shqiptare / Njihuni me çiftin që sfidoi Presidentin Bjellorus

    Më pak se 10 orë punë në javë… Ndodh në Shqipëri

    Qeveria i jep administratës 2 ditë pushim

  • CityNews
    Një tjetër parkim nëntokësor në Tiranë / FOTO-Projekti

    Një tjetër parkim nëntokësor në Tiranë / FOTO-Projekti

    ‘Giro d’Italia’ për herë të parë në Shqipëri, ja si ndryshon qarkullimi i automjeteve në kryeqytet

    ‘Giro d’Italia’ për herë të parë në Shqipëri, ja si ndryshon qarkullimi i automjeteve në kryeqytet

    Njihuni me Kryepolicen e Tiranës / Elona Xhelilaj merr drejtimin e Policisë Bashkiake

    Njihuni me Kryepolicen e Tiranës / Elona Xhelilaj merr drejtimin e Policisë Bashkiake

    Nisja e punimeve për ndërtimin e shkollës së re 9-vjeçare në Astir, Veliaj: Lajm i shkëlqyer dhe premtim i mbajtur

    Nisja e punimeve për ndërtimin e shkollës së re 9-vjeçare në Astir, Veliaj: Lajm i shkëlqyer dhe premtim i mbajtur

    FOTO/ “Ishte zaptuar me ndërtime pa leje”, Veliaj: Parku i Liqenit të Farkës, një mushkëri e dytë për Tiranën

    FOTO/ “Ishte zaptuar me ndërtime pa leje”, Veliaj: Parku i Liqenit të Farkës, një mushkëri e dytë për Tiranën

    105 vite më parë / Qiratë në Tiranë më të larta se në Paris e Londër / Historia e Kryeqytetit, Pamjet

    105 vite më parë / Qiratë në Tiranë më të larta se në Paris e Londër / Historia e Kryeqytetit, Pamjet

    tregu agroushqimor

    Tirana hapi AgroPark në Farkë, Veliaj: Mbajtëm premtimin, mundësi të reja për fermerët dhe qytetarët

    Veliaj: 8 biblioteka të reja në Tiranë, qendra të edukatës dhe debatit

    Veliaj: 8 biblioteka të reja në Tiranë, qendra të edukatës dhe debatit

    Sot 8 Marsi, transporti me autobus në Tiranë falas për gratë dhe vajzat

    Sot 8 Marsi, transporti me autobus në Tiranë falas për gratë dhe vajzat

  • Ekonomi
    dev.al feston 15-vjetorin – një dekadë e gjysmë përkushtim ndaj inovacionit dhe korrektësisë

    dev.al feston 15-vjetorin – një dekadë e gjysmë përkushtim ndaj inovacionit dhe korrektësisë

    TIA drejt transformimit si një ndër më të bukurit e Evropës pas investimeve të Grupit Kastrati

    TIA drejt transformimit si një ndër më të bukurit e Evropës pas investimeve të Grupit Kastrati

    PASAPORTAT E BE-së sdo blihen më me para  / Vendimi i Gjykatës që ndalon shitjen e ID të Arta

    PASAPORTAT E BE-së sdo blihen më me para / Vendimi i Gjykatës që ndalon shitjen e ID të Arta

    euro bie

    Euro prek minimumin historik, 5 ditë para zgjedhjeve

    financa

    Mblidhen 168 milionë Euro më shumë nga tatimi mbi pagat

    zyre pune

    Shqiptarët punojnë me oraret më të gjata në Europë dhe paguhen më pak

    Mbi 200 mijë euro borxh ndaj OSSH-së / Kompania FUENTE DYNAMICS sfidon shtetin, vijon biznesin milionësh. Qytetarët arrestohen për 1 muaj drita!

    Mbi 200 mijë euro borxh ndaj OSSH-së / Kompania FUENTE DYNAMICS sfidon shtetin, vijon biznesin milionësh. Qytetarët arrestohen për 1 muaj drita!

    cmimi i naftes

    Çmimi i naftës drejt rënies më të madhe nga viti 2021

    Si u grabit banka 82 vite më parë në qytetin e Fierit, Kasaforta me mbi 5 mijë franga ari / Vendimi gjykatës

    Si u grabit banka 82 vite më parë në qytetin e Fierit, Kasaforta me mbi 5 mijë franga ari / Vendimi gjykatës

  • Sport
    Sot etapa e 2 e Giro d’Italia, këto janë rrugët që bllokohen

    Sot etapa e 2 e Giro d’Italia, këto janë rrugët që bllokohen

    ‘Giro d’Italia’ për herë të parë në Shqipëri, ja si ndryshon qarkullimi i automjeteve në kryeqytet

    Ekskluzive / lista me 38 rrugët që bllokohen për Giro d’Italia, oraret nga 5 mëngjes deri 11 në darkë. 3 Etapat Durrës – Tiranë – Vlorë

    shorti final4 superliga

    Përcaktohet kalendari i ndeshjeve të fazës “Final 4”

    Sporti, Ura lidhëse e Shqipërisë me BE / Endri Hoxha në krye të….

    Sporti, Ura lidhëse e Shqipërisë me BE / Endri Hoxha në krye të….

    kampionati europian u 17 shqiperi 2025

    Dalin në shitje biletat për ndeshjet e Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”  

    Derbi shpëton Tiranën / Triplet golash me Partizanin. Foto-Video

    Derbi shpëton Tiranën / Triplet golash me Partizanin. Foto-Video

    Ja si do të jetë “Stadiumi Dinamo” Projekti i ri me 2 Kulla e Parkime

    Ja si do të jetë “Stadiumi Dinamo” Projekti i ri me 2 Kulla e Parkime

    shqiperia, fiton me andoren

    Humbet një pozicion, ku pozicionohet Shqipëria në renditjen e FIFA-s

    Përzgjidhet formacioni më i mirë i javës i Superligës Shqiptare

    Përzgjidhet formacioni më i mirë i javës i Superligës Shqiptare

  • Foto Lajm
    Hajdutët hapin tunel nga muri, grabisin bizhuteri me vlerë 10 mln Dollarë

    Hajdutët hapin tunel nga muri, grabisin bizhuteri me vlerë 10 mln Dollarë

    Raundi i 2 i kualifikueseve të EURO U-17/ Shqipëria nesër sfidon Azarbajxhanin në Elbasan Arena

    Raundi i 2 i kualifikueseve të EURO U-17/ Shqipëria nesër sfidon Azarbajxhanin në Elbasan Arena

    Mbyllet afati, ja sa emigrantë janë regjistruar për të votuar më 11 Maj

    Mbyllet afati, ja sa emigrantë janë regjistruar për të votuar më 11 Maj

    Ish-kryeministri Berisha në SPAK, i paraqitet akuza zyrtare bashkë me dhëndrin e tij

    Ish-kryeministri Berisha në SPAK, i paraqitet akuza zyrtare bashkë me dhëndrin e tij

    WebLajm zbardh vendimin e SPAK / U pushua padia e Olsi Ramës: pasi Gazment Bardhi ska bërë kurrë kallëzim, por deklaratë / DOKUMENTI

    WebLajm zbardh vendimin e SPAK / U pushua padia e Olsi Ramës: pasi Gazment Bardhi ska bërë kurrë kallëzim, por deklaratë / DOKUMENTI

    “RENEA, duart lart”, zbulohet baza e armatimeve në Babicë. Policia e Vlorës godet grupin kriminal e mbushi me snajper dhe… (Video)

    “RENEA, duart lart”, zbulohet baza e armatimeve në Babicë. Policia e Vlorës godet grupin kriminal e mbushi me snajper dhe… (Video)

    Parkimi i Gabuar dhe Gjoba e Policisë, Zbuluan lidhjen e Ilir Beqaj me pasurinë e dyshuar të fshehur. Dosja

    Parkimi i Gabuar dhe Gjoba e Policisë, Zbuluan lidhjen e Ilir Beqaj me pasurinë e dyshuar të fshehur. Dosja

    Vrasja në Fier, sfumon operacionin ndaj Bixhozit. Kamerat filmojnë atentatin

    Beleri mbetet në qeli, ja vendimi i Gjykatës së Lartë. Himara drejt zgjedhjeve të parakohëshme

    Beleri mbetet në qeli, ja vendimi i Gjykatës së Lartë. Himara drejt zgjedhjeve të parakohëshme

  • Opinion
    Përdorimi i aseteve publike dhe administratës në FUSHATË! KQZ bllokon aktivitetet e 2 Ministrive dhe 5 Bashkive. Kryesojnë Lushnja, Cerriku, Gjirokastra, Korça

    Për kë do të votoj ?

    Lobimi i një Populli pro Amerikan, a janë shumë 6 mil $❗️

    Lobimi i një Populli pro Amerikan, a janë shumë 6 mil $❗️

    Çfarë mbaj mend nga fushata zgjedhore 2025?

    Çfarë mbaj mend nga fushata zgjedhore 2025?

    Buxheti i RTSH / Hasani: Agron Shehaj palë me Oligarkët Mediatik

    Buxheti i RTSH / Hasani: Agron Shehaj palë me Oligarkët Mediatik

    Ligji nuk është ETIK!

    Ligji nuk është ETIK!

    Barazia Para Ligjit e Nesti Angoni dhe Belerit❗️

    Barazia Para Ligjit e Nesti Angoni dhe Belerit❗️

  • Sondazh
  • Kerko Gjej
    Home

    Bëhu pjesë e kompanisë EUROELEKTRA, Njihu me mundësitë e Punësimit

    Zgjidh makinën që të përshtatet me Credins Leasing

    Zgjidh makinën që të përshtatet me Credins Leasing

    Credins Bank, Pranë Pushuesve në çdo qytet / Pamjet

    Credins Bank, Pranë Pushuesve në çdo qytet / Pamjet

    Me Credins Mastercard, bëji udhëtimet e tua me unike!

    Me Credins Mastercard, bëji udhëtimet e tua me unike!

    Shijo çdo ditë me Mastercard Albania, Paguani Shpejt dhe Sigurt, Përfitoni më shumë nga CredinsBank

    Shijo çdo ditë me Mastercard Albania, Paguani Shpejt dhe Sigurt, Përfitoni më shumë nga CredinsBank

    Qendra e vetme tregtare ne rivierën shqiptare. 20 njësi tregtimi dhe shërbimesh

    Galeria by TEG, një qendër tregtare me pamje nga deti Jon! Në shërbim të turistëve e banorëve

    Bëhu pjesë e “VitalPharma”, rrugëto drejt Suksesit

    20 vite në shërbim të klientëve, Astrit Korra me “Servis Genti” marrin titullin Mjeshtër

    20 vite në shërbim të klientëve, Astrit Korra me “Servis Genti” marrin titullin Mjeshtër

    GeniusLAB është në kërkim të një korrieri me kohë të plotë! A jeni gati të bëheni pjesë e ekipit tonë?

    GeniusLAB është në kërkim të një korrieri me kohë të plotë! A jeni gati të bëheni pjesë e ekipit tonë?

  • Social News
    Zgjidhet Papa i ri, amerikani i parë në historinë e Vatikanit

    Njihuni me Profilin e Papës së ri / Nga Çikago SHBA në krye të Vatikanit. I diplomuar për matematikë e filozofi

    rihanna shtatzene per here te trete

    Rihanna i habit të gjithë, shfaqet në Met Gala me barkun e rrumbullakosur në pritje të…

    wizz air

    Pasagjerët e WizzAir akuzohen padrejtësisht se vodhën celularin / 90 min “peng” në Avionin Londër-Tiranë

    trupi i pajete i papa franceskut

    Caktohet dita e funeralit të Papa Françeskut

    Nuk paguan pagën stafit, Përmbarimi sekuestron  asetet e kompanisë së fluturimit “AirAlbania”, vendimi

    Air Albania kryeson klasifikimin si linja ajrore me më shumë ankesa nga qytetarët, ndiqet nga… / Tabela e anulimeve dhe vonesave në Rinas

    Inteligjenca Artificiale dhe Roboti Dentist / Njihuni me teknologjinë e ofruar nga DCA / Implant MATRIX në 5 min

    Inteligjenca Artificiale dhe Roboti Dentist / Njihuni me teknologjinë e ofruar nga DCA / Implant MATRIX në 5 min

    Shkencëtarët zbulojnë provën e fortë për jetë jashtëtokësore

    Shkencëtarët zbulojnë provën e fortë për jetë jashtëtokësore

    Arrestohet aktori i famshëm

    Arrestohet aktori i famshëm

    bella thorne

    Plas tjetër skandal mes artistëve/ Aktorja akuzon kolegun: Më ka goditur në organin gjenital gjatë xhirimeve

  • Info Utilitare
    KUJDES!!! MOS HUMB FLUTURIMIN / LEXO NJOFTIMIN e TIA-s. Më 15-16 maj zyrtarët e BE-së në Tiranë, bllokohen rrugët

    KUJDES!!! MOS HUMB FLUTURIMIN / LEXO NJOFTIMIN e TIA-s. Më 15-16 maj zyrtarët e BE-së në Tiranë, bllokohen rrugët

    Visa & Credins bank një tjetër bashkëpunim strategjik! Jepi gaz dhe bëhu pjesë e …….

    Visa & Credins bank një tjetër bashkëpunim strategjik! Jepi gaz dhe bëhu pjesë e …….

    Formula e Suksesit për biznesin tënd me POS nga Credins Bank

    Formula e Suksesit për biznesin tënd me POS nga Credins Bank

    Komitetit Disiplinor i përfundon mandati, “Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë” hap garën, ftesë avokatëve për kandidim

    Njihuni me rregullat, Datën dhe Vendin ku do të zhvillohet provimi i Avokatisë / Njoftimi i rëndësishën nga DHASH

    Pallati i Kongreseve mirëpret “Medical & Beauty Fair” më 11-13 Prill

    Pallati i Kongreseve mirëpret “Medical & Beauty Fair” më 11-13 Prill

    Në Credins Bank / Gjithmonë ka një zgjidhje për të plotësuar çdo dëshirë!

    Në Credins Bank / Gjithmonë ka një zgjidhje për të plotësuar çdo dëshirë!

    Ëndërron të drejtosh Avionin? Akademia e Pilotëve rikthehet në shkurt 2025 / Regjistrohu në…

    Ëndërron të drejtosh Avionin? Akademia e Pilotëve rikthehet në shkurt 2025 / Regjistrohu në…

    Jetoje jetën si një aventurë me Paketën e Rinisë!

    Jetoje jetën si një aventurë me Paketën e Rinisë!

    Mercedez Benz Albania merr çertifikimin e rëndësishëm ndërkombëtar

    Mercedez Benz Albania merr çertifikimin e rëndësishëm ndërkombëtar

Nuk rezulton
Shiko të gjitha rezultatet
WebLajm
Nuk rezulton
Shiko të gjitha rezultatet
Home CityNews

105 vite më parë / Qiratë në Tiranë më të larta se në Paris e Londër / Historia e Kryeqytetit, Pamjet

by WebLajm
April 23, 2025
in CityNews, TopNews
A A
0
49
SHARES
139
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Historia e Tiranës në vitet e para të pavarësisë së Shqipërisë është e mbushur me ngjarje që ndikuan thellësisht në zhvillimin e saj. Luftërat, pushtimet dhe fatkeqësitë natyrore e shoqërore e penguan këtë qytet të vogël që të merrte formën e një qendre moderne. Pushtimi i Shqipërisë nga ushtria austro-hungareze në fillim u duk se do të sillte një lehtësim të vuajtjeve, por gripi spanjoll (1918) solli një valë të re fatkeqësie, duke marrë jetën e rreth 4,000 banorëve të Tiranës. Si një simbol i kësaj përiudhe të vështirë ishte Streha Vorfnore, themeluar në vitin 1917, që ofronte kujdes për fëmijët e mbetur jetimë nga gripi spanjoll dhe zia e bukës. Deri në vitin 1920, Tirana vazhdoi të mbetej një qytet i vogël, pa ndryshime të mëdha. Megjithatë, gjithçka ndryshoi kur ajo u shpall kryeqytet provizor i Shqipërisë pas Kongresit të Lushnjes. Qeveria kombëtare e udhëhequr nga Ahmet Zogu, atëherë ministër i Punëve të Brendshme, vendosi të zhvendoset në Tiranë, duke sjellë me vete një fillim të ri për qytetin. Transformimet që filluan pas kësaj përiudhe ishin të mëdha dhe shpesh të dhimbshme.

Për t’u përshtatur me statusin e ri të kryeqytetit, shumë ndërtesa u rrënuan dhe u zëvendësuan me rrugë e projekte të reja. Një nga ndërhyrjet e para ishte heqja e varrezave pranë xhamive, të cilat pengonin zhvillimin urban. Në vitin 1922, rruga e Durrësit u ndërtua, duke hapur hapësira të reja për ndërtime dhe tregti. Po në vitin 1922 u ndërtua institutit Femëror “Nëna Mbretëreshë” ndërsa po atë vit Këshilli Kombëtar vendosur që institucioni kryesor që do të kujdesej për mbarëvajtjen dhe zhvillimin e qytetit të emërtohej për herë të parë Bashki dhe jo më Përlimtari apo Katundari sikurse quheshin asokohe institucionet e pushtetit vendor. Në vitin 1923, inxhinieri Eshref Frashëri përpiloi planin rregullues të qytetit, duke e udhëhequr zhvillimin urban në një drejtim më të studiuar. Gjatë këtij viti u ndërtua edhe lulishtja popullore me sipërfaqe 2700 metra katrorë ndërsa u zgjeruan edhe disa rrugë të reja. Por sfida e vërtetë, ishte akomodimi i të ardhurve të rinj, në një qytet që po përballej me një dyndje demografike si rrjedhojë e përqendrimit të institucioneve shtetërore; një problem që më herët e kishin kaluar dhe Vlora e Durrësi.

DOSSIER/ Çfarë ndodhi kur Tirana u bë Kryeqytet? Kriza e
DOSSIER/ Çfarë ndodhi kur Tirana u bë Kryeqytet? Kriza e

Qiratë në Tiranë, më të larta se në Paris e Londër

Vendosja e funksionarëve të shtetit në kryeqytetin e ri kishte sjellë lëvizje të forta demografike, së cilës nuk i ishte përgjigjur sektori i ndërtimit por vetëm ai i qirave që ishte rritur ndjeshëm. Vetë ministrat e deputetët e Shqipërisë, jetonin në hotelet e kryeqytetit, që kishin marrë rolin e godinave të munguara shtetërore. Si rezultat i zhvendosjes së administratës shtetërore dhe rritjes së nevojave për tregti dhe shërbime, Tirana filloi të tërheqë një numër të madh banorësh nga pjesë të tjera të Shqipërisë. Në vitin 1922, numri i banorëve të Tiranës kishte arritur në 34 mijë banorë. Kjo rritje e menjëhershme e popullsisë solli nevojën për infrastrukturë të re dhe plane rregullimi urban por solli gjithashtu, edhe një rritje të fortë të qirave të banimit. Në seancën e 19 prillit 1923, deputetët debatojnë një projektligj për qiratë dhe taksat e banesave në Tiranë, ku parashikohej vendosja e një çmimi reference për qiranë e banesave të vjetra me qerpiç dhe të atyre me tulla ose gurë që ishin ndërtuar më vonë. Në çmimet e referencës, qiraja e shtëpive të reja lllogaritrej 20 % më e lartë sesa e atyre me qerpiç. Kjo nënkuptonte se sa më e lartë çmimi i referencës, aq edhe me i lartë taksimi. Ali Këlcyra, Deputet:  Ministrija na kish dërguar një projekt me të cilin na thoshte se ligja që ka bërë Parlamenti, do aplikohet vetëm për ato shtëpi që janë me çerpiçë e sa për ato të tjerat do të paguhet një qira 20% më tepër se ç’e parashikon ajo ligjë. Komisioni i drejtësisë e kuptoj se këtu ka një padrejtësi, pse ligja që ka bërë Parlamenti, është bërë ma at kuptim që qiraja caktueme të jetë për shtëpija me gurë e me tulla, dhe vendosi që për shtëpijat e bëra me ballë e çerpiçë të merret qiraja 20% më pak. Çuditem përse Qeverija favorizon pronarët e shtëpijave të Tiranës ne të na rrëpin se qiranat që paguhen këtu në Tiranë, nuk paguhen as në Paris e në Londër. Ahmet Resuli: Besoj se tue caktue çmimin e qiravet të shtëpijavet do të shkaktojmë qi pas sodit të mos goditen ma shtëpija. Ka nji mot mot qi nuk janë goditë shtëpija e kam frikë se edhe me këtë ligjë do të ndalojmë goditjen e tyne. Prandej jam i mendjes qi kjo ligjë mos të përfshijnë shtëpijat qi do të goditen pas sodit. Qazim Koculi: Qëllimi i Qeverisë ka qenë qi të goditen shtëpija të mira dhe për këtë arësye ka cakue nji diferencë. Me qenë se këtë diferencë edhe Komisioni i Drejtësis e ban, qëllimi atëherë u mbarue. Prandej jam i mendjes qi të pranohet ligja ashtu sikur e paraqet Komisioni. E një nga diskutimet më të mëdha që lind në këtë përiudhë është zhvillimi i kryeqytetit të ri, që edhe pse kishin kaluar 5 vite, nuk po njihte zhvillimin e kërkuar. E në këtë kontekst, ndërmerret dhe iniciativa e parë për zhvillimin e urbanistik të kryeqytetit të ri, të rikonfirmuar pas 5  vitesh,  si Kryeqytet i përhershëm i Shqipërisë. Bashkia e Tiranës propozon që për zhvillimin e kryeqytetit, qeveria t’i akordonte asaj një ndihmë financiare në formën e kredisë, me një vlerë prej 1 milionë franga ari.

DOSSIER/ Çfarë ndodhi kur Tirana u bë Kryeqytet? Kriza e

Tiranë 12/11/1925 Bashkia e Tiranës drejtuar nënprefekturës

Qyteti i jonë pat fatin që të caktohet kryeqytet i Shqipnisë. Asht e ditun se nji qytet për t’u quejtun kryeqytet dhe për posë pëlqimin e vizituesavet të huej, duhet të ketë gjithë mjetet e duhuna në pikpamjen hygjenike për të sigurue shëndetësin si dhe asht e domosdoshme me fillue lulzimin e saj për të u ba nji shembëll përparimi, qytetnimi i qyterarëve etj. Për tja mbërri këtij qëllimi, kjo bashki nuk kursehet aspak por realizmi i këtij qëllimi më tepër ka nevojë për të holla, për të cilat kjo bashki asht në ngushticë. Pra për t’i ba ballë shpenzimeve qi mund të shpenzohen për përparimin e këtij qyteti parashohim i shumë prej 1 milionë franga ari. Me të vërtetë përparimi e lulzimi i nji qyteti i përket bashkies, dmth popullit por populli i këtij qyteti nuk asht në gjendje që t’i baj ballë nji shume të këtillë. Historitë e botës na mësojnë se shumë qeverija në buxhetin e saj kanë caktue nji kreditë për kryeqytet prandaj dhe kjo kryesi tu qenë sigurue se ka me e realizue principi i saj, lutemi të ndërmjetësohet ku duhet që të na ipet shuma në fjalë. ideja për të cilën ushqejmë mbasi asht publikë e nuk asht vetëm interesi i Tiranës por besojmë se ka me gjet pëlqim. Komisar i Q.P Bashkisë së Kryeqytetit Fuad Toptani.

DOSSIER/ Çfarë ndodhi kur Tirana u bë Kryeqytet? Kriza e

Pavarësisht se kërkesa ishte për 1 milion franga, qeveria e kohës vendos t’i akordojë një shumë prej 400 mijë franga ari bashkisë së Tiranës, të garantuara nga bankënotat që do të emetoheshin nga Banka Kombëtare e Shqipnisë; ligjërisht e sapokrijuar por ende jo aktive. Kjo shumë do të përdorej vetëm për vepra publike, nën monitorimin e qeverisë qendrore. Bashkia e Tiranës, për pagimin e kësaj huaje 16 vjeçare me interes 4 %, do të vendoste si garanci pasuritë e paluajtshme të saj. Diskutimet e zhvilluara në seancën e 15 qershorit 1925 për miratimin e kësaj kredie për Bashkinë e Tiranës, hedhin më shumë dritë rreth problematikave të para me të cilat u përball kryeqyteti i Shqipërisë.

Kristo Floqi, Deputet: Zotërinj! Si kur se tha dhe i ndershmi Deputet i Gjinokastrës Z. H. Delvina, na nuk kemi ndonjë kundërshtim që t’i jepet Bashkisë kjo shumë dhe për këtë nuk e kursejmë votën se të gjithë e dëshirojmë përmirësimin e Kryeqytetit; por të themi dhe të drejtën se qysh nga dita që u deklarua Tirana si kryeqytet dhe që kanë shkuar gjashtë muaj deri tash nuk kemi parë as një përmirësim, as një ndreqje që të jetë bërë për ndërtimin e qytetit, d.m.th. Tiranasit nuk kanë treguar as pak aktivitet, por vazhdon gjith një si ka qenë dhe përpara. E vetmja vepër që kanë bërë është marrja e nismës për ngritjen e një pallati, për të cilën si e shihni kanë sjellë vetëm një grumbull gurësh sa për hedhjen e themelit tue shkruar me nji pllakë disa emna të deputetvet qi u përkujdesën, dhe qi atëherë e kanë lënë ashtu sa i ka mbuluar bari. Rrugë, vijat qindrojnë ashtu si kanë qenë ma parë, të pa fshira e të pa kulluara e lopët e qetë shkojnë për mes qytetit për të cilën shumë herë kemi bërë dhe kritikë me gazetë, por më kot. Gjindja e Kryeqytetit në këtë pozitë si nji fshat më duket se nuk i afrohet qëllimit që ka, se kryeqyteti duhet të bëhet shembëlla dhe për qytetet e tjera. Si dihet Tirana nuk duhet të përmirësohet vetëm për vendësit, por për gjithë Shqiptarët, se si kryeqytet i tyne qi asht do të mbledhë në gji të tij njerëz prej gjith anëve të Shqipnis. Pra me rastin qi ndodhet dhe Z. Minis’ri i P. të Mbrendshme këtu, i lutemi të na japë pak shpjegime mbi veprimet e Bashkisë.

Ceno Kryeziu, Ministër i Brendshëm:Zotënij! Si dihet prej të gjith Z. Juej Bashkija e Tiranës të ardhunat i ka shumë të paka, prandaj për të goditun kryeqyteti si duhet dhe si e dishroni Z. e juej me këto të ardhuna qi ka nuk asht e mundun. Ma parë si kur se dihet Tirana ka qenë nji Nënprefekturë dhe e pa caktuem për Kryeqytet, e kështu nuk mujt as njeri të ngritte godina tj., se nji herë thuhej që do të pranohet Vlona si kryeqytet, Shkodra e tash qi u caktue definitivisht e si thashë ma parë qi të ardhunat e Bashkis nuk mjaftojnë, por lypen këto 400.000 franga ari qi t’i jepen Bashkis së Tiranës hua prej banknotavet qi do t’emitohen nga Banka Kombtare të cilat si përmëndën dhe në Dekret ligje do të shpenzohen vetëm për mirëësimin e qytetit d.m.th. komunikasjion, kanalizim e tjera. Sa për kritikët qi i bahen Tiranës se nëpër rrugët e qytetit shkojnë qe e lopë, këto tash për tash nuk mundemi t’i ndalojmë e të ndreqen të gjitha për nji heresh. Unë jam ndodhun në Kryeqytet të Jugosllavis, në Beograd e këtê Kryeqytet e sjell si shëmbëll se ka pasun dhe shumë deputetën qi mund t’a kenë parë si mua qi dhe atje shkojnë qe e kuaj nëpër rrugët. Plani qi asht ba i përmblidhte gjithë Ministrit në nji godinë bashkë por për me u zbukurue Tirana ma mirë u ndryshua ky plan si mbas propozimit qi kish ba Ministria e P. Botore d.m.th. qi çdo Ministri të ketë ndërtesë të veçantë dhe ky plan ndodhet në duart të Kryetarit të Republikës dhe të inzhinervet. Këto pare qi do t’i nepen hua Bashkis masi nuk ka no nji ligjë se në ç’mënyrë do të arxhohen, jemi tue u pregatit nji ligjë të re, e në doni t’e dini se si do të arxhohen këto të holla at’here mundet të caktoni Z. juej 4-5 veta e kështu këta t’a shofin se ku duhet me u arxhue….

DOSSIER/ Çfarë ndodhi kur Tirana u bë Kryeqytet? Kriza e

Viti 1925 është padyshim një nga vitet më përcaktuese për zhvillimin e kryeqytetit. Koncesioni i Bankës Kombëtare i lidhur me projektin e investimeve SVEA do të përcaktonte të ardhmen infrastrukturore të kryeqytetit. Gjithnjë e më shumë Tirana po shihej si kryeqytet i vendit dhe si qendra e re politike e administrative por sfida më e madhe që paraqitej në aspektin urbanistik ishte ajo e shndërrimit mbi bazën e një plani modern urban, të bazuar në një plan rregullues e zhvillimor. Marrëveshja e nënshkruar mes Shqipërisë së drejtuar nga Ahmet Zogu dhe italisë do të sillte një plan tëri të rregullimit të kryeqytet, në kuadrin e projekteve të shumta ekonomike që do të financoheshin nga italia. Për projektimin e kryeqytetit të ri në Shqipëri do të vinte arkitekti italian Armando Brasini i cili do të projektonte qytetin e ri në një terren tipik oriental. Në vitin 1925, Brasini hartoi projekt idenë e parë rreth riorganizimit të qendrës së re të kryeqytetit shqiptar. Ky projekt parashikonte një bulevard qendror e anash tij ndërtesat e ministrive. ideja e Brasinit do të ishte ajo e krijimit të një ishulli roman në qytet, duke ruajtur pazarin oriental dhe godinat përreth tij. Në këtë masterplan ai propozon një strukturë plotësisht racionale dhe gjeometrike për rrjetet rrugore dhe sheshet e qytetit të ri duke sjellë për herë të parë konceptin e një bulevardi të fortë monumental të shtrirë në drejtimin veri-jug, që do të zbatohej në vitet 1930. Brasini zhvilloi disa projekte të detajuara për qendrën e qytetit dhe bulevardin të cilat nuk u zbatuan. Me financimin e SVEA-s në Shqipëri u ndërtuan një serë godinash të rëndësishme mes të cilave Blloku i Ministrive në Tiranë dhe vilat mbretërore në Tiranë. Vila Mbretërore e Tiranës u realizua nga kompania shqiptare SiTA dhe kompania italiane Staccioli. Kostoja e saj ishte 365 mijë franga. Rezidenca mbretërore në Tiranë iu nënshtruan rikonstruksionit dhe punimet u kryen nga shoqëria shqiptare SiTA dhe shoqëria Staccioli. Punimet e rikonstruksionit kushtuan 338 mijë franga ari. Pallatet e Ministrive në Tiranë u projektuan nga arkitekti Florestano de Fausto dhe punimet u kryen nga sipërmarrja shqiptare SiTA dhe ajo italiane Staccioli. Kostoja e 6 godinave të bllokut të ministrive arriti në 2.7 milionë franga ari. Në kuadër të këtij projekti u ndërtuan Burgu i Tiranës, Shkolla Teknike, Spitali Civil, rrugët Tiranë-Elbasan e Tiranë Durrës, Do të ishte pikërisht Tirana ajo që do të merrte përqindjen me të lartë të investimeve të SVEAS për ndërtesa. 70% e fondeve të destinuara për ndërtesa u investuan në Tiranë ose e thënë ndryshe 7.65 milionë franga.

DOSSIER/ Çfarë ndodhi kur Tirana u bë Kryeqytet? Kriza e

“Tirana e Re” dhe lotaria e banesave për deputetët dhe nëpunësit

Veç ndërtimit të godinave shtetërore, në vitet e para si kryeqytet, Tirana ziente nga një debat për strehimin e nëpunësve.  Për këtë qëllim, plani i qeverisë parashikonte shpronësime tokash në kryeqytet dhe ndërtimin e godinave të banimit që më pas do t’i nëpunësve shtetërorë të cilët i kryenin funksionet e tyre në shtëpi me qira apo edhe në hotele. i mandatuar për realizimin e këtij projekti ishte deputeti i njohur, doktor Simon Simonidhi. Detajet për këtë plan dalin nga një diskutim që zhvillohen në parlament në seancën e 6 shkurtit të vitit 1929, 4 vite pasi Tirana ishte shpallur përfundimisht kryeqytet i Shqipërisë. Procesi për ndërtimin e banesave të nëpunësve kishte nisur që në vitin 1927 por ende nuk ishte bërë gjë.

Dr. Simonidhi: Kur m’u ngarkua detyra për t’instaluar nëpunësit në Kryeqytetin me ekspozën që kam bërë atëherë përpara Parlamentit tregova programin që kisha ndër mend t’aplikoja për ti arritur qëllimit. Unë si e dini, punën e ndava me dy pjesë. Pjesa e parë: eksproprijimi i tokave dhe ndamjet e këtyne nëpunësavet etj. dhe pjesa e dytë: marrëveshje me shoqëni të ndryshme për ngrehjen dhe goditjen e shtëpive. Mbi këto baza fillova dhe para çdo tjetër e pregatita një Projekt-ligj i cili parashikonte çdo gjë që ish i nevojshëm për realizimin e kësaj çeshtje. Por ky Projekt-ligj ndonse u aprovua prej të dy dhomave nuk u dekretue prej Kryetarit të Republikës, se u quajt i metë në pjesën që i përkiste sigurimit që do jepesh prej Ministrisë së Financave për nënpunsat. Sikundër e dini ky Projekt-ligj ka qenë i vetmi për të cilin Kryetari i Republikës ka përdorun (veton.) Me gjithë këtë ligji u kthye prap në Parlament, u modifikue si e donte nevoja dhe pasi u dekretue fillova me shokët për ta vënë në zbatim. Dhe pikës së pari u pregatitën planet e nevojshme. Me një anë Misioni topografik italian na pregatiti hartën topografike të vendit ku do ngrihet “Tirana e Re” dhe në tjetër anë arkitekti i Ministrisë së P. Botore më pregatiti planin e kësaj ligje. Por kët plan Këshilli Ministruer nuk e aprovoj se e quejti të metë për sa i përkiste parqeve. Me të vërtetë parqet i kishin parashikue arë të pakët; nga ky shkak pra u vendos prej Këshillit Ministruer të formohet një komision prej inxhinjerash nën kryesin t’ime për të studjuar në vend këtë çeshtje. Komisioni i formuem prej Drejtorit teknik dhe arkitektit të Ministrisë së P. Botore, prej inxhinierit të Shoqënis Svea dhe prej arkitektit të Kryesis së Republikës, pasi studjoj çeshtjen në vend dha raportin e vet dhe në bazë të këtij u pregatit një plan tjetër i cili pasi u aprovua prej Këshillit Ministruer u njoftua Bashkia Kryeqytetit për zbatim. Plani parashikonte organizimin e një lotarie për tokat e Tiranës së re ku do të ndërtoshin banesat e reja që do të përdoreshin për ta. E pikërisht organizimi i kësaj lotarie krijon pakënaqësi, çka sjell edhe ndërprerjen e projektit. “Kurse plani ish i mbaruem nji ditë të caktuar u hodh lotua në Bashkin e Kryeqytetit para nji Komisioni të formuem si mbas ligjit posaçëm dhe kështu se cilit Deputet ose nëpunës i ra nji numër si mbas planit. Pas lotos filloi ndalimi i të hollave për tokën prej Ministrisë së Financavet, por në kohë që kjo Ministri kish filluar të ndalonte prej nënpunsavet etj. të hollat pak nga pak ngjajti nji konflikt i vogël në gjirin e komisionit, konflikti i cili do pengonte realizimin e çeshtjes. Në kohë që gjëndesha në Vlorë anëtarët e Komisionit, nuk e din për ç’arsye, bënë nji shpallje në Fletoren Zyrtare, tue thirrun gjithë nënpunsit të mos depozitonin të hollat për tokën në Arkën e Qëndrës para se të mirrnin tapiën, dhe ata qi kishin depozituar t’ merrnin prapë. Veç kësaj me anën e kësaj shpallje prezantonin terthurazi Kryetarin e Komisionit sikur ky vepronte kontra ligjit, tue kërkuar këto të hollat. Posa mora dijeni të kësaj çeshtje hika qi në atë çast prej Vlorë dhe erdha në Tiranë ku me ndihmën e Z.Z. Ministrit të Financave dhe të Botores, të cilët ligji u jep të drejtë të kenë përfaqësues në Komision, arrita të pushoheshin këto dhe në vend të tyne t’emnoheshin të tjerë, kështu për disiluzion dhe dëshirim që kish kapur nënpunsit mbas kësaj shpallje i zavendësova prej shpresavet të realizimit”.

Projekti parashikonte që në marrëveshje me kompanitë private, në atë që do të emërtohej Tirana e Re, do të ndërtoheshin brenda 2 viteve 300-350 shtëpi të cilat do t’i ndaheshin deputetëve dhe nëpunësve. Këta të fundit, me marrjen e banesës së tyre, duhej që t’i paguanin ato me këste mujore për një përiduhë 15 deri në 20 vite. Por seanca e 6 shkurtit të vitit 1929 u shoqërua nga tensione të shumta dhe kundërshtitë e vetë udhëheqësit të projektit, doktor Simonidhit. Kjo për faktin se projekti që po diskutohej në Kuvend parashikonte që të mos ishte më një komision teknik që drejtonte procesin e ndërtimit dhe shpërndarjes së banesave të reja, por do të ishte një komision qeveritar në përbërje të të cilit do të ishin ministrat. Në këtë mënyrë, veç godinave shtetërore si ministritë dhe bulevardi, spitali e godina të tjera, u ndërtuan edhe shtëpitë e nëpunësve shtetërorë, duke bërë që Tirana tashmë të merrte një fizionomi të re dhe në aspektin urbanistik.

DOSSIER/ Çfarë ndodhi kur Tirana u bë Kryeqytet? Kriza e

Përfundimi i krizës së banimit në Tiranë

Kriza e banimit në Tiranë u zgjidh në vitin 1931. Në këtë përiudhë ndërtimet ishin zhvilluar aq shumë sa kishin plotësuar nevojën për banim. Në kryeqytet ishin ndërtuar godina, banesa e hotele të mjaftueshme që të akomodonin çdo nevojë. Deri në atë periudhë, autoritetet shtetërore kishin vepruar me ligje për të frenuar rritjen e paarsyeshme të qirave, duke u vendos çmime tavan. Në vitin 1931, parlamentit iu dërgua për votim akti ligjor që e shfuqizonte këtë kufizim. Gjatë këtyre viteve, popullsia e kryeqytetit ishte rritur me 4 herë. Ndërkohë, që prej vitit 1927, kryeqyteti furnizohej me energji elektrike të mundësuar nga kompania SiTA përmes një centrali që prodhonte energji elektrike për ndriçim në banesa dhe në akset kryesore rrugore. Ndërsa, rreth 36 mijë metra rrugë ishin të asfaltuara me bitumin e minierës së Selenicës. Me kalimin e viteve, nga projektet fillestare deri te vendimet kyçe mbi pronësinë dhe ndërtimet publike, Tirana u shndërrua në një simbol të zhvillimit urban shqiptar…

Nga Kreshnik Kuçaj

Tags: 100vjetoriapartamentetcmimetdosierhistorikryeqytetqiratetirana
Share20Tweet12Send
WebLajm

WebLajm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Në modë
  • Comments
  • Të fundit

“Sarile”, rekord në rrjet! Fjalë Rumune, Shqip përkthehet Kërcej

November 28, 2023
Administrativja rrëzon kërkesën e Beqirit, mbetet në fuqi heqia e Licensës nga Dhoma e Avokatisë

Administrativja rrëzon kërkesën e Beqirit, mbetet në fuqi heqia e Licensës nga Dhoma e Avokatisë

February 11, 2025
Ekskluzive / SPAK pranon dosjen e MikroKredive, Tre banka në dosjen e vjedhjes me afro 40 mil euro❗️

Ekskluzive / SPAK pranon dosjen e MikroKredive, Tre banka në dosjen e vjedhjes me afro 40 mil euro❗️

December 8, 2024

Biznesmeni “Frigo Food” përfundon në Spak, transaksione me ish zv.Kryeministrin në arrati Arben Ahmetaj. Foto

November 19, 2023
Skandali me shitjen e Diplomave False / Arrestohet Pronari dhe Administratori i Kolegjit Universitar WISDOM, skema nga Tirana në Itali. Zyrtari Shqiptar 2000 euro çantë Luis Viton, në dosje ish Ministri

5

Skandali me Sterilizimin, lindjet natyrale u llogariten si lindje me operacion! 400 milion në vit u rrit kosto

3

Rakip Suli në Spak 2 herë brenda javës, dorëzon dokumentat e tenderave, pamjet

2
Ekskluzive/ Kryebashkiaku punësohet tek Muzeu Historik në Fier. 40 orë punë për të shlyer dënimin e kërkuar nga SPAK

Ekskluzive/ Kryebashkiaku punësohet tek Muzeu Historik në Fier. 40 orë punë për të shlyer dënimin e kërkuar nga SPAK

2
KUJDES!!! MOS HUMB FLUTURIMIN / LEXO NJOFTIMIN e TIA-s. Më 15-16 maj zyrtarët e BE-së në Tiranë, bllokohen rrugët

KUJDES!!! MOS HUMB FLUTURIMIN / LEXO NJOFTIMIN e TIA-s. Më 15-16 maj zyrtarët e BE-së në Tiranë, bllokohen rrugët

May 12, 2025
19 mijë vota  emigrantësh të pavlefshme / DHL i ktheu pas

19 mijë vota emigrantësh të pavlefshme / DHL i ktheu pas

May 11, 2025
Ndiqni LIVE ndarjen e votave dhe mandateve në 12 qarqet

Ndiqni LIVE ndarjen e votave dhe mandateve në 12 qarqet

May 11, 2025
dev.al feston 15-vjetorin – një dekadë e gjysmë përkushtim ndaj inovacionit dhe korrektësisë

dev.al feston 15-vjetorin – një dekadë e gjysmë përkushtim ndaj inovacionit dhe korrektësisë

May 10, 2025
WebLajm

Copyright © WebLajm

Navigate Site

  • About
  • Privacy & Policy
  • Contact

Follow Us

Nuk rezulton
Shiko të gjitha rezultatet
  • Home
  • Aktualitet
  • Politikë
  • CityNews
  • Ekonomi
  • Sport
  • Foto Lajm
  • Opinion
  • Sondazh
  • Kerko Gjej
  • Social News
  • Info Utilitare

Copyright © WebLajm