Kur kanë mbetur edhe 5 ditë nga 11 maji 2025, ku shqiptarët do t’i drejtohen kutive të votimit, Partia Demokratike i kërkon KQZ-së, Qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme të zgjasin afatin e letërnjoftimeve të skaduara.
WebLajm.com ka siguruar një kopje të kësaj kërkese, ndërsa ende s’ka asnjë përgjigje zyrtare nga qeveria. WebLajm.com mëson me burime se kjo kërkesë pritet të pranohet në mbledhjen e të mërkurës dhe të miratohet VKM që zgjat afatin e ID të skaduara.
Si shembull, PD thotë se janë afro 600 mijë shtetas të cilët rrezikojnë të mos votojnë për shkak të skadimit të ID-së dhe pasaportave deri më 11 Maj. Kjo kërkes e PD është depozituar më datë 4 Maj 2025 edhe pranë KQZ.

Comments 1