Prokurori i SPAK Sotir Kllapi ka vendosur që dyshimet për shpërdorim detyre dhe santazh të zgjedhësve, të kryera nga kandidatja Zegjine Çaushi, do duhet të hetohen nga Prokuroria e Fierit. Kjo pasi SPAK nuk ka gjetur elementë të veprës penale të korrupsionit, vepër e cila është në kompetencë të SPAK.

WebLajm,com sjell një kopje të vendimti të prokurorit të SPAK
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet paraprake ndaj saj dhe ka vendosur që çështja të kalojë për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Fierit. Hetimi lidhet me një audiopërgjim të publikuar në media, ku Çaushi dëgjohet duke ushtruar presion dhe kërcënime ndaj një qytetare për qëllime elektorale, në kohën kur mbante postin e kryeinspektores së IVMT-së në Bashkinë e Roskovecit.
Gjatë fushatës, Çaushi është bërë e njohur për përdorimin e rrjeteve sociale, ku ka publikuar video ironike dhe humoristike, shpeshherë duke vënë në lojë kundërshtarët politikë, veçanërisht Gazment Bardhin, drejtuesin politik të Partisë Demokratike në Fier.
Lexo më shumë