Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka dhënë vendimin për Luiz Ejllin dhe Fatmir Avdurramanin të akuzuar për falsifikim dokumentesh.
Apeli ka prishur vendimin e Shkallës së Parë të Fierit, duke i shpallur të dy të pafajshëm.
Nga Gjykata e Fierit, Luiz Ejlli dhe Avdurramani u dënuan me 1 vit burg.
Luiz Ejlli u akuzua se gjatë kohës që ushtronte profesionin e noterit ka falsifikuar dokumente për të justifikuar burimin e paligjshëm të pasurive me prejardhje nga aktiviteti kriminal të shtetasit Fatmir Avdurramani.
Historia daton në vitin 2021, kohë kur Prokuroria do të kërkonte sekuestrot e pasurive të Avdurramanit si të pajustifikuara me burime të ligjshme.
Gjykata e Apelit Juridiksionit të Pergjithshem Tiranë ka pranuar me këtë vendim kërkesën ankimore të Avokateve Arbër Hoxha dhe Dritan Metani duke ndryshuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe duke deklaruar të pafajshëm të pandehurit ish noterin Luiz Ejlli dhe biznesmenin Fatmir Avdurramani.
Ky vendim u dha nga treshja e gjyqtarëve Brikena Lubonja Relatore, Dritan Hasani dhe Genti Shala Anëtarë.
Lexo më shumë
👇