Aida Hajnaj drejtuesja aktuale e Byrosë Kombëtare të Hetimit nuk ka dorëzuar aplikim për tu riemëruar për një mandat të dytë.
WebLajm.com mëson se afati ka skaduar mesnatën e 7 Maj.
Komisioni i përbërë nga Arben Kraja Behar Dibra dhe Altin Dumani nuk ka mundur të nis verifikimin me 7 faza pasi znj.Hajnaj nuk ka dorëzuar aplikimin.
Pritet që gara të rihapet sërish për tu dhënë mundësi të tjerë personave të interesuar.
Kjo situatë thellon përplasjen mes Hajnaj dhe Spak pasi ajo pretendon një riemërim pa kaluar në test.
Ndërsa komisioni i Spak thotë se çdo i interesuar duhet ti nënshtrohet garës siç ka ndodhur në vitin 2020.