WebLajm.com mëson se në Bashkinë e Tiranës ka nisur një valë e re shkarkimesh që përfshin emra të njohur dhe figura të lidhura ngushtë me ish-kryetarin Erion Veliaj. Burime nga brenda institucionit bëjnë me dije se Anuela Ristani, aktualisht në rolin e drejtueses së komanduar të bashkisë, ka vijuar spastrimin administrativ, duke larguar zyrtarë dhe punonjës që prej më shumë se një dekade kanë qenë pjesë e strukturave drejtuese dhe mbështetëse.
Pas largimit të dy zyrtarëve të njohur, Sara Goxhaj dhe Alban Dokushi, këtë javë janë shkarkuar edhe drejtori i Protokollit dhe drejtoresha e Shërbimeve Mbështetëse. Po ashtu, janë larguar disa shoferë, sekretare dhe punonjës të administratës që kishin shërbyer për më shumë se 10 vjet në Bashki, shumica prej tyre të konsideruar si pjesë e rrethit të ngushtë të Kryebashkiakut Veliaj.
Mes të shkarkuarve bie në sy edhe emri i asistentes personale të Veliajt, një figurë kyçe dhe e pandashme nga aktivitetet publike të ish-kryebashkiakut gjatë viteve të fundit.
Këto janë disa nga emrat e të larguarve me fimrë të kryetares së komanduar:
- Raohela Troci – Sekretar/ kryetari, Kabineti Kryetarit
- Klea Ferraj – Specialist, Sektori Monitorimit te Institucioneve te Varesise
- Riza Zoto – Specialist, Sektori i Sherbimeve te Administrates dhe Njesive Administrateive
- Redi Kamberi – Shofer, Sektori Sherbimeve Mbeshtetese