Prej ditësh, administrata e Bashkisë së Tiranës është përfshirë nga ethet e shkarkimeve masive nga puna. Ende nuk dihet motivimi i këtyre lëvizjeve — nëse ato bazohen në performancë, në ristrukturim, në largime të mbështetësve të kryebashkiakut Veliaj, apo janë urdhra të ardhur nga Partia Socialiste.
Këtë të premte, radhën për largim nga puna e kanë pasur drejtuesja e Njësisë Bashkiake nr. 10 dhe drejtoresha e përgjithshme e Bashkisë së Tiranës.
Bëhet fjalë për Enkeleida Shalarin, drejtoreshë e përgjithshme, e cila ka një karrierë të gjatë edhe në Partinë Socialiste dhe është e njohur si një person i afërt me deputetin Erion Braçe dhe ministren Ogerta Manastirliu.
Po ashtu është larguar edhe Karolina Kostallari, ish-basketbolliste e kombëtares dhe administratore e Njësisë nr. 10, e njohur si një ndër njerëzit më të afërt me Fatmir Xhafajn.
Lexo më shumë