Gjykata e Posaçme lë në fuqi masat e sigurisë dhënë në mungesë ndaj kreut të KPP Jonaid Myzyri. Ai dyshohet pë favorizm me tendera dhe shpërdorim detyre me tenderin e mirëmbajties në aksin Shpal – Rrëshen.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË
PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
NJOFTIM PËR MEDIAT
- Kërkuesi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
me datë 02.07.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje
dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter ndalues
“Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242 i Kodit
të Procedurës Penale, si dhe të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues
“Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të
Procedurës Penale”, caktuar ndaj personit nën hetim Jonaid Myzyri”. - Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, bazuar në
nenet 103, 112, 228, 229, 230, 232, 234, 242, 244, 246, 248 e 260, me vendimin Nr. 67,
datë 04.07.2025, vendosi: - Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter ndalues
“Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga neni 242
i Kodit të Procedurës Penale, si dhe të masës së sigurimit personal me karakter
shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga
neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetasit Jonaid Myzyri, i dyshuar
për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo
ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 258 e 25 të Kodit
Penal. - Urdhërohet personi nën hetim Jonaid Myzyri, që të paraqitet para oficerit të
policisë gjyqësore, të hënën e parë të çdo muaji, ora 12:00. - Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
për ekzekutimin e këtij vendimi. - Ndalohet publikimi i këtij vendimi, në referim të nenit 103 të Kodit të Procedurës
Penale. - Kundër këtij vendimi lejohet e drejta e ankimit, brenda afatit ligjor, në Gjykatën
e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë.
Tiranë, më datë 04.07.2025
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
Lexo më shumë