Erion Veliaj, do të vijojë të qëndrojë në qeli, pas vendimit të Gjykatës së Lartë që rrëzoi kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë. Trupa gjykuese vendosi të lërë në fuqi vendimin nr. 13 (87-2025-85), datë 13.03.2025, të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që parashikon masën e arrestit me burg ndaj Veliajt.
Rekursi i paraqitur nga mbrojtja e kryebashkiakut u shqyrtua në dhomë këshillimi pa praninë e palëve. Vendimi u mor nga treshja gjyqësore me relatore Albana Boksi dhe anëtarët Medi Bici dhe Sokol Binaj.
Erion Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025 dhe është nën hetim për një sërë veprash penale, përfshirë korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.
Me ketë vendim Gjykata e Lartë pranoi kërskesën e SPAK për mos ndryshim të masës së sigurisë ndaj Kryebashkiakut Veliaj.