Policia e Shtetit ka bërë disa lëvizje të rëndësishme në kuadër të riorganizimit të strukturave dhe forcimit të menaxhimit në nivel komisariatesh në disa qytete të vendit. Këto ndryshime përfshijnë emërime të reja në pozicione drejtuese, si dhe transferime në qarqe të ndryshme. Ndërsa pas më shumë se një dekade në krye të një Komisariati Policie vendoset një grua. Ajo është efektivja e policisë komisare: Ediona Dano.
Dano fitoi drejtimin e Komisariatit pasi ju nënshtrua një konkursi. Në krye të Komisariatit me dendësinë më të madhe të banorëve, bizneseve në kryeqytet është emëruar Komisari Ermal Kenaçi.
Në kryeqytet, janë bërë disa emërime të reja në drejtimin e komisariateve:
- Idriz Daulle, i cili më parë mbante detyrën e zëvendësdrejtorit për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë nr. 5, Tiranë.
- Besmir Qebini, më parë në krye të Komisariatit nr. 5, është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.
- Ermal Kenaçi është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë nr. 2, Tiranë.
- Feliks Hoda merr detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë nr. 4, Tiranë.
- Robert Losha është emëruar në krye të Komisariatit të Policisë nr. 7, Tiranë.
- Elton Shahini do të drejtojë Komisariatin e Policisë nr. 1, Tiranë.
- Ndërkohë, Ervis Gjoshi, ish-shef i Komisariatit nr. 4, është ngritur në detyrë si Zëvendësdrejtor për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Në rrethe të tjera të vendit, janë bërë këto lëvizje:
- Bekim Lika, më parë në krye të Komisariatit të Policisë Kukës, është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër.
- Komisare Edjona Dano është emëruar Shefe e Komisariatit të Policisë Kuçovë, duke zëvendësuar Kleant Serdarin, i cili është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë Mallakastër.
- Bledar Metaj, i cili më parë drejtonte Komisariatin e Policisë Mallakastër, është emëruar Shef i Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.
Këto ndryshime vijnë si pjesë e një procesi të brendshëm të ristrukturimit dhe synojnë përmirësimin e eficiencës, kontrollit dhe menaxhimit të burimeve njerëzore në nivel vendor.
Policia e Shtetit ka theksuar se ndryshimet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, në varësi të analizës së performancës dhe nevojave operacionale në terren.