IKMT Konfiskon pallatin 8-katësh në Vlorë, “Armeer Konstruksion” shkeli lejen
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojties së Territorit dhe Autoritetet shtetërore kanë nxjerrë urdhrin e konfiskimit për një objekt të ndërtuar me leje, i cili tashmë kalon nën administrimin e shtetit, pasi janë konstatuar shkelje të rënda gjatë procesit të ndërtimit.
Subjektet përgjegjëse për shkeljen e lejes janë:
“Armeer Konstruksion” sh.p.k – kompani ndërtimi e regjistruar në Vlorë
Fatmir Halla – përgjegjës ligjor për ndërtimin
Adresa e objektit: Rruga Ibrahim Avdullai, Bashkia Vlorë.
Tipologjia: Godinë banimi dhe shërbimi, 8 kate + papafingo, me një kat parking nëntokësor.
Leje ndërtimi: Vendim i Këshillit Bashkiak Nr. 573, datë 26.08.2024.
Arsyet për konfiskim
Megjithëse ndërtimi kishte lejen e zyrtarizuar, Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) dhe institucione të tjera kanë konstatuar tejkalim të volumit të ndërtimit të aprovuara, si në lartësi ashtu edhe në kubaturë, si dhe mospërputhje me Planin e Përgjithshëm Vendor të Bashkisë Vlorë. Këto shkelje kanë shkelur pikën e VKM-së për konfiskimit e ndërtimeve jo-konsistente me lejen e dhënë.
Si veprohet?
Objektet do të merren në administrim nga shteti për menaxhim dhe shërbim publik.






Për të ndjekur nga afër kontrollin e dokumentacionit dhe matjeve në terren, pranishme në Vlorë ka qenë edhe Dallandyshe Bici dtejtuesja e IKMT-së.