Ish‑ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është shtruar në mënyrë urgjente që nga e shtuna në (QSUT), Tiranë. Ai paraqet temperaturë të lartë dhe një infeksion të rëndë në lëkurë. Burime mjekësore konfirmojnë se gjendja e tij mbetet e pa stabilizuar, dhe trajtimi i nisur në formë intensive po monitorohet nga specialistët.
Procesi gjyqësor: “Dosja Sterilizimi”
Akuzat ndaj Beqajt
SPAK e ka përfshirë në çështjen e famshme “Sterilizimi” për akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” dhe pjesëmarrjes në një grup të strukturuar kriminal – një ndryshim krahasuar me akuzën fillestare për “shpërdorim detyre”.
Akuzat lidhen me një kontratë prej 100 milionë eurosh, bashkë me të tjerë zyrtarë dhe biznesmenë.
Veçimi i çështjes dhe kundërshtitë e Beqajt
Gjyqi ndaj Beqajt po zhvillohet i veçuar nga bashkëpandehurit e tjerë pasi ai refuzoi procedurën e shkurtuar. Në sallë, ai deklaroi se nuk i është komunikuar zyrtarisht akuzë e re dhe se po përballet me një proces të paqartë dhe të pa drejtpërdrejtë.
Burime për weblajm.com sqaruan se gjëndja e ish Ministrit paraqitet e rëndë.